-
VIDEO
Nesër vendimi i Apelit të GJKKO-së për Lefter Kokën, avokati: Masa e dytë e sigurisë, cenim i të drejtave të njeriut! Ish-ministri nuk ka pse të jetë bashkëpunëtor i drejtësisë
Koka ka kërkuar masë më të butë sigurie me pretendimin se ka respektuar ligjin dhe nuk ka kryer asnjë shkelje gjatë dhënies me koncension për ndërtimin e inceneratorit, ndërsa Apeli i GJKKO-së pritet që të marrë një vendim nesër nëse do të lihet i lirë apo do të mbahet në qeli.
-
VIDEO
Raporti i Prokurorisë së Përgjithshme për kriminalitetin, 181 zyrtarë 'në sitë' për dekriminalizimin gjatë 2021, 84 zyrtarë të Lartë! 2 u referuan për hetime penale
Në Kuvend është dorëzuar raporti vjetor i Prokrurorit të Përgjithshëm mbi gjendjen e kriminalitetit për vitin 2021 që përfshin shifra për ligjin e dekriminalizimit, veprat penale si dhe përqindjen e qarqeve.
-
VIDEO
Afër SPAK, zbulohet ku do jenë zyrat e Byrosë Kombëtare të Hetimit
Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) do të ketë godinën e saj përballë Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK).
Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta raporton se Bashkia e Tiranës do t'u lërë në përdorim godinën që po ndërtohet aktualisht për administratën e UKT-së. Vendimi nuk është ende zyrtar, teksa pritet edhe miratimi nga Këshilli Bashkiak i Tiranës.
-
VIDEO
Trafikantët 'braktisin' bananet, drogë me anije qymyri! Kapen mbi 60 kg kokainë
Një sasi droge e llojit kokainë është kapur në Portin Detar të Durrësit. Droga u gjet në hambarin e anijes 'Unistream' që transporton qymyr dhe mban flamur të Antigua Barbuda. Task Forca e portit të Durrësit është sinjalizuar nga partnerët ndërkombëtar. Ende nuk ka asnjë të arrestuar.
-
VIDEO
Moti në Report TV / Parashikimi për datën 17 maj 2022/Temperaturat arrijnë në 31 gradë
Vendi ynë gjatë paradites do të jetë në dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, duke bërë që kthjellimet të jenë mbizotëruese. Sipas Meteoalb, në orët e pasdites vranësirat do të bëhen më të dukshme, ndërsa në zonat Veriore dhe Juglindore do të ketë momente të pakta me shira. Pjesa tjetër e territorit do të jetë me kthjellime dhe kalime vranësirash.
-
VIDEO
Conference League në Tiranë, Policia e shtett: Do të ketë kufizime në disa rrugë të Tiranës
Policia e Shtetit ka njoftuar se ka marrë masa të shtuara dhe trajnime për menaxhimin e situatës, në kuadër të Conference League që pritet të mbahet në Tiranë. Në njoftim është bërë me dije se do të ketë kufizime të qarkullimit të makinave.
-
VIDEO
Detaje të reja nga kokaina në Portin e Durrësit! Droga në 53 pako e hedhur në 2 çanta në mes të qymyrit! Ndërpritet kontrolli
Report Tv ka mësuar detaje të reja nga sasia e drogës në Portin e Durrësit, ku mësohet se nga peshimi që është bërë deri më tani kanë rezultuar mbi 50 kg, teksa vijon peshimi pas orës 10:00. Nga sa mësohet droga ishte futur në 2 çanta, e hedhur në mes të qymyrit. Vinçieri teksa mbushte kovën me qymyr ka konstatuar mallin dhe ka ndërprerë punën. Anija Unistream, e cila ka kapiten një rus, transportonte 6500 ton qymyr, megjithatë nuk është ndaluar asnjë deri më tani. Policia kontroll me qen antidrogë, por nuk e pikasën kokainën, teksa mësohet se do të kontrollohet gjithë sasia e qymyrit.
-
VIDEO
I vihet flaka furgonit në Vlorë, dyshohet të jetë e qëllimshme
Vlorë - Një furgon tip “Mercedes kamioncinë’, me targa Vl0463D, në pronësi të Rushit Ymerit është përfshirë nga flakët rreth orës 02:33 të natës.
Dyshohet se zjarri ishte i qëllimshëm dhe mund të jetë ndonjë paralajmërim por ende mbetet e paqartë. Ymeri merrej me grumbullim skrapi.
-
VIDEO
Raundi i parë i presidentit blof? Gjylameti në ‘5 pyetjet’: Opozita po krijon alibi për procesin, të lërë pas metodën e bojkoteve dhe të ulet për negociata
Deputetja e PS, Blerina Gjylamenti e ftuar në “5 pyetjet nga Babaramo” tha se opozita po krijon alibi për procesin e zgjedhjes së presidentit të ri, ndërsa shtoi se mazhoranca po mundohet të bëjë një tryezë diskutimesh.
-
VIDEO
Do ngrinte shtëpi bari në ishullin e Samosit në Greqi, arrestohet austriaku! Iu kapën 190 mijë fara kanabisi, po i kalonte në Kakavijë pajisjet për kultivim e drogës
Do ngrinte shtëpi bari në ishullin e Samosit në Greqi, arrestohet austriaku. 56-vjeçari austriak u kap duke kaluar drejt Greqisë pajisje për kultivim kanabisi.
-
VIDEO
Aksident në Lezhë, tre persona të plagosur, një në gjendje të rëndë
Një aksident rrugor është regjistruar në Lezhë, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur tre persona, njëri prej tyre në gjendje të rëndë shëndetësore.
-
VIDEO
Ashensorët problematik, 3 raste brenda pak orësh! Dy u përfshinë nga zjarri, te njëri u këput kabulli
Ashensorët e pallateve po kthehen në problematikë shqetësuese për banorët pasi pësojnë defekte nga më të ndryshmet. Nga mbrëmja e djeshme deri në mesditën e sotme janë raportuar 3 raste të ashensorëve që janë përfshirë nga flakët apo është këputur kabulli.