-
VIDEO
Çelja e negociatave/ Kryenegociatori Mazi në 'Kontrast': Kurorëzim i një pune të filluar që në 1992! Anëtarësimi varet nga ritmi i punës sonë
Më 19 korrik Shqipëria shënoi një hap historik drejt integrimit të vendit në BE, atë të çeljes së negociatave, pas pritjes disa vjeçare. Në emisionin ‘Kontrast’ në Report Tv, për të folur lidhur me negociatat, ishte i ftuar kryenegociatori Zef Mazi. Mazi u shpreh se hapja e negociatave ishte një kurorëzim i një pune të filluar që në vitin 1992.
-
VIDEO
Zjarr në Tërpani të Poliçanit, flakët shkrumbojnë pyllin me pisha e shkurre, në ndihmë edhe zjarrfikësit e Beratit
Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë ditën e sotme në njësinë administrative Tërpan, pjesë e bashkisë Poliçan. Zjarri fillimisht ka përfshirë ferra e shkurre dhe më pas ka vijuar në pyllin me pisha.
-
VIDEO
Shpallja e Berishës ‘non grata’ nga Britania, Krashi për Report Tv: Sinjale që drejtësia duhet të veprojë
Lavdrim Krashi, me diplomaci u shpreh, që ky nuk është një lajm i mirë në vetvete për Shqipërinë, por nga ana tjetër çoi një mesazh për të gjithë ato që abuzojnë me taksat e shqiptarëve dhe kryejnë korrupsion
-
VIDEO
Aferat e Berishës me Damir Fazlliç, pse Britania e Madhe e solli si shembull! Argita e Jamarbri morën 445 mijë euro nga sekseri serbo-boshnjak
Ja pse Britania e Madhe i referohet historisë së korrupsionit me Damir Fazlliç në vendimin për të shpallur non grata Sali Berishën. Biznesmeni kontrovers serbo-boshnjak erdhi, pastroi para, mbushi me euro xhepat e Argita Berishës dhe Jamarbër Malltezit, u favorizuar nga Berisha me vendim qeverie, mashtroi me investimin në Porto Romano dhe ia mbathi nga Shqipëria në mbrojtjen e Berishës që kërcënoi prokurorinë të mos ndalonte mikun e tij
-
VIDEO
Një i ri gjendet, një grua humbet/Lot gëzimi për fierakun, apel për gjetjen e 61-vjeçares
Një tjetër rast urgjent ai i një 61-vjeçareje u denoncua pasditen e kësaj të premte. Naze Ago nga Delvina rezulton e humbur që prej 16 korrikut të këtij viti. Ajo jetonte vetëm me bashkëshortin e saj Musa Agon. Pasi ky i fundit doli nga banesa për të bërë pazar, pas tij u largua edhe 61-vjeçarja orët e para të mëngjesit, nga lagjja Xhermahall të Delvinës. Kërkimet nga familjarët kanë zbuluar gjurmë të 61-vjeçares në disa fshatra përreth, Vllahat dhe Matomar, ndërsa është parë nga disa prej bashkëfshatarëve ditën që ajo u zhduk. Erinda Seitaj, mbesa e 61-vjeçares kërkon ndihmën e ’Pa Gjurmë’, pas denoncimit të bërë në policinë e Delvinës. ’Kemi bërë kërkime bashkë me policinë edhe me dron edhe me polumbarë në lumin e Bistricës. Kohë më parë kishte shfaqur probleme me sklerozën. Deri tani nuk kemi marrë asnjë informacion. Në fizik është shumë e dobët, ka sy jeshil dhe flokë të zeza. Me vete ka marrë vetëm një qese dhe një shishe me ujë, asgjë tjetër. Kjo është hera që largohet nga shtëpia. 61-vjeçarja ka dalë e veshur me një bluzë të bardhë, një palë tuta të zeza dhe atlete me dy ngjyra të ndryshme.
-
VIDEO
Vëzhgimi i Report Tv/ Çadrat bosh në Shëngjin e gjirin e Lalzit, pushuesit: Çmimet janë shtrenjtuar, nuk e përballojmë dot
Teksa sezoni turistik ka hyrë në pikun e tij, kjo është pamja e Shëngjinit më 22 korrik. Numri i pushuesve është mjaft i ulët krahasuar me të njëjtën periudhe të vitit kaluar, çka e dëshmojnë dhe çadrat dhe shezlonget e mbyllura. Pushuesit thonë se çmimet janë rritur, ndaj kanë reduktuar ditët e qëndrimit në plazh.
-
VIDEO
Ministri i Drejtësisë: Rregjistri i personave të dënuar për krime seksuale nuk kufizohet me Shqipërinë, përfshihen edhe ata jashtë kufijve
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka folur në Kuvend për projektligjin për "Regjistrin kombëtar për krimet seksuale" duke thënë se e mbështet dhe thekson se do të nuk do të kufizohet tek ata që jetojnë në Shqipëri por edhe jashtë kufijve.
-
VIDEO
Zjarr në Tragjas të Vlorës, përfshihet nga flakët sipërfaqja me shkurre
Në fshatin Tragjas të Vlorës është përfshirë nga flakët një sipërfaqe me shkurre, te Kalaja e Gjon Boçarit. Deri më tani raportohet për një zjarr masiv.
-
VIDEO
400 mijë lekë ryshfet për uljen e dënimit të një të burgosuri! Arrestohen për korrupsion gjyqtarja dhe avokati në Elbasan! Një familjar në pranga, tjetri 'arrest shtëpie'
Përgjimet dhe vëzhgimet e Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsioni kanë zbuluar gjyqtaren Zamira Vyshka dhe avokatin Ilir Pashaj të cilët janë arrestuar për ryshfet dhe korrupsion në Elbasan.
-
VIDEO
Masa të forta sigurie me forca policie rreth gjykatës së Fierit, nuk paraqitet në seancë Klodian Çalamani, vrau 8-vjeçarin Mateo Vasiu
Edhe pse masa të forta sigurie me forca të shtuara të policisë janë vendosur përreth gjykatës së rrethit gjyqësor Fier në pritje të zhvillimit të seancës gjyqësore ndaj Klodian Çalamanit, autorit të vrasjes makabre të 8 vjeçarit Mateo Vasiu ndodhur më 16 nëntor te vitit 2021 ne Grecalli, nuk është paraqitur.
-
VIDEO
Ekskluzive/ Rama e sulmoi nga Pogradeci, kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli paraqitet në SPAK, reagon për mediat: S'kam bërë denoncim
Dritan Leli nuk ishte në Pogradec në takimin e kryebashkiakëve ku Rama e kritikoi ashpër për pastërtinë në Vlorë duke theksuar se ai fle gjumë. Report Tv e filmoi pak pas kësaj deklarate në Tiranë, teksa hynte në derën e SPAK. Ende nuk dihet nëse Leli është thirrur për ndonjë hetim të hapur ndaj tij, apo për të bërë padi.
-
VIDEO
INVESTIGIMI II/ Aferat serbe të Berishës: Miliona euro në studion e familjes nga Lazareviç, të lidhur me trafiqe e parajsa fiskale, dhe tendera 120 milionë euro për serbin
Mbretëria e Bashkuar e shpalli Sali Berishën ‘non grata’, duke u bërë vendi i dytë që nuk pranon që ish-Kryeministri i Shqipërisë të futet në territorin e tij. Akuzat më e fortë e bërë Berishës ka qenë në lidhje me lidhjet e tij me Damir Fazlliç. Pikërisht për këto lidhje të Berishës dhe aferat e tij serbe redaksia investigative e Report TV në mars 2021 zbuloi dokumentet që provojnë ekzistencën e një lumi miliardash të serbëve të nisura nga parajsat fiskale dhe të mbërritura në Tiranë