-
VIDEO
‘Ulni kokat’, thirrja e policit 25 vjeçar për kolegët brenda komisariatit para se të qëllonte efektivin! Autori: E vrava se shante nga nëna e më thoshte qorr, pinte alkool para pune
Zbardhet dëshmia e efektivit që vrau kolegun mbrëmë brenda ambienteve të komisariatit nr 3 në Tiranë. Ai ka deklaruar se viktima e tallte prej dia kohësh, vetëm pinte e nuk punonte. Mësohet se autori kurohej me ilaçe antidepresive, ndërsa Report Tv siguron pamjet e momentit kur kolegët përpiqen ta fusin policin e sapoplagosur në makinën e policisë drejt urgjencës për trajtim mjekësor.
-
VIDEO
Vrau kolegun në komisariat/ Zbadhet dëshmia e policit: Çaush Saliasi nuk punonte, pinte dhe më shante! Autori kurohej me ilaçe për depresionin
Report Tv ka zbardhur dëshminë e autorit, Ludjan Zaimi i cili vrau kolegun e tij, Çaush Saliasi. Mësohet se Ludjan Zaimi ka deklaruar se kolegun e tallte.
"Ai s'punonte, ai pinte, ai më shante", mësohet të ketë thënë autori.
Nga hetimet paraprake se autori rezulton se kurohej me ilaçe degresive.
-
VIDEO
Postonte shkrime e foto në përkrahje të ISIS me profile false në rrjetet sociale, arrestohet 56-vjeçari pas disa muajsh hetime nga Antiterrori, BKH dhe SPAK
Një 56-vjeçar nga Kukësi, i identifikuar si Ibrahim El Salih (Lekica) është arrestuar nga Drejtoria e Antiterrorit pasi postonte shkrime dhe foto terroriste, bënte thirrje publike dhe propagandë për kryerjen e veprave terroriste kundër disa institucioneve të rëndësishme shtetërore me profile false në rrjetet sociale.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e martë 24 maj 2022
Titujt e gazetave për sot, nga polici ekzekuton kolegun me armë në komisariatin 3 te krizën brenda opozitës s'e zgjidh as Grida e as Apeli e deri tek Tirana ndizet për finalen e festën e hapin holandezët.
-
VIDEO
Momenti kur efektivi transportohet në spital nga kolegët! Kaos në Komisariatin Nr.3 në Tiranë
Report Tv ka siguruar pamjet nga Komisariati Nr.3., menjëherë pas ngjarjes së rëndë kur efektivi 25-vjeçar Ludjan Zaimi qëlloi me armën e shërbimit kolegun e tij Çaush Saliasi, 55 vjeç.
-
VIDEO
Polici vrau kolegun e tij në ambientet Komisariatit Nr.3, dyshohet se 55-vjeçari e tallte prej kohësh autorin
Dyshimet e para të vrasjes me armë brenda Komisariatit Nr.3 në Tiranë janë se arsyeja e acarimit të të riut, Ludjan Zaimi ishte se viktima, Çaush Saliasi e bullizonte prej kohësh.
-
VIDEO
Tiranë/ Arrestohet efektivi i FNSH, në gjendje të dehur plagos me armë zjarri 60-vjeçarin
Një efektiv i FNSH ka plagosur me armë zjarri një 60-vjeçar. Policia e Tiranës ka arrestuar efektivin Lutfi Gjyli. Mësohet se Gjyli ka plagosur në këmbë 60-vjeçarin Murteza Lika.
-
VIDEO
Dështon edhe raundi i dytë! Rama: Duhen 2 për të kërcyer tango! Alibeaj: Presidenti jo lojë shahu! Nesër 14:30 mblidhet Konferenca e Kryetarëve
Të njëjtat akuza dhe të njëjtat argumente! Palët nuk kanë bërë asnjë hap para në negociata, duke bërë që të dështojë edhe raundi i dytë në Kuvend për zgjedhjen e presidentit të ri.
Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në përfundim të seancës plenare, tha se "duhen 2 për tango", duke lënë të kuptuar se nuk kanë një palë më të cilën negociojnë.
-
VIDEO
U qëllua nga kolegu brenda Komisariatit Nr.3, ndërron jetë në spital efektivi
Report Tv mëson se efektivi i policisë që u qëllua nga kolegu i tij, Çaush Saliasi ka ndërruar jetë në spital.
-
VIDEO
Marrëveshja për Butrintin, Zhupa në ‘5 pyetjet’: Nuk është në interes të publikut! Një park kombëtar s’mund t’ia lësh privatit, historia nuk jepet me koncesion
Deputetja demokrate Ina Zhupa, një ndër zërat më kritik të opozitës sa i përket marrëveshjes për menaxhimin e Butrintit, thotë se kjo marrëveshje nuk është në interes të publikut. E ftuar në emisionin ‘5 pyetjet nga Babaramo’ në Report Tv, Zhupa thotë se po shkelet Konventa e Parisit.
-
VIDEO
Vrasje brenda Komisariatit Nr.3 në Tiranë! Pas sherrit, polici qëllon për vdekje kolegun e tij
Një vrasje me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e kësaj të hënë brenda ambienteve të Komisariatit Nr.3 në Tiranë, ku efektivi i policisë ka qëlluar për vdekje kolegun e tij!
-
VIDEO
Butrinti/ PD: Po i jepet me koncesion për 10 vite një fondacioni privat! Rama: Ndryshimi i kufijve të Parkut me kërkesë të UNESCO! Marrëveshja miratohet me 75 vota pro në Kuvend
Në seancën finale për miratimin e marrëveshjes që si synim ka administrimin e Butrintit për 10 vite nga Fondi Shqiptar-Amerikan për Zhvillim, opozita ka vijuar me akuzat që pas këtij veprimi fshihet një koncesion. Përballë këtyre akuzave, nga 'Foltorja' e Kuvendit, kryeministri Edi Rama ka sqaruar se ndryshimi i kufijve është bërë me kërkesë nga UNESCO për shkak të ndërtimeve pa leje pa kriter që u bën në kohën e Sali Berishës.