• VIDEO

    Një arkë peshk dhe një celular e çuan 10 muaj në burg, Gjykata e Posaçme shuan masën për ish-zëvendës ministren Voda, fiton lirinë

    Gjykata e Posaçme ka shuar masën e arrestit me burg për ish-zëvendës ministren e Brendshme Rovena Voda, duke i dhënë asaj lirinë. Vetë Voda në dalje nga GJKKO ka thënë se do të luftojë sërish për të fituar pafajësinë e plotë.

  • VIDEO

    Amnistia fiskale, Berisha: Goditje shumë e rëndë për bizneset e ndershme! Qëllim kryesor, legalizimi i parave të krimit

    #reportTV #lajmeshqip #lajmeIsh kryeministri Sali Berisha ka kundërshtuar projektligjin e ri për amnistinë fiskale e cila sipas tij p legalizon paratë e krimit.

  • VIDEO

    Amnistia fiskale, Rama: Është bërë edhe nga vendet që sot na bëjnë 'moral'

    Kryeminsitri Edi rama tha se amistia fiskale është bërë edhe nga vendet e tjera që po i bëjnë 'moral' Shqipërisë për këtë projektligj. 

    'Kemi ndjekur me shumë vëmendje kritikat kundër amnistisë. Për këtë arsye unë kam ftuar bashkë me mua zv sek e këshillit të ministrave e cila është në të njëjtën kohë edhe juriste për të bërë një paraqitje të shkurtë r të këtyre kritikave më thelbësore dhe të versionit tonë në raport me këto kritika. Unë dua të them ca gjëra që mbase nuk u prekën. Dua t'iu kujtoj të gjithave së pari ju dhe ndërkombëtarëve

    Bota është në luftë, Shqipëria është pjesë e kësaj lufte dhe ndryshe nga shumë vende të tjerë, Shqipëria i ka marrë një vendim, me një kosto shumë të lartë, një kosto e cila nëse lufta zgjat përtej një limiti të caktuar, do të bëhet i papërballueshëm. Kjo faturë e cila po i afrohet 500 euro për megavat para 50 që ishte para luftës, të mos reflektohet në faturën e energjisë dhe familje e dhe të biznesit të vogël. Nga dalin këto para?

    Ndërkohë që ne jemi të vetëdijshëm që paketa jonë e parë për më të prekurit nga inflacioni nuk e ka zgjidhur të gjithë hallin, por halli vazhdon. ideja e amnistisë është ide e vjetër dh asnjëherë nuk është materializuar. Shqipëria aso kohe kur ka qenë në praktikë amnistia s'ka qenë në kushte t e duhura nga ana strukturore. Ne nuk e kemi menduar sot e kemi menduar që ditën e parë 9 vjet të shkuara. Por se kemi propozuar sepse e dinim që nuk i kishte ardhur koha siç nuk i kishte ardhur koha kanabisi mjekësor. E bëmë pasi na ra një gjëme e madhe në kokë siç ishte tërmeti.

    Të vish në Shqipëri e të thuash se amnistia nuk është e pranueshme kjo është një mungesë respekti, partnerëve dhe miqve u them: respekti reciproke është A -ja e punës sime në funksion të republikës së Shqipërisë. Me respekt mund të bëhet çdo kundërshti dhe ide. '- tha Rama.

  • VIDEO

    18-vjeçari u mbyt teksa u fut në det për të shpëtuar vëllanë dhe shokun, roja bregdetare për Report Tv: Kishte flamur të kuq! Të miturit i nxora nga uji Anri nuk doli më

    Koha ishte e keqe dhe deti kishte dallgë por të miturit nuk e dëgjuan thirrjen e rojës bregdetare Igli Shahinaj, i cili për Report Tv thotë se ishte vendosur flamuri i kuq që tregon se ndalohet futja në det.

    “U thash dy të miturve të dilnin nga deti se kishte dallgë, por nuk më dëgjuan  U futa në ujë për të nxjerrë të miturit, erdhi dhe 18-vjeçari për të më ndihmuar. Nxora të miturit nga uji, nuk reagonin, ambulanca normalizoi gjendjen. Kur u ktheva gjeta vetëm kapelen e 18-vjeçarit, policia nisi kërkimet, trupin e nxori uji”, tha Shahinaj.

  • VIDEO

    Amnistia fiskale, Ministrja e Financave: Do ketë afat 9 mujor

    Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj ka dhënë detaje nga projektligji për amnistinë fiskale. Ajo tha se do të ketë nëj afat mujor prej 9 muajsh.

    "Afat 9 mujor. Në zbatim të këtij ligji do krijohet një njësi special të ndërveprojë aktivitetin e saj me të gjitha institucionet që kanë si objekti korrupsionin, krimin. Në një kohë prej 5 ditësh do analizojë të gjitha kërkesat nga subjekte apo tatimpagues, duke ndërvepruar me të gjitha institucionet që lidhen me luftën kundër krimit, korrupsionit dhe terrorizmit.

    Të finalizohen të gjitha projekt që kemi të parashikuara. Kemi një historik ku prej 30 vitesh kemi pasur normë informaliteti të lartë, është e nevojshme të ngrihen struktura që të krijohet vit 0 ku të mos ketë më që këto para të qarkullojnë jashtë bankave. Nëpërmjet amistisë fiskale do bëjmë të mundur që paratë nga puna e padeklaruar, pasi të padeklaruara të krijuara në një historik 20 vjeçar të mund të legalizohen. Në situatën ekonomike në të cilën ndodhemi është e rëndësishme që ekonomia të marrë inpute", tha Ibrahimaj. 

  • VIDEO

    Zi në lagjen e Anri Kashikut, 18-vjeçarit hero në Durrës i cili shpëtoi dy miqtë e tij, banorët: Po përjetojmë dramë të madhe

    DURRËS- Në lagjen e Anri Kashikut, të riut hero i cili humbi jetën për të shpëtuar dy miqtë e tij në bregdetin e Durrësit, ka 'kapluar' zija.

  • VIDEO

    Shqyrtohen 2 kërkesat për heqjen e mandatit të Xhaçkës, mblidhet Këshilli i Mandateve në Kuvend

    Këshilli i Mandateve në Kuvendin e Shqipërisë është mbledhur sërish ditën e sotme, në mbledhjen e katërt, për të shqyrtuar tashmë 2 kërkesa të të dy palëve në Partinë Demokratike, për heqjen e mandatit të deputetes Olta Xhaçka, pasi akuzohet se ka konflikt interesi përmes bashkëshortit të saj si investitor strategjik. Kërkesa e dorëzuar disa ditë më parë nga 15 deputetë të ‘Rithemelimit’, pa firmën e Berishës, duke e bërë këtë të pranueshme nga Partia Socialiste kërkesën, do të diskutohet sot.

  • VIDEO

    Nis seanca dëgjimore për Avokatin e Popullit, 19 kandidatë përballë deputetëve! Tërhiqet një prej tyre (EMRAT)

    Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut po zhvillon një seancë dëgjimore lidhur për  shpalljen e vakancës së Avokatit të Popullit në referencë të vendimit Nr. 3/2022 d dt.29.03.2022

  • VIDEO

    45-vjetori i pushkatimit të poetëve Leka e Blloshmi, Berisha merr pjesë në ekspozitë: Ia thanë diktaturës në sy se çfarë ishte

    Ish-kryeministri Sali Berisha mori pjesë në një ekspozitë kushtuar poetëve Vilson Blloshmi dhe Genc Leka, në kuadër të 45-vjetorit të pushkatimit të tyre.   Ekspozita mbahet po zhvillohet në godinën e ish-të përndjekurve politikë, përballë Parlamentit dhe i kushtohet jetës dhe veprës së tyre.

  • VIDEO

    Mbillnin kanabis në oborrin e shtëpisë, arrestohen babë e bir në Tiranë! U sekuestrohen 2 kg lëndë narkotike

    Dy persona janë vënë në pranga nga policia e Tiranës ditën e sotme. Babë e bir mbillnin kanabis në banesën e tyre dhe u janë sekuestruar 2 kg lëndë narkotike.

  • VIDEO

    Temperatura deri në 34 gradë celsius, parashikimi i motit për sot

    Moti do të jetë me diell në zonën perëndimore dhe vranësira të pakta në zonat përreth maleve.

  • VIDEO

    Zbulohet parcela me drogë, arrestohet 32-vjeçari në Memaliaj! Procedohet edhe kryeplaku i fshatit

    Një parcelë me drogë është zbuluar nga policia në zonë  e Memaliaj. Si pasojë është arrestuar 32-vjeçari Ermal Saka dhe është proceduar në gjendje të lirë kryeplaku i fshatit 66 vjeç.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv