-
VIDEO
2 avionë dhe 2 helikopterë grekë vënë nën kontroll zjarrin në Dropull
Zjarri në zonën e Dropullit në Gjirokastër është vënë nën kontroll në pjesën më të madhe të territori, pas ndërhyrjes së 2 avionëve dhe 2 helikopterëve grekë.
-
VIDEO
Nuk respektonin kalimtarët tek vijat e bardha, ‘Droni edukues’ kap shoferët problematikë në Tiranë
Shoferët të cilët nuk respektojnë kalimtarët në rrugët e bardha në kryeqytet janë tashme nën mbikqyrje edhe nga ‘Droni Edukues’
-
VIDEO
Summer Wine - Skulptori i hekurit , Jetmir Pjeternikaj
Nese angazhimet tuaja po ju mbajne te mberthyer ne keto dite te nxehta, eja me ne per Summer Wine! Summer Wine do t’iu jape pushimet qe ju duhen kete vere! Bashkojuni dollise tone ne keto udhetime te paharrueshme ku do te takojme shume miq dhe do te perjetojme momente te mbushura plot jete e art! Sot, do te vizitojme studion dhe punishten e skulptorit Jetmir Pjeternikaj, njohur ndryshe si Xheti. Vec kesaj, do te kemi kenaqesine e nje turi prane disa prej instalacioneve te artistit te vendosura ne kryeqytet.
-
VIDEO
Zjarri në Dropull, flakët po përhapen në drejtim të Gjirokastrës, ndërhyn helikopteri për shuarjen
Në bashkinë e Dorpullit në fshatin Goranxi zjarri ende nuk është shuar. Zjarri është vënë nën kontroll në pjesën e Gjirokastres, por po avancon drejt perëndimit në drejtim të Finiqit
-
VIDEO
Ish-presidenti spiun i Sigurimit? Rama: Ilir Meta apo Metaj po shantazhon Autoritetin e Dosjeve, ndryshimi i ligjit i hap rrugë hetimit të plotë
Kryeministri Edi Rama ka thyer heshtjen mbi verifikimin e Autoritetit të Dosjeve pasi rezulton se Ilir Meta ka qenë bashkëpunëtor i ish Sigurimit të Shtetit. Në reagimin e tij, Rama tregoi qëndrim të qartë pro kërkesës së Autoritetit të Dosjes duke thënë se politika duhet të votojë në Kuvend ndryshimet ligjore që t'i hapet rrugë hetimit të plotë. Gjithashtu tha se Kuvendi duhet të diskutojë mbi idenë e hedhur që spiunët e Sigurimit të kthehen në subjekte të Ligjit të Dekriminalizimit.
-
VIDEO
Situatë kritike në Dropull, zjarret i afrohen banesave në tre fshatra! Kërkohet ndihmë nga Greqia për ndërhyrje nga ajri
Situatë kritike nga zjarret në Dropull. Flakët e zjarrit po avancojnë drejt zonave të banuara. Burime nga vendngjarja konfirmojnë për Report Tv se era e fortë ka avancuar flakët që po depërtojnë në afërsi të oborreve të banesave në tre fshatra të Dropullit.
Zjarri është gati 100 metra larg zonës së banuar në fshatrat Lugar dhe Gorricë. Forcat zjarrfikëse dhe banorët e këtyre fshatrave si dhe vullnetare të zonës po punojnë me intensitet për shuarjen e flakëve. Ndërkohë pas mungesës së helikopterit nga Tirana, është kërkuar ndihmë nga Greqia ku pritet të mbërrijë një helikopter për të shuar zjarret që mos tu afrohen banesave.
-
VIDEO
Fluks hyrjesh në pikat kufitare të Shqipërisë, policia: Në Rinas dhe Kakavijë janë shtuar sportelet, masa për të eliminuar vonesat
Fundjava e fundit e korrikut dhe vendi futet në muajin gusht i cili pritet që të ketë edhe numrin më të madhe të turistëve. Që prej ditës së sotme është vënë re një fluks i madh me turistë, vizitorë e emigrantë në hyrje, në pikat e kalimit kufitar në Rinas dhe Kakavijë.
-
VIDEO
Shkëputet energjia elektrike, krijohet fluks automjetesh në Kapshticë dhe Qafë Thanë
Mesditën e sotme është regjistruar një numër i lartë udhëtarësh dhe pritje të gjata në dy pikat e kalimit kufitar të Kapshticës dhe Qafë Thanës.
Sipas informacioneve autoritetet doganore konfirmojnë se në Qafë Thanë janë krijuar radhë për shkak të shkëputjes së energjisë elektrike ndërsa aktualisht po punohet me gjenerator.
Aktualisht janë duke punuar 2 sportele në dalje dhe 3 në hyrje ndërsa sa i përket Kapshticës edhe në këtë pikë kufitare ka patur fluks të lartë dhe radhë të gjata për shkak të mosfunksionimit të sistemit.
-
VIDEO
3 orë betejë me zjarrin në fshatin Derven të Krujës, flakët i afrohen Kishës dhe disa banesave
Një zjarr me përmasa të mëdha është regjistruar në fshatin Derven të Krujës. Zjarri ka përfshirë shkurre dhe pisha ndërsa përhapja e flakëve rrezikon kishën e fshatit dhe disa banesa.
Aktualisht kisha dhe banesat janë jashtë rreziku dhe po punohet për neutralizimin dhe shuarjen e flakëve të cilat vijojnë prej afro 3 orësh. Në vendngjarje janë dy zjarrfikëset e Krujës të ndihmuara dhe nga një zjarrfikëse e Durrësit.
-
VIDEO
Ekskluzive/ Anija me qymyr ku u gjetën 60 kg kokainë u largua dje nga Durrësi, arrestohet një nga marinarët! I gjejnë materiale pornografike me të mitur
Një ditë pasi u liruan, 14 marinarët e anijes që solli afërsisht 60 kg kokainë në Durrës të fshehur brenda në qymyr, një prej tyre është riarrestuar sërish.
-
VIDEO
Pse Britania e shpalli ‘non grata' Berishën? Analisti i BBC, Partos për Report Tv: Është forcë përçarëse në Shqipëri e rajon, kërcënim për Ballkanin
“Berisha është një forcë përçarëse në politikën Shqiptare dhe në kontekstin më të gjerë rajonal. Retorika nacionaliste e zotit Berisha, që kërkon të minojë përpjekjet e kryeministrit Rama për të rritur bashkpunimin rajonal përmes nismës së ballkanit të hapur, konsiderohet në Londër si një kërcënim për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.”
-
VIDEO
Fier/ Kultivuan kanabis në Kreshpan, arrestohet babë e bir, në kërkim djali tjetër! Sekuestrohet drogë, armë si dhe mijëra euro (EMRAT)
Një operacion anti-kanabis është zhvilluar në Kreshpan të Fierit, ku në pranga ka rënë babë e bir dhe në kërkim është shpallur edhe djali tjetër i familjes.