-
VIDEO
Droni policor kap ‘mat’ makinën e efektivit të policisë, thyen çdo rregull teksa kalon në kryqëzim
Droni edukues i Policisë Rrugore nuk ka kursyer as efektivët blu. Në videon e publikuar nga Policia e Shtetit, e filmuar me dronë në sheshin “Papa Gjon Pali II” në Tiranë dallohet një makinë me logo policie, e cila është tërësisht në shkelje me rregullat e qarkullimit rrugor.
-
VIDEO
Ervis Martinaj 3 ditë i zhdukur? Familja e tij denoncim në polici: S'kemi kontakte! Në maj u shpall në kërkim nga SPAK
Ervis Martinaj ka 3 ditë që nuk ka asnjë konakt me familjen. Denoncimi është bërë në polici ditën e djeshme nga familjarë të Martinajt në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Lezhë.
-
VIDEO
14-vjeçari u zhduk teksa peshkonte në lumin Seman, banorët: 10 vite më parë familjes iu mbyt një fëmijë, janë në gjendje të vështirë ekonomike
Banorët e zonës, ku është zhdukur 14-vjeçari që po peshkonte në lumin Seman, kanë folur për Report Tv. Ata pohojnë se kësaj familjeje rreth 10 vite më parë u është mbytur një tjetër fëmijë. Ndërsa shprehen se janë në kushte shumë të vështira ekonomike. Ata thonë se u është ndërprerë ndihma ekonomike, ndërsa i bëjnë thirrje shtetit që t’ua rikthejnë sërish pasi kjo familje e ka shumë të vështirë të siguroj të ardhura, ndërsa edhe i zoti i shtëpisë ka ndërruar jetë.
-
VIDEO
Po peshkonte në lumin Seman, ende asnjë gjurmë nga 14-vjeçari, polumbarët vijojnë kërkimet! Familjes 10 vite më parë iu mbyt një fëmijë
Trupi i 14-vjeçarit, i cili rezulton i zhdukur që prej ditës së djeshme, në brigjet e lumit Seman teksa po peshkonte, ende nuk është gjetur. Mëngjesin e sotëm në Seman kanë mbërritur polumbarët të cilët vazhdojnë kërkimet.
-
VIDEO
Korçë, vijon operacioni 'Remote', sekuestrohen 3 mina me telekomandë, arrestohet poseduesi
Korçë, vijon operacioni 'Remote', sekuestrohen 3 mina me telekomandë, arrestohet poseduesi
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e enjte 11 gusht 2022
Titujt e gazetave për sot, nga Meta thotë se në shtator do rrëzojmë tiraninë e korrupsionit te PS aksion kundër Metës e Berishës në shtator e deri tek Akili i shkruan Saliut.
-
VIDEO
Nënshkrimi i marrëveshjes për ndërtimin e Portit të Durrësit, Rama publikon projektin 3D: Dje morëm një hap vendimtar, do jetë më i madhi në Mesdhe
TIRANË- Pas nënshkrimit të memorandumit të bashkëpunimit për realizimin e projektit “Durrës Yachts & Marina" për ndërtimin e Portit të Durrësit, kryeministri Edi Rama ka publikuar sot pamjet 3D të projektit. Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Rama shkruan se dje u hodh një hap vendimtar që tashmë do t’i hapë rrugë ndërtimit të portit turistik më të madh në Mesdhe.
-
VIDEO
Rama: Mbyllëm negociatat! Hapet rruga për fillimin e investimit në Portin Turistik të Durrësit! Alabbar: Do të ndërtojmë një mrekulli
TIRANË- Pas thuajse 3 vjet rrugëtimi me analiza e debate, qeveria shqiptare ka mbyllur negociatat për ndërtimin e portit turistik të Durrësit. Në praninë e investitorit dhe zhvilluesit me famë botërore Muhammed El Alabbar dhe kryeministrit Edi Rama, u nënshkrua memorandumi i bashkëpunimit për realizimin e projektit “Durrës Yachts & Marina", që do të jetë porti më i madh turistik i Mesdheut.
-
VIDEO
Projektrezoluta për ish spiunat në administratë, Kuvendi jep autorizimin për publikimin e emrave online të atyre që kanë bashkëpunuar me Sigurimin e Shtetit
Emrat e të gjithë ish spiunëve të sigurimit që janë zyrtarë do të publikohen online. Kjo është një nga kërkesat e demokratëve përfshirë në Projektrezolutën për Dosjet e Sigurimit, pranuar nga PS dhe miratuar nga Kuvendi. Kuvendi kërkon që Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit për vitin 2022 të angazhohet në këto drejtime.
-
VIDEO
Zjarr pranë autostradës në Novoselë, zjarrfikëset në vendngjarje
Një zjarr ka përfshirë një sipërfaqe toke pranë autostradës në Novoselë. Mësohet se në vendngjarje kanë mbërritur 2 mjete zjarrfikës së bashku me 7 efektivë.
-
VIDEO
Rama i përgjgjet kritikave: Ata që nuk lanë gjë pa thënë, projekti i portit turistik do ndryshojë bregdetin shqiptar! Efekti do jetë spektakolar
Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kritikëve duke thënë se nënshkrimi i memorandumit për nisjen e investimeve për ndërtimin e portit turistik të Durrësit. Ndër të tjera theksoi se Porti i Malit të Zi solli pagat më të larta në rajon por nuk do të krahasohet me portin turistik të Durrësit.
-
VIDEO
Rama: Gati të nënshkruajmë protokollin e bashkëpunimit me El Alabbar, i hap rrugë fillimit të investimit në Portin Turistik të Durrësit
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se janë mbyllur negociatat me Muhammed El Alabbar për fillimin e investimit në Portin Turistik të Durrësit
“Patëm një takim shumë vëllazëror dhe ai dëshironte që të më mbante pak më shumë, por unë i thashë që kam një arsye të fortë që të kthehem sot sepse finalizojmë një punë intensive negociatash, diskutimesh, nga njëherë edhe krisjesh në proces me El Alabbar. Jemi gati që të nënshkruajmë protokollin e bashkëpunimit që i hap rrugë fillimit të investimit për Portin më të Madh të Mesdheut. Presidenti tha për El Alabbar je i lirë të shkosh. Skuadra jonë nënshkruan për herë të parë një kontratë të këtyre përmasave. Bëhet fjalë për një vullnet që buron nga një miqësi e posaçme mes princit dhe Shqipërisë e shqiptarëve”, tha Rama.