-
VIDEO
Zi në lagjen e Anrit, 18-vjeçarit që hyri në det për të shpëtuar vëllain dhe shokun por nuk doli më!
Në lagjen e Anri Kashikut, të riut i cili humbi jetën për të shpëtuar vëllai dhe shokun e tij në bregdetin e Durrësit, ka kapluar zija. Anri Kapshiku, ka lënë një traumë të madhe në banorët e zonës së Durrësit të cilët u shprehën se po përjetojnë një dramë shumë të madhe.
Banorët e zonës rrëfyen për kamerat se viktima, sapo kishte mbaruar gjimnazin dhe se ishte njeri i vetëm.
'Ne po përjetojmë një dramë shumë të madhe. Ka qenë në shkollë maturant e mbaroi këtë vit. Ishin në plazh, djalit tim e njoftuan. Ne e pamë ambulancën po nuk e dinim të saktë për kë ishte. Jemi në lagje po të afërt nuk e kemi.'- një banore.
'Ka bërë një heroizëm shumë i madh, ka shpëtuar dy fëmijë ndërkohë që vetë ishte fëmijë i vetëm.' tha një fqinje.
-
VIDEO
1.8 mln euro, Policia tender për krijimin e qendrës së identifikimit biometrik! ‘AMAIS’, laboratori i 100 mijë imazheve, rezultati del në 10 sek
Policia e Shtetit ka hapur tenderin 1.8 milionë euro për krijimin e një qendre të avancuar teknologjike për identifikimin biometrik të personave. Projekti quhet “AMAIS”, ndërsa synon të mbledhë në një të gjitha sistemet e tjera që përdor policia. Identifikimi i fotove dhe shenjave të gishtave do të bëhet për rreth 10 sekonda, ndërsa si bazë e të dhënave do të jetë Policia Kriminale dhe ajo Shkencore
-
VIDEO
Zjarret e qëllimshme për të djegur bimësinë, kërcënim i kësaj vere në Lezhë, dy vatra zjarri në Blinisht
Dy vatra zjarri u shfaqën brenda disa minutave në lagjen “Piraj” të fshatit Blinisht përgjatë superstradës Lezhë - Shkodër. Zjarrvëniet janë të qëllimshme për të eliminuar vegjetacionin e tepërt apo dhe parcelat me prodhime bujqësorë. Fatmirësisht nuk pati rrezik për zonën e banuar.
-
VIDEO
Me lule në duar, Rama vizitë në familjen e Anri Kashikut që u mbyt duke shpëtuar vëllanë dhe shokun: Të shpallet dëshmor i Atdheut
‘Në familjen e Anri Kashikut, heroit që dha jetën e vet për të shpëtuar dy jetë, vëllain e vogël dhe shokun e tij.’- shkruan Rama.
-
VIDEO
Saeanca dëgjimore për Avokatin e Popullit, 19 kandidatë shpalosin platformat! Tërhiqet një prej tyre
Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut zhvillo sot një seancë dëgjimore lidhur për shpalljen e vakancës së Avokatit të Popullit në referencë të vendimit Nr. 3/2022 d dt.29.03.2022. Ishin 19 nga lista paraprake me 20 kandidatë që do të shpalosin platformat e tyre përpara deputetëve të Kuvendit, pasi Olta Aliaj ka tërhequr kandidaturën pak minuta para nisjes së seancës.
-
VIDEO
Spiunazh në shërbim të regjimit iranian, SPAK kontrolle në shoqatën, banesat, zyrat dhe makinat e 20 ish-anëtarëve të MEK në Shqipëri
20 iranianë, më parë ish anëtar të MEK, janë nën hetim nga SPAK për spiunazh në shërbim të regjimit iranian. Report Tv ka mësuar se me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme janë duke u kryer kontrolle në banesat e tyre. Pjesa më e madhe e tyre janë nën hetim që prej 3 vitesh!
-
VIDEO
Rama ia thotë në sy zv.ambasadorit të BE-së: Të gatshëm të punojnë me ju, por mos guxoni të na thoni mos e bëni amnistinë fiskale
Kryeministri Edi Rama gjatë takimit për amnistinë fiskale ka replikuar me zv.amabasadorin e BE-së në vendin tonë, Alexs Hupin. Ky i fundit i tha Ramës se paratë e shqiptarëve që jetojnë në BE duhet fillimisht të vërtetohet që janë të ligjshme dhe më pas të futen në Shqipëri.
-
VIDEO
Ironia e Ramës: Të huajt të na e sjellin një propozim ‘diktatorial’ për amnistinë, por dyshoj! Të tyret i kanë shumë ‘demokratike’
Kryeministri Edi Ram ndalur sërish në kritikat për të huajt të cilët kanë kundërshtuar amnistinë fiskale, i ftoi ata që t’i sjellin shembujt që kanë bërë në vendin e tyre. Rama tha se nëse i kanë më të shtrënguar do ta ndryshojnë ligjin direkt, pa asnjë lloj kushti.
Kreu i qeverisë bëri edhe një ironi, duke thënë se nuk beson se do të na ndihmojnë gjithsesi, pasi i kanë amnistitë shumë demokratike.
“Të gjithë partnerëve iu them, nëse ju i keni më të shtrënguar i bëjmë si ju. Askush nuk i ka më të shtrënguara si ky që është i s Shqipërisë, amnisti penale dhe fiskale flas. Sillni ju dhe ne do i fusin në ligj pa kushte. I keni shumë demokratike amastitë dhe s’do na ndihmoni dot për t’i shtrënguar”, tha Rama.
-
VIDEO
Rama për amnistinë fiskale: Duhet parë si trampolinë! Kriminelët janë armiq të përbashkët
Kryeministri Edi Rama tha se duhet ta cilësojmë amnistinë si trampolinë. Sipas tij, ka njerëz që e meritojnë pasi kanë punuar shumë.
'Është tamam si Holanda pas luftës dhe në këtë sens amnistia duhet parë si trampolinë. I kemi parë proceset. Ne nuk e kemi formalizuar paranë dhe çdo para është e dyshuar. Si mund ta dyshojmë ne, në emër të kujt? Dhe pse në disa vende bashkohen të gjithmonë, kur ka zgjedhje ka njerëz kriminel kur s;ka janë njerëz të mençur. Ka shqiptarë që janë me kriminale dhe janë armiq të përbashkët por ka dhe shumë e shumë shqiptarë sesa ata të cilët duhet të paguajnë prokurorët
Po përmend ballin që mos përmend pjesë të tjera, sepse kanë punuar shumë shqiptarët. Ky është minimumi jetik i respektit, ose maksimumi i mos respektit.'- tha Rama.
-
VIDEO
Rama: Dhomat e tregtisë shesin toka, por bëjnë letër ndryshe për shtetin shqiptar e tjetër për blerësin
Kryeministri Edi Rama thotë se Dhomat e Tregtisë në vendin tonë shesin toka dhe bëjnë letër tjetër për shtetin dhe tjetër për blerësin.
“Sa pasuri të deklaruar ka Shqipëria sot në aspektin e pasurisë së patundshme? Kemi bërë rivlerësim të pasurisë dhe prapë nuk i kemi shkuar deri në fund. Janë 1 miliard dollarë që kanë dalë në sipërfaqe nga e drejta e rivlerësimit të një kontrate të bërë për të marrë një apartament apo shitur një tokë. Ka Kryetarë të Dhomave Tregtisë që shesin toka. Janë në të drejtën e tyre të mos keqkuptojë askush, por tjetër i shesin dhe tjetër i shkruajnë tokat, dhe janë kundër amnistisë normal, ky është thelbi.
-
VIDEO
Shkëputet shtylla elektrike në Durrës, kabllot shkaktojnë radhë kilometrike
Një shtyllë elektrike është shkëputur në mes të rrugës duke shkaktuar radhë të gjata kilometrike.
-
VIDEO
Inceneratorët, 'Rithemelimi' publikon faktet e reja, i bën thirrje SPAK: Mos u bëni miratues të të zezave që u kalojnë para hundës
Inceneratorët, 'Rithemelimi' publikon faktet e reja, i bën thirrje SPAK: Mos u bëni miratues të të zezave që u kalojnë para hundës