-
VIDEO
Mali i Çikës betejë 5 ditore me flakët! Dy avionët nga Selaniku nuk arritën të shuanin zjarrin! Digjen 70 ha shkurre
Beteja e Malit të Çikës me zjarrin ka arritur në ditën e pestë. Dy avionët e ardhur nga Selaniku për të fikur zjarrin nuk arritën të shuanin ditën e djeshme.
-
VIDEO
Tiranë, iu gjetën në çantë 20 kallëpe tritol dhe dy kapsolla, arrestohet 51-vjeçari
TIRANË- Një 51 vjeçar, Ndue Malqi është arrestuar pasi i janë gketur në çantë 20 kallëpe me lëndë të dyshuar plasëse tritol dhe 2 kapsolla detonatore me përcjellës elektrik.
-
VIDEO
'Transformohet' Gjirokastra, dy muze i bashkohen qytetit të gurtë! Rama publikon videon nga vendi turistik
Për të rritur përmasat e reja turistike qytetit të gurtë të Gjirokastrës, i janë shtuar të muze të rinj. Lajmin e bëri të ditur përmes një postimi në Facebook, kryeministri Edi Rama
-
VIDEO
Spartak Ngjela analizon sezonin politik
Avokati Spartak Ngjela ka analizuar sezonin politik, zhvillimet në PD dhe lëvizjen e Sali Berishës në intervistën për Report Tv në emisionin 'Repolitix' me gazetarin Denis Minga.
-
VIDEO
Marrëveshja për menaxhimi e Butrintit, rrëzohet dekreti i Metës
Kuvendi ka rrëzuar dekretin e presidentit Ilir Meta për marrëveshjen e menaxhimit të Parkut Kombëtar të Butrintit. Në votim morën pjesë 101 deputëtë,72 prej të cilëve votuan kundër, 27 pro dhe 2 abstenuan. Meta ktheu në Kuvend marrëveshjen për Butrintin pasi sipas tij cenonte interesin e shqiptarëve. Sipas Metës ishte e përgjegjësi e shtetit dhe nuk mund të heqë dorë dhe t’ia kalojë OJF-ve.
-
VIDEO
I dërguari i Parlamentit Gjerman për Ballkanin: Vetoja bullgare, egoiste! Mbështes integrimin e Shqipërisë në BE pa të drejtë vote
Gjermania mbështet integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian pa të drejtë vote dhe vetoje. Në një konferencë për shtyp i dërguari i Bundestagut Gjerman për Ballkanin Perëndimor, Adis Ahmetovic tha se duhet t’i japim një shans propozimit francez. Anëtarësimin e Shqipërisë në BE pa të drejtë vote e kërkoi edhe kryeministri Edi Rama.
-
VIDEO
Skandali me median online në Shqipëri, lajme ‘copy paste’, Cukali: Një lodhet për lajmin, tjetri e kopjon
Ajo që po ndodh me të drejtën e autorit në mediat online në Shqipëri ka kapërcyer kufijtë e skandalit. Në një tryezë me gazetarë, ku u fol për mangësitë e ligjit, u paraqit situata mjeruese, ku dikush lodhet për një lajm, me dhjetra media të tjera e kopjojnë për 10 sekonda.
-
VIDEO
Gazetari shqiptar në Itali: Presidenti Mattarela nuk pranon dorëheqjen e kryeministrit Draghit
Gazetari shqiptar që punon për Corriere Della Sera, Leonard Berberi, në një lidhje live për Report Tv nga Italia, tha se presidenti Sergio Mattarela, ka refuzuar dorëheqjen e kryeministrit Mario Draghi.
‘Faktikisht është lajmi minutave të fundit. Presidenti i Republikës nuk e ka pranuar dorëheqjen. Dhe i ka kërkuar që të paraqitet të mërkurën në parlament. Lëvizja ‘5 yje’ nuk ka votuar një paketë kundër krizës ekonomike, për Mario Draghin ishte një sinjal. Do presim të mërkurën, parlamentin. Do ketë dhe shumë presione për të krijuar një qeveri të dytë. Qeveria lindi nën hijen e qeveris Konte. Në atë moment u krijua një qeveri e një koalicioni të zgjeruar. Kriza politike erdhi nga lëvizja ‘5 yje’. Nga përçarja e lëvizjes së ‘5 yjeve’. Kjo është një luftë për të mbijetuar e lëvizjes dhe për tu shkëputur nga koalicioni qeverisës. Takimi zyrtar mes Mario Drahgi dhe Sergio Mattarella ka përfunduar. Ka pasur një takim tjetër sot pasdite. Ka pasur presione për të qëndruar si kryeministër dhe në qeverinë italiane nuk është parë 20-30 vitet e fundit. Do të ketë presione dhe shumë debate. Ka dhe mundsi që Draghi do përqendrohet tek fakti se nuk do të krijoje një qeveri të dytë. Presidentit do i mbetet 2 rrugë. Të japë miratimin e zgjedhjeve dhe të zgjedhe një figurë të tretë që të drejtoje qeverinë deri në zgjedhjet e ardhshme. E sotshmja nuk është asgjë e re sepse Italia është mësuar. Kjo gjë ndodh në një moment të vështirë për Italinë dhe botën sepse kemi një luftë në Ukrainë, inflacion, rritje të karburantit. Komiteti shqiptar është aq i integruar sa nuk do të ketë ndikime. ‘ Fratelli d'Italia’ është favorizuese, dhe ka një mundësi që të krijohet një qeveri nga e djathta ekstreme. Do të kishte ndryshime në raporte me Rusinë dhe ndaj refugjatëve. Nëse votohet sipas sondazheve, e pozicionojnë në vend të parë.'- tha Berberi.
-
VIDEO
Çmimet e larta në bregdet, Rama: Nuk duhet t'u biem me top meqë u hap nami i Shqipërisë si konkurrent i fortë! Kush vë çmime jashtë logjike, i paguan vetë
Kryeministri Edi Rama ka folur për çmimet e larta në zonat bregdetare gjatë këtij sezoni veror duke thënë se do të analizohet çdo gjë në fund. Paralajmërimi i tij është që nëse vendosen çmime jashtë logjike, do të paguajnë vetë dëmet dhe asgjë nuk do e marrë përsipër shteti. Rama theksoi se Shqipëria është konkurrent i fortë për bukuritë natyrore, por nuk duhet të jetë faktor për të abuzuar me çmimet.
-
VIDEO
‘E drejta t'u harruar', komisioneri Dervishi për Report Tv: Një qytetar do t’i kërkojë medias fshirjen e emrit
Qeveria shqiptare ka propozuar disa ndryshime në ligjin “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, me qëllim për të forcuar më shumë mekanizmat mbrojtjes së qyetarëve, por edhe për të dënuar shkelësit. Për të folur rreth këtyre risive që parashikon projektligji, i ftuar në emisionin “Studio Live” në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj ishte Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Besnik Dervishi.
-
VIDEO
Propozimi francez në Kuvendin e Shkupit, Varhelyi: Shpresëplotë që do kemi rezultat pozitiv! Rama: Nëse ka përgjigje negative, të nesërmen do kërkojmë ndarjen
Kryeministri Edi Rama dhe komisoneri për Zgjerimin në BE Oliver Varhelyi kanë komentuar nga Vlora zhvillimet në Maqedoninë e Veriut në lidhje me votimin e propozimit francez, për integrimin në BE.
-
VIDEO
Momenti kur avioni Canadair hedh ujë për shuarjen e flakëve në malin e Çikës
Report Tv ka siguruar momentin kur një nga avionët Canadair që ka ardhur nga Selaniku, hedh ujë për të shuar flakët në malin e Çikës dhe largohet për tu furnizuar sërish me ujë.