-
VIDEO
Erdhe të bësh denoncim? Dritan Leli del nga Prokuroria e Posaçme: Pyesni SPAK
Kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli ka reaguar lidhur me praninë e tij në SPAK. I pyetur nga gazetarët Lela është shprehur se nuk ka bërë denoncim dhe se duhet të pyesin SPAK.
-
VIDEO
Arrestimi i 14 zyrtarë të policisë së Shkodrës, prangosja e ish-shefit të rendit Saimir Rustemi nxit reagimin e gazetarëve: Lufta e tij kundër kanabisit, model
Një hetim i Prokurorisë së Shkodër ka zbuluar abuzime me tenderët në Drejtorinë e Policisë së Shkodrës, në periudhën 2020-2021. 14 zyrtarë të kësaj drejtorie ranë në pranga, ndërsa urdhër arresti u lëshua edhe për ish-shefin e rendit të Shkodrës, Saimir Rustemi, të cilin 1 muaj më parë, pasi zbuloi me qindra parcela drogë në një zonë të thellë të Malësisë së Madhe, e transferuan me ulje në detyrë, në sallën operative të Policisë së Dibrës.
-
VIDEO
Frikë për sulm terrorist në Durrës, muxhahedinët e MEK për Report Tv: Kërcënimet e regjimit iranian s’janë gjë e re! Samiti do të bëhet
Muxhahedinët e MEK, që janë të akomoduar në kampin Ashraf në Manëz të Durrësit, e konsiderojnë jo diçka të re rrezikun për një sulm terrorist që ambasada e SHBA paralajmëroi dje se mund të bëhej në një aktivitet që zhvillohet atje sot dhe nesër.
-
VIDEO
Berat/ Mjeti del nga parkimi dhe godet ‘Ford-in’, plagoset fëmija 3-vjeçar
Një aksident me pasojë plagosjen e një fëmije 3 vjeçar ka ndodhur paraditen e kësaj të premte në Berat.
-
VIDEO
Me pistoletë lodër kërcënonte shitësit për të marrë paratë, arrestohet i riu në Durrës
Një 28-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Durrësit pasi përdorte pistoletë lodër dhe thikë për të kryer vjedhje në biznese të ndryshme.
-
VIDEO
Arrestohen për shpërdorim detyre kryetari i postës së Dibrës dhe shefi i marketingut! Në kërkim ish-postieri, vodhi pensionet dhe falsifikonte pagesat
Kryetari i postës së Dibrës, Ilir Vraniçi dhe shefi i marketingut, Xhevdet Doda janë arrestuar nga policia pasi me veprimet dhe mosveprimet e tyre, i kanë shkaktuar degës postare një dëm ekonomik në vlera të konsiderueshme monetare.
-
VIDEO
Shëngjini pa energji elektrike që prej orës 2 të mëngjesit, dëmtohen fidrat nga një zjarr pranë Knallës
Zona turistike e Shëngjinit nuk ka energji elektrike që prej orës 2 të mëngjesit të ditës së sotme.
-
VIDEO
Fundjava nis me temperatura ekstreme deri në 40 gradë celsius
Moti do te jete me kthjellime përgjatë zonës perëndimore dhe vranësira te pakta ne relievet malore.
-
VIDEO
Flakët përfshijnë ‘mushkërinë’ e qytetit në Elbasan
Raportohet se zjarrfikësja ndodhet ne vendin e ngjarjes, dhe ende nuk dihet se në çfarë përmasash është zjarri. Gjithashtu nuk dihet është i qëllimshëm ose jo.
-
VIDEO
Rikthehet 'Mihali', turistet e huaja vendosin peshqirin në plazhin e jugut, punonjësit e shezlongeve: Paguani çadrën ose largohuni
Thuajse çdo sezon veror, po pushohen pushuesit nga plazhet në jug të vendit. Rasti i ngjashëm me atë të Mihal Kokëdhimës është përsëritur ditët e fundit në një plazh në jug të Sarandës.
-
VIDEO
U mbyt duke shpëtuar të vëllanë,Rama u jep familjarëve të Anri Kashikut statusin 'Dëshmor i Atdheut'
Endërronte të bëhej futbollist i njohur, por 18 vjeçarit Anri Kashikut ëndrra ju pre në mes mesditen e 14 korrikut kur u fut në det të shpëtonte të vëllanë 15 vjecar dhe shokun e tij që rrezikuan të mbyteshin. Dy të rinjtë mundën të dilnin mga deti në plazhin e durrësit, por Anri Kashiku jo. Për guximin dhe sakrificën e treguar, Anri Kashiku është shpallur dëshmor i atdheut, ndërsa ceremonia është zhvilluar në kryeministri në prani të familjarëve dhe të përfaqësuesve të federatës së rojeve të plazhit.
-
VIDEO
Shkodër/ Dyshohet se abuzuan me tenderin për rikonstruksionin e komisariatit, në pranga 14 efektivë e ish policë! Mes tyre edhe ish-shefi i rendit
14 punonjës police, ish-efektivë, si edhe punonjës të administratës në Shkodër kanë rënë në prangat e policisë. Burime për Report Tv bëjnë me dije se janë arrestuar pasi dyshohet se kanë abuzuar me një tender për rikonstruksionin e godinës së policisë. Por ende nuk bëhet me dije nëse bëhet fjalë për godinën e policisë Shkodër apo atë të Malësisë së Madhe, pasi në të dyja godinat është bërë rikonstruktuar në një periudhë kohore të afërt.