• VIDEO

    Varhelyi vizitë në Bypassin e Vlorës bashkë me Ramën: Pamja panoramike

    Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerim dhe Fqinjësi të Mirë, Oliver Varhelyi ka vizituar bashkw me kryeministrin Edi Rama By pass e Vlorws.

  • VIDEO

    Përplasja masive me armë, prangosen 2 shqiptarë në Athinë! Dyshohet se mund të jenë porositësit e vrasjes së Komisarit Artan Cuku

    Dy persona, me origjinë shqiptare, janë arrestuar nga autoritetet greke për pjesëmarrje në një përleshje të armatosur të ndodhur në një furrë buke janarin e kaluar. Mediat greke shkruajnë se është zbardhur rasti që mund të kishte përfunduar në një “vrasje masive”.

  • VIDEO

    E papritur/Nëna e kërkon prej 5 vitesh, ’Pa Gjurme’ zbulon live adresën e Altin Spahiut

    Me familjarët ka humbur kontaktet 5 vite më parë nga Anglia. Altin Spahiu jetonte në këtë shtet prej 22 vitesh, por kurrë nuk u kthye në atdhe. Djali nga Berati u rrit jashtë vendit, pasi emigroi ilegalisht që në moshë të re. Përgjatë gjithë këtyre viteve kontaktet i ka patur të rregullta me familjen, por vetëm me telefon, pasi kurrë nuk e shfaqte imazhin e tij. Familjarëve u ka mbetur në kujtesë fytyra e Altinit 25-vjeçar, mosha kur ai u largua dhe ka informacione të pakta mbi jetën që bënte në Angli. Sa më shumë kalonin vitet aq më shumë rralloheshin telefonatat me familjarët në Shqipëri. Me raste dërgonte para dhe u thoshte se ishte i pajisur me dokumenta angleze, por në Shqipëri nuk erdhi asnjëherë. Motrat ruajnë si kujtim vetëm një foto, që e gjetën në rrjetet sociale, por Altini e mbylli edhe atë adresë. Vitet e fundit nga pohimet e të birit, prindërit mësuan se ai punonte në një dyqan peshku dhe se bashkëjetonte me një vajzë. Nga telefonata e fundit me Altinin kanë kaluar 5 vite dhe 47-vjeçari nuk është bërë më i gjallë. Familjarët kanë dyshimet e tyre lidhur me aktivitetin e tij në Londër. Sot ata kërkojnë të mësojnë për fatin e të birit, duke iu drejtuar emisionit “Pa Gjurmë“, me një apel për ndihmë. Dy shokët e vetëm me të cilët ai shoqërohej janë kapur nga autoritetet britanike, një prej të cilëve ekstraduar në Shqipëri.

  • VIDEO

    Deputetja Zhupa kërkon ndryshim në hartën e re gjyqësore: Gjykata Administrative e Shkallës së Parë të jetë në Vlorë, jo në Lushnje

    Deputetja e PD, Ina Zhupa ka kërkuar që të bëhet një ndryshim në hartën e re gjyqësore. Nga foltorja e Kuvendit, kërkoi që Gjykata Administrative e Shkallës së Parë të ketë seli qytetin e Vlorës jo të Lushnjes pasi të gjitha rrethet (Berat, Fier, Gjirokastër, Sarandë dhe Vlorë) do ta kenë më afër. 

     
  • VIDEO

    Përfshihen nga flakët kodrat e fshatit Vajkan në Fier, digjen disa rrënjë ullinj dhe pemë frutore

    Raportohet se afër vatrës së zjarrit ndodhen dhe disa banesa. Report Tv mëson se forcat e repartit zjarrfikëse janë përqendruar te vatrat e zjarrit për të penguar përhapjen e flakëve drejt banesave edhe pse deri tani raportohet se nuk a rrezik. Në afërsi zonës së përshirë nga flakët ndodhet dhe një kishë.

  • VIDEO

    Ndërtimet pa leje/ Alibeaj: Organet e drejtësisë të thërrasin në darkë Gazment Bardhin dhe Dashnor Sulën për denoncimet

    Në fjalën e tij para Kuvendit, deputeti i PD Enkelejd Alibeaj kërkoi që të nisin hetimet nga organet e drejtësisë për të gjitha akuzat e Gazment Bardhit dhe Dashnor Sulës. Ishte Bardhi që akuzoi Ramën se është marrë leje për ndërtimin e 37 kateve dhe 5 kateve nëntokë, por kësaj ndërtese i janë shtuar 5 kate pa leje.

     
  • VIDEO

    Harta e re gjyqësore, Korreshi: Gjykatat e rretheve po eliminohen vetëm se gjyqtarët duan të vijnë me shtëpi në Tiranë

    Deputeti i PD, Saimir Korreshi foli për bojkotin e avokatëve për shkak të hartës së re gjyqësore dhe kolapsit në sistemin gjyqësor. Pas kritikave për hartën e re gjyqësore, Korreshi tha se qytetarët nuk po marrin shërbim. Sipas deputetit demokrat, harta bëhet vetëm që t;i shërbejë gjyqtarëve që duan të banojnë në Tiranë dhe kanë zgjedhur si mënyrë eliminimin e gjykatave të rretheve.

    “Parlamenti është bërë si han pa porta. Sot avokatët janë në protestë. Për këtë reformë në drejtësi për mënyrën si po e konceptoni këtë reformë. Sot kanë qenë në dyert e KLGJ të gjithë avokatët. Njerëzit nuk po marrin shërbim, janë bojkotuar të gjitha seancat. Ju nuk i dëgjoni. Vini këtu dhe i ndani fletë lavdërimi. Ku janë këto fletët? Si mund të jepet në këtë lloj forme. Sepse ju futët një drejtësi me gogla.

    Kjo reformë dështoi që në hapat e parë dhe e tillë do të përfundojë. Ju kuptuat sesi mund ta çoni këtë sistem në kolaps sepse i interesonte kryeministrit. Prej vitesh Gjykata Kushtetuese nuk ishte funksionale. Ai sistem drejtësie që ju e bëtë çorap në këto 6 vite po mundoheni ta qepni. Nuk mund të konceptohet vetëm një gjykatë apeli kur ju ju plasi bomba te gjykata e apelit administrativ. Ju po eliminoni gjykatat e rretheve, është qesharake. Sistemi është në kolaps. Ju po e ktheni shërbim ndaj gjyqtarëve sepse të gjithë duan të vijnë me shtëpi në Tiranë. Mund të kthehet një sistem drejtësie me shtëpi në Tiranë. Po ne qytete e vogla nuk meritojmë një sistem në drejtësi”, tha Korreshi.

  • VIDEO

    Xhafaj në Kuvend: Ka ardhur koha që të ndëshkohet fort ndikimi i paligjshëm në drejtësi

    Një ushtrim kushtetues ky që megjithë zhvillimet pozitive të këtij viti, do duhej të ishte shumë më i dobishëm, më me interes për qytetarët, për ecurinë e reformës në drejtësi dhe veçanërisht si një kontribut me rëndësi në forcimin e pavarësisë, përgjegjshmërisë, llogaridhënies dhe transparencës së tyre.   

  • VIDEO

    Zbulohet fabrika e drogës në Ohër! Mediat maqedonase: Arrestohet dhëndri i kryebashkiakut të Pogradecit! Reagon Xhangolli: Është me pushime në Turqi

    Një shtëpi bari është zbuluar nga policia maqedonase në fshatin Orovnik të Ohrit. Mediat në Maqedoninë e Veriut raportojnë se në mesin e 10 të arrestuarve, është edhe dhëndri i kryetarit të Bashkisë së Pogradecit, Ilir Xhakolli. Mirëpo një fakt i tillë është mohuar nga kryebashkiaku.

  • VIDEO

    Flutura Açka apel deputetëve: Boll ia ndollët vdekjen Sali Berishës

    lutura Açka ka apeluar që deputetët të mos i ndjellin më vdekjen ish kryeministrit Sali Berisha. Ajo theksoi se në Kuvend duhet të flitet për jetën dhe për shpresën dhe jo për vdekjen.

     "Askush nuk mund ti uroj vdekjen opozitës. Është shumë e shumtuar që përmendet vdekja kaq shumë. Secili prej nesh do kthehet një ditë në një pemë të madhe, që do rrëzohet. Sa herë të përmendësh vdekjen, duhet ristrukturuar. Çdo njeri ka të drejtë të vdesi në mënyrën e tij.", tha Açka. 


    Deputetja demokrate gjithashtu kërkoi më shumë respekt ndaj kolegëve dhe të kujdesen për etikën.

  • VIDEO

    Ministri i Drejtësisë i përgjigjet Berishës: Je në hall, prandaj sulmon SPAK

    Pas fjalimit të Berishës i cili tha se përse SPAK nuk heton sarajet e Edi Ramës, i është përgjigjur Ministri i Drejtësisë. Manja tha se Berisha është në hall, prandaj sulmon organet e drejtësisë.

    “Dihet qëndrimi tij në raport me reformën në drejtësi. La qenë kundërshtar i ashpër. Ajo që është e re sot, këtë ma besoni dhe për kolegët që janë më të vjetër në sallë. Sulmi që u bëri organeve të drejtësisë tregon se drejtësia po funksionin. Sa herë ka zor sulmon drejtësinë, e ka pasur në ADN. Sot ka hall, dhe kjo është e reja se drejtësia ka filluar të lëvizë. Të tjerat i përkasin të shkuarës”, tha Manja.

  • VIDEO

    Spiropali ironizon bashkëpunimin Meta-Berisha: Ta gëzoni, prapë do humbni

    Në fjalën e saj në Kuvend, Ministrja e Marrëdhënieve me Parlamentin, Elisa Spiropali ka ironuzar bashkimin e Berishës dhe Metës. 

    Koha juaj ka mbaruar  me kohë po mjerë ai që nuk d të ndahet nga politika. Ju ka zënë një hare e madhe e shoh. patjetër se mendoni se keni fituar pushtet mbi opozitën po aty do jeni për aq sa kohë nuk dini të vendosni herë me shoqërinë. Do shtoheni me Ilirin që 5 vite në presidencë ishte aty e me mendje ishte te kryeministria. Ta gëzoni edhe Ilirin se sa më shumë veta të bëheni aq më pak vota do merrni. 'Kuturunë' tuaja nga askundi nuk i dëgjon më njeri. nuk jemi ne armiqtë` tuaj. Armiku i atij që foli ishte drejtësia. Ju keni qenë armiq të kësaj reforme që në gjenezë.- tha Spiropali 

    S'ka lënë pleq, e plaka në shtëpi pa folur. Është trillues me shumë fantazi. I ka rënë në qafë shumicës së politikanëve nga kjo anë e parlamentit dhe atyre nga krahu juaj. Disa prej tyre janë tërhequr pasi s'mund ti duronit linçimet e tij. Kur në politikë s'ka as din e as imam, patjetër që të gjitha termat do përdoren e janë përdorur. Vdekjen s' ja urojmë, por i urojmë një jetë të gjatë. Për interesin politikë ku ta gjejmë të kemi përballë një njeri të tillë, zot i dhëntë ymër. Trashëgimia e tij politike, nuk influencon te ne. Ne i kemi dhënë një shtysë për ti larguar veseve të tija politike. Drejtësia që ishte kapur në të gjithë dimensionin e s' ja, e as që mund ta mendonin që ta dënonin njëri tjetrin, sot për herë të parë kemi deputetë, kryetar bashkish, të mazhornacës që janë hetuar, gjykuar e dënuar madje. Pa patur mbështetje politike, apo futje hundësh në punët e drejtësisë. Këta mund ta dëshmojnë se is kurrë më parë ka kërkuar hetim të plotë 360grade.

    Ai ka marrë një nga dënimet më të mëdha nga aleati ynë më të rëndësishëm: Korrupsion madhor, minim të demokracisë. Tani aleatët janë bërë bashkë e kanë të njëjtin qëndrim. I erdhi zëri dhe atij tjetrit, që doli pa u lagur nga gjykata e lartë edhe pse në video ishte me zë e figurë. Hajduti që bërtet kapeni hajdutin, është turp. Po riciklohen mbetjet e vjetra e si akuza të reja.  24 çështje është administrate jonë tatimore që i ka çuar në SPAK. Të gjitha rastet e evazionit ja kemi çuar. Dhe çdo mizë e bletë që del në televizor duke çukitur, gjëra që ne i kemi denoncuar. sikur çfarë po ndodh, po ne s’ja dimë mizave bletëve se ç'kanë bërë…- th aajo ndër të tjera

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv