-
VIDEO
Mbahet edicioni i katërt i festivalit ‘Shpirti i Ballkanit’! Trashëgimia e traditës bën bashkë 6 shtete të Ballkanit
Valle, këngë e instrumente nën tingujt e muzikës folklorike, e kthyen sheshin e Pazarit të Vjetër në Korçë, në qendrën e “Shpirtit të Ballkanit”. Festivali që shënon edicionin e katërt, bëri bashkë ansamblet e grupet më të mira të Ballkanit ku u promovua tradita e secilit vend.
-
VIDEO
10 vjet nga aksidenti në Qafën e Vishës ku vdiqën 13 persona! Familjarët e viktimave, dyshime mbi hetimet e aksidentit! Babai i Dorina Stafës, ende në kërkim të së vërtetës
Edhe pse kanë kaluar 10 vite nga tragjedia e Qafës së Vishës ku humben jeten 11 studentë në Universitetin e Elbasanit, i fejuari i njërës prej studentëve si dhe shoferi i autobusit, familjarët e viktimave kërkojnë ende vendosjen e drejtësisë. Hasan Stafa, babai i Dorina Stafës, një prej viktimave thotë për Report Tv se do t’i shkojë çështjes deri në fund derisa të zbardhet e vërteta
-
VIDEO
4 aksidente të urbanëve në 3 javë! Qytetarët të pasigurt: Shoferët e urbanëve të alkoolizuar e të papërgjegjshëm! Memaj: Autobusët janë të kolauduar, drejtuesit të trajnuar
Aksidentimi i 4 autobusëve urbanë në 3 javë ka sjellë pasiguri tek pasagjerët. Ata bëjnë përgjegjës shoferët, të cilët sipas tyre janë të alkoolizuar, por kreu i Shoqatës së Trasportit, problemin e sheh te mungesa e korsive të dedikuara për autobusët urbanë
-
VIDEO
Me shpejtësi deri në 218 km/h në Rrugën e Kombit, policia pezullon 78 patenta, gjobiten 369 shoferë
Policia Rrugore ka ndëshkuar shoferët “e pabindur” ndaj rregullave të qarkullimit në Rrugën e Kombit dhe në aksin rrugor Milot-Rubik, duke i pezulluar patentat 78 prej tyre.
Policia njofton se makina inteligjente dhe radarët automatikë në Rrugën e Kombit kanë konstatuar mjete që lëviznin me shpejtësi deri 218 km/h, ku shpejtësia maksimale e lëvizjes në këtë aks është 100 km/h.
-
VIDEO
Përplasen dy makina në aksin Balldre-Lezhë, një nga mjetet përfundon jashtë rruge! Dy të plagosur
LEZHË- Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Balldre-Lezhë, ku dy makina janë përplasur pranë karburant ‘Emanueli’ në Balldre. Sipas raportimeve nga vendi i ngjarjes, mësohet se një nga mjetet i ka prerë rrugën një makine, e cila ka përfunduar jashtë rruge në një tokë
Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur rëndë drejtuesi i makinës dhe një pasagjere, të cilët janë dërguar në spitalin e Lezhës.
-
VIDEO
Spektakël e garë hipizmi, çelet sezoni turistik në Darzezë të Fierit
Me një demonstrim unik të garës së hipizmit është çelur edhe këtë vit sezoni turistik veror 2022 në plazhin bregdetar të Darzezës, në Fier ku pjesë e festimeve u bë edhe Kryeministri Edi Rama. Ai inspektoi urën e Darzezë që lidh plazhin e Semanit me Darzezën, e cila premtoi do përfundojë për 4 muaj
-
VIDEO
Turistët gjermanë zgjedhin Valbonën në pranverë: Njerëzit janë shumë mikpritës, në Shqipëri kalon pushime të mira
Lugina e Valbonës është një nga mrekullitë e papërsëritshme të natyrës. E vizituar kryesisht nga të huaj, panorama në pranverë është mbresëlënëse me kaltërsinë e lumit, jeshillëkun e pyjeve dhe majat e Alpeve mbuluar me dëborë.
Heqja e kufizimeve të pandemisë ka risjellë gjallërinë në fshat. Turistët e huaj, kryesisht gjermanë tregojnë impresionet, por nxjerrin në pah dhe problematikat.
-
VIDEO
Koleksioni unik i makinave Retro ‘pushton’ Sarandën! 50 mjete të vjetra ekspozohen në shëtitoren e qytetit
Një koleksion unik i 50 automjeteve “Retro” transformoi tërësisht shëtitoren e Sarandës, duke shënuar dhe çeljen e sezonit të ri turistik për qytetin bregdetar. Me dizajn dhe elegancën e modeleve të shumëllojshme të koleksionistëve shqiptar, parada e automjeteve prezantoi për nostalgjikët markat më të njohura të makinave të vjetra.
-
VIDEO
DOSJA 'Plumbi i Artë'/ 8.3 kg flori dhe 30 ora në një vjedhje! Jo vetëm vrasje dhe atentate bosëve të krimit, Nuredin Dumani rrëfen 6 grabitje të bujshme
Jo vetëm vrasjet apo tentativat për vrasje të dështuara, me super pagesa nga bosët e krimit, por Dumani ka zbërthyer edhe 6 grabitje që ka kryer me Talo Çelën dhe persona të tjerë në periudhën kohore 2012- 2017. Ata janë autorë të grabitjes me armë dhe dhunë të kambistit Xhemal Liçi, argjendarit Lirak Bajraktari, shtetasve Hamit Haxhia, Astrit Ademi, Hamdi Sharka, kambistit Shyqëri Shala, në qytetet Elbasan, Shijak, Kavajë dhe Berat.
-
VIDEO
Finalja e Conference League, Nano: Kush të mundet të shmangë Tiranën! Nuk do të lejojmë ‘huliganët’ të prishin imazhin’
Pas Veliajt, Policia e Shtetit njoftoi për masat në finalen e Conference League në 25 maj. Drejtori i Përgjithshëm Gledis Nano u kërkoi qytetarëve të shmangin ardhjen në kryeqytet të mërkurën, por megjithatë gjithë eventin e konsideron si festë.
-
VIDEO
Shqipëria do të armatoset me sistemin antitank, e konfirmon ministri: S’ka lidhje me ndonjë kërcënim
Shqipëria shumë shpejt do të pajiset me raketat Javelin, një armë e fuqishme e cila po bën diferencën në luftën që po zhvillohet në Ukrainë dhe po shkatërron makinerinë ushtarake ruse. Lajmi u konfirmua sot edhe nga nga vetë Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi.
-
VIDEO
Birësimi nga çiftet homoseksuale, Komisioneri për Diskriminimin për Report Tv: Nuk mund të shkohet direkt aty, jam pro bashkëjetesës
Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Robert Gajda tha se Shqipëria ka bërë përparime për të gjithanshme për sa i përket komunitetit të LGBTQI.
Duke folur për mikrofonin e Report Tv Gajda shprehu një hezitim për sa i përket birësimit nga çiftet homoseksuale, ndërsa shto se është pro bashkëjetesës.
“Ky është një manifestim siç bëjnë shumë grupe shoqërore për të drejtat e tyre. Edhe ky komunitet manifeston duke kërkuar drejtat e tyre. Është një ditë e cila kërkon që jo vetëm personat LGBTI, të jenë pjesë sepse fundja të drejtat e njeriut janë të të gjithëve.
Shqipëria ka bërë përparime të gjithanshme si në legjislacion, në njohjen nëpërmjet konventave, por edhe në institucionet publike që janë më të hapura ndaj këtij komuniteti, por edhe në shoqëri ka pasur përmirësim për ti pranuar. Shoqëria shqiptare e toleron në një mënyrë normale edhe manifestimin, dhe janë duke u pranuar gradualisht edhe mes tyre.
Numri i ankesave është në rritje, kjo do të thotë se LGBTI ekspozojnë shkeljen e të drejtave të tyre nëpër institucionet publike. Të mos diskriminohen njerëzit për asnjë shkak qoftë për bindje fetare, bindje politike apo për orientimin e tyre seksual.
Mendoj që sidomos në shoqëri që realizimi i disa të drejtave ka rezistencë, kjo duhet të vij në mënyrë graduale dhe jo në mënyrë të sforcuar. Edhe në vendet e Evropës ndryshimet kanë qenë graduale, duhet të ketë informim, komunikim në vetvete, duke i parë të drejtat për të gjithë shoqërinë. Me dialog dhe komunikim pozitiv që janë të shëndosha të mund të pretendohet arritja graduale e të drejtave për të gjithë komunitetin.
Çështja e birësimit ka disa dimensione. Nuk do të thosha që të shkohej direkt në birësim, unë do isha pro njohjes së bashkëjetesës. Ky do të ishte një hap i mirë fillimisht, Kushtetuta e lejon këtë hapësirë, konventa e të drejtave të njeriut e lejon këtë hapësirë dhe legjislacioni duhet ta lejoj.”, tha ai.