-
VIDEO
Trupi i një emigranti nga Bangladeshi lihet pranë kufirit shqiptar!
Një burrë nga Bangladeshi ka vdekur duke u përpjekur të mbërrinte në Francë nga Greqia përmes 'rrugës ballkanike'. Kontrabandistët e qenieve njerëzore thuhet se lanë trupin e të ndjerit në një zonë kodrinore pranë kufirit Shqipëri-Mali i Zi. Tridhjetë vjeçari Tapash Sarkar u nis nga Greqia më 3 gusht 2022. Ai ishte me një grup emigrantësh që po udhëtonin me mbështetjen e kontrabandistëve.
-
VIDEO
Zjarri në Tragjas të Vlorës, përkeqësohet situata , 3 mjete zjarrfikëse dhe 12 efektivë në vendngjarje
Është përkeqësuar situata e zjarrit në fshatin Tragjas të Vlorës. Raportohet se në vendngjarje kanë mbërritur 3 mjete zjarrfikëse dhe ndodhen 12 efektivë të cilët po punojnë për shuarjen e flakëve.
Report Tv mëson se deri më tani zjarri nuk rrezikon banesat që ndodhen afër zonës së përfshirë nga flakët, megjithëse situata mbetet serioze.
-
VIDEO
Lezhë/ Mungon uji në plazhin e Kunes, largohen pushuesit! S'ka energji për pompat, përplasen OSHEE dhe Ujësjellësi
Në pikun e sezonit, zona turistike e Kunes në Shëngjin po përballet me mungese të ujit të pijshëm. Prej gati 1 muaj, uji vjen në çezma në orare tejet të kufizuara dhe madje nuk përdoret për të pirë. Nga mungesa e ujit të pijshëm pushuesit kanë nisur ta braktisin plazhin e Kunes.
-
VIDEO
Turizmi, Rama publikon shifrat dhe videon: Ja si janë rritur vizitorët e huaj të Shqipërisë! Turistët: Vijmë çdo vit në Durrës, nxjerrim mallin për vendlindjen
Kryeministri Rama në pikun e sezonit veror ka ndarë në Facebook disa shifra që dokumentojnë numrin e vizitorëve të huaj krahasuar me një vit më parë. Rama shkruan se nuk janë llogaritur këtu kosovarët të cilët prej 1 qershorit hyjnë lirisht pa ndaluar në kufirin tonë.
-
VIDEO
Një makinë mbi tjetrën, aksidentë i 5-fishtë në Radhimë! 2 të lënduar
VLORË- Një aksident i 5-fishtë është regjistruar ditën e sotme në aksin Vlorë-Radhimë, ku si pasojë e përplasjes kanë mbetur të lënduar 2 persona.
-
VIDEO
Nisma e PS për zbulimin e spiunëve në politikë, Meta flet me iniciale: Mostrat manipuluan dosjen për të sulmuar Presidentin! Të mblidhet Kuvendi, ta sqarojmë
Nismën e Partisë Socialist për zbulimin e spiunëve në politikë, Meta e konsideron qesharake. Ai iu rikthye dosjes që ka dalë për të ku përmendet se ish-bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit. Ai ka thënë se mostrat manipuluan dosjen për të sulmuar Presidentin! Meta përmendi edhe tre persona me iniciale. Gjatë një konference për media të dhënë nga selia e Partisë së Lirisë Meta tha se shumë shpejt do të provohet që kjo është pjesë e një axhende anti kombëtare. Sipas tij kjo çështje do zgjidhet njëherë e përgjithmonë. Ai sulmoi edhe kryetarin e Grupit Parlamentar socialist, Taulant Balla, të cilin e akuzoi si të lidhur me grupet kriminale.
-
VIDEO
Gjendet trupi i pajetë i 14-vjeçarit në Lumin Seman! Të njëjtës familje 10 vite më parë iu mbyt një fëmijë, jetonin në kushte ekstreme
I mituri Ergis Saka humbi gjurmët pasditen e djeshme teksa peshkonte në lumin Seman. Trupi i pajetë i 14-vjeçarit u gjet ditën e sotme nga palombarët e forcave RENEA. Ergisi shkonte shpesh në lumin Seman, pasi aty ai siguronte ushqim për familjen e tij, të cilët jetonin në kushte ekstreme ekonomike.
-
VIDEO
Organizonte përleshje me qen dhe i publikonte në rrjete sociale, nën hetim 24-vjeçari nga Tirana
Rexhep Musaku, 24 vjeç, është vënë nën hetim nga policia dhe akuzohet për “Keqtrajtimi i kafshëve”, pasi ka nxitur qentë që të sulmonin njëri-tjetrin dhe filmoi pamjet dhe i publikoi në rrjetet sociale. Policia ka bërë me dije se pas videos së publikuar në rrjetet sociale, në të cilën shfaqeshin disa qen që sulmonin njëri-tjetrin Musaku është shoqëruar për në polici.
-
VIDEO
Anija me 6 mijë tonë grurë nga Ukraina, Braçe: Bujqve tonë u ka mbetur pa shitur! Ministria e Bujqësisë të bëjë publike kostot
Një ditë pasi mbërriti në Portin e Durrësit, anija me 6 mijë tonë grurë, ka reaguar deputeti socialist Erion Braçe, i cili i kërkon transparencë Ministrisë së Bujqësisë dhe kompanisë që e ka porositur të publikojnë koston me të cilën ka ardhur gruri dhe çmimin me të cilën është marrë gruri.
-
VIDEO
Grabitje me armë në mes të Tiranës, Report Tv siguron dosjen! I riu: Erdhën 4 vetë, njëri më tha ‘jam i antidrogës’! I arrestuari: Donim të vidhnim një sirian
‘Jam i antidrogës, ku i ke lekët’. Kështu nisi një grabitje pasditen e 8 gushtit afër qendrës Kristal, në një prej zonave më të popullara të Tiranës.
-
VIDEO
Rama publikon VIDEON nga Durrësi përmes syve të turistëve: Qyteti më i bukur që ekziston edhe në botë! Dua të vij çdo vit
-
VIDEO
Kamionçina përplas automjetin në Divjakë, në gjendje të rëndë shëndetësore drejtuesja e makinës
Një aksident me pasojë një grua të plagosur rëndë është shënuar në Divjakë, të enjten. Aksidenti ndodhi në Zharrnec, ku një makinë është përplasur në mënyrë ballore me një kamionçinë, duke bërë që drejtuesja e makinës të mbesë e plagosur. Ajo ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin e Lushnjës.