-
VIDEO
'Goditet' grupi i trafikut të drogës në Kukës, arrestohen 2 persona, në kërkim një prej tyre! U sekuestrohen 6 kg kanabis, 1 kg eksploziv dhe 2 automjete
Dy persona janë vënë në pranga dhe vëllai i tyre është shpallur në kërkim për tarfikim të lëndëve narkotike.
-
VIDEO
Rama i përgjigjet Bashës: 8 vite kryetar i PD dhe asnjë fjalë për UÇK-në dhe Kosovën! E keni përdorur për interesa politike
“Ai që dëgjuat ka qenë 8 vjet kryetar i PD. Dëgjuat ndonjë fjalë për Dick Marty, dëgjuat ndonjë fjalë për UÇK, dëgjuat5 ndonjë fjalë për HashimThaçin, për poshtërsinë e akuzës për trafikim të qenieve njerëzore? Jo! Dëgjuat vetëm për Millosheviçin dhe për mua! Pjesën për mua duhet ta mirëkuptoni se i kam munguar në këtë periudhë. Këtu kemi ardhur për diçka tjetër dhe për atë që të gjithë këta kanë bërë sa herë iu është dashur ky Parlament dhe Kosova si samar kur s’kanë pasur ç’ti bëjnë gomarit. Ky është fillimi i një beteje të vërtetë reale. Ky është Parlamenti i Shqipërisë së vogël e cila sot është në tryezën e Këshillit të Sigurimit dhe nuk mund ta bartë karagjozllëkun e një politike që për 30 vite, në emër të patriotizmit e ka përdorur Kosovë, dhimbjen dhe nostalgjitë për llogaritë e një pazari mizerabël këtu në mes të Tiranës. Dyshoj se do të ketë të tjerë që do të merren seriozisht me raportin e Dick Marty. Nuk ka asnjë fakt, zero! Këta e kanë votuar raportin e Dick Marty-t në Këshillin e Evropës. Ajo luftë ishte një rebelim, i katundarëve edh punëtoreve që morën në një moment pushkën dhe thanë mjaft. Ndërkohë që në Gjykatë kanë çuar Kosovën, kanë çuar Hashim Thaçin. Këta nuk ja guxojnë t’i përmendin emrin Hashim Thqaçit. Këta Kosovën e ndanë veç kur i çonin naftë asaj makinerie që bënte spastrim etnik. Fillimi i një rruge që do të shkojë në Strasburg. Kujt t'i flasësh? Këta kujtojnë se kanë atdhe, këta nuk kanë atdhe. Kur marrin mikrofonat tjetërsohen sepse kështu e ka politika thonë këta. Ngulja e thikës kujt të mundesh sa të mundesh, edhe vendit tënd. Kështu i kanë mësuar, e pe si tha se kemi dy rezoluta identike, pse i kemi identike se janë e njëjta gjë. tani i ka ndarë Amerika, se janë ca që e kanë frikë ca që pyesin. Po të shohësh rezolutën, sa herë kanë këta një problem direkt të zhvarrosin deri në Srebenicë. Barbarë firmato! Ju kujtohet Kosova këtyre dhe i kujtohet Millosheviçi që është në botën tjetër, sa herë që kjo bota këtu iu lëviz botën në këmbë", tha Rama.
-
VIDEO
U plagos dje më thikë nga një sherr me fqinjin, ndërron jetë 77-vjeçari në Fier! I plagosur i biri, autori në burg
Një konflikt për motive të dobëta ka përfunduar në tragjedi në familjen Balla ditën e sotme ku 77-vjeçari Haxhi Balla ka ndërruar jetë në spitalin e Fierit.
-
VIDEO
Basha 'zgjohet' për të marrë fjalën, Rama shkrihet së qeshuri
Ish kreu i PD-së Lulzim Basha ka marrë fjalën e tij në Kuvend ditën e sotme. Por ajo që ka rënë në sy nuk ishte 'zgjimi' i Bashës, por e qeshura e kryeministrit.
-
VIDEO
Qeveria miraton Hartën e re Gjyqësore, shkurtimi i gjykatave fillon nga shkurti i vitit të ardhshëm
Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka bërë me dije se është miratuar harta e re gjyqësore. Shkurtimi i gjykatave fillon nga shkurti i vitit të ardhshëm: Më 1 shkurt Apeli në Tiranë, më 1 Maj gjykatat e shkallës së parë dhe më 1 korrik gjykatat Administrative.
-
VIDEO
Rrezikoi t’u fundosej skafi pranë Karaburunit, Policia Kufitare në Vlorë shpëton familjen nga Kosova
Policia Kufitare e Vlorës i ka ardhur në ndihmë një familje prej 5 anëtarësh nga Kosova, e cila po udhëtonte me një skaf në zonën pas Karaburunit
-
VIDEO
Mbante armë pa leje në banesë, arrestohet 46-vjeçari në Elbasan
ELBASAN- Kimet Rexhepi është vënë në prangat e policisë pasi në banesën e tij i janë gjetur armë zjarr dhe armë e ftohtë (thikë).
-
VIDEO
Kapet 'mat' shoferi i urbanit, drejton autobusin me telefon në dorë! Gjobitet me 8000 lekë
Shoferi i një linje urbani në Tiranë është kapur ‘mat’ duke përdorur telefonin gjatë drejtimit të autobusit.
-
VIDEO
Ndërhyrja me helikopter, shuhet zjarri pranë Urës së Zogut në Lezhë
Operacioni nga ajri për shuarjen e zjarrit në fshatin Berzane pranë Urës së Zogut në Lezhë, përfundoi me sukses duke bërë të mundur shuarjen e flakëve.
-
VIDEO
Çelja e negociatave, Bashkurti për Report Tv: Shqipëria ka një shans të madh për të ecur përpara, në 1/3 e kapitujve do duhet më shumë punë
Çelja e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian mbeti peng e vetos bullgare për Maqedoninë e Veriut, por tashmë rrugëtimi ynë për anëtarësim të plotë varet nga puna që vendi ynë do të bëjë. Diplomati Lisen Bashkurti i ftuar në Report Tv thotë se kapitujt e Shqipërisë do të shqyrtohet veçmas dhe do të zhvillohet takime të paktën dy herë në muaj për të shqyrtuar përafrimin e legjislacionit me atë të BE-së.
-
VIDEO
Po transportonte 83 kg kanabis me 'Ford', arrestohet autori! Vihet në pranga edhe bashkëpunëtori që i bllokoi rrugën policisë gjatë ndjekjes
Fatjon Gremi dhe Amarildo Xhafa janë arrestuar nga policia pas operacionit për sekuestrimin e lëndës narkotike të kultivuar në Fier. Pas ndjekjes së tyre nga policia, u sekuestruan 83 kg kanabis.
Ditën e sotme, pas informacioneve të marra në rrugë policore se në një automjet tip "Ford" që po lëviste nga Bypass në drejtim të Fierit kishte lëndë narkotike, shërbimet e Policisë organizuan punën dhe janë vënë në ndjekje të tij.
-
VIDEO
Zjarret në Lezhë, ndërhyrje me helikopter për shuarjen e flakëve
Ka nisur operacioni operacioni për shuarjen e zjarrit me helikopter.
Nga pamjet e siguruara nga Report Tv duket se flakët po arrijnë të vihen nën kontroll, megjithëse ende vijon puna për izolimin e plotë të vatrës së zjarrit.
Ndërhyrja nga ajri u kërkua nga prefekti i qarkut Lezhës, Gjergj Prendi, i cili po drejton operacionin.