-
VIDEO
Fier/ Kishin harruar sobën ndezur, digjet pjesërisht shtëpia
Fier- Një banesë në vendin e quajtur "Mbrostar Ura" është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm, ku si pasojë është djegur pjesërisht.
Menjëherë në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë dhe zjarrëfikëset, të cilët bënë të mundur fikjen e zjarrit.
-
VIDEO
100 vite marrëdhënie Shqipëri-SHBA, Pompeo: Edhe 100 të tjera me të njëjtin përkushtim! Alibeaj për Berishën: Rrezikon miqësinë më Amerikanët, mbetje e mentalitetit komunist
Ish sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ndodhet në vendin tonë në kuadër të marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-SHBA. Në fjalën e tij, Pompeo tha se përkushtimi vijon njësoj dhe uron që miqësia të ketë edhe 100 vite të tjera.
-
VIDEO
Presidenti i ri/ Mediu: Opozita të gjejë konsesusin, duhet të flasim për emra konkret! Ndreca i kërkon palëve të mos braktisin tryezat politike
Deputeti i PS, Eduard Ndreca i ka bërë thirrje palëve që të mos pengojnë procesin për zgjedhjen e presidentit të ri dhe të mos braktisin tryezat politike. Të njëjtën thirrje bëri edhe Fatmir Mediu, kreu i grupit parlamentar "Aleanca për ndryshim" duke i kërkuar opozitës që të gjejë konsensusin.
"Një proces nuk mund të pengohet nga tekat politike. Ju bëj thirrje të mos i braktisni tryezat politike", tha Ndreca.
"Mendoj që çështja e diskutimeve solemne rreth presidentit ka ardhur në një fazë konkrete. Si opozitë dhe pozitë mendoj që nuk duhet të humbasin kohë dhe kriteret t'i përcaktojmë për figurën dhe të kuptojmë mirë që nuk jetojmë me faktin që ka 5 raunde dhe kjo i jep të drejtën mazhorancës të zgjedhë presidentin. Është momenti i reflektimit të opozitës që duhet të gjejë konsensusin. Shpresoj që palët të lënë retorikën, të flasim për emra konkret, ka ky vend njerëz që mund të bëhen President të Republikës dhe të japin dinjitet. Shpresoj që ky diskutim i përgjithshëm të jetë i fundit dhe herën tjetër të diskutojmë për kandidaturat", tha Mediu.
-
VIDEO
Palët pa emër për presidentin, ‘digjet’ raundi i parë i votimit! Bushka: Nuk ka asnjë kandidaturë! Alibeaj: Dështimi qëndron mbi supet e socialistëve
Ashtu siç ishte parashikuar, Komisioni i Ligjeve për shqyrtimin e kandidaturave për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit, ka konstuar që nuk ka kandidatë për president dhe raundi i parë do të konsiderohet i bërë
-
VIDEO
'Jam admiruese e Skëndërbeut' Yuri Kim mesazh shqiptarëve nga Kalaja e Prezës: Të mësojmë nga gabimet e të shkuarës dhe të shohim drejt të ardhmes
Nga Preza, ku mori pjesë në restaurimin e kalasë, ambasadorja amerikane Yuri Kim dha një mesazh për të ardhmen e vendit. Dipolomatja amerikane tha se nuk do të donte askush që të kthehej tek e shkuara, por të bëjmë para drejt të ardhmës. 'Ky vend është i mrekullueshëm' tha Kim, e cila shtoi se kjo është toka e Skëndërbeut, ndërsa tha se është një admiruese e heroit tonë kombëtar. Diplomatja amerikane, u shpreg kjo është toka e të ardhmes, toka fëmijëve tanë dhe se SHBA është në krah të vendit për të rindërtuar, për të ardhmen e fëmijëve tanë.
-
VIDEO
Humbi kontrollin dhe i ra shtyllës me motor, ndërron jetë policii i burgut në Lezhë
Një tjetër aksident i rëndë është regjistruar mesditën e kësaj të diele, ku ka humbur jetën një 40-vjeçar.
-
VIDEO
Aksident i rëndë në Divjakë, makina del nga rruga dhe bie në kanalin me ujë! Vdes 31-vjeçari
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një 31-vjeçari ka ndodhur mesditën e sotme në Divjakë.
-
VIDEO
Policia e Shtetit monitorim nga ajri me helikopter, zbulon 3 parcela me kanabis në veri të vendit! Nano: Zero tolerancë ndaj fenomenit të kultivimit të bimëve narkotike
Në kuadër të luftës kundër kanabisit, Policia e Shtetit tashmë do të ketë në dispozicion edhe një helikopter i cili do të monitorojë nga ajri, zonat kur kultivohet kanabisi. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, bashkë me ekipin e Guardia di Finanza, ku kryen monitorim ajror në zonën veriore të vendit tha se do të ketë zero tolerancë ndaj fenomenit të kanabisit.
-
VIDEO
Humbi kontrollin dhe doli nga rruga, përmbyset kamioni në Fushë-Krujë, përfundon te ‘Trauma’ shoferi
Në aksin e vjetër rrugor Drojë-Fushë-Krujë, një mjet kamion trialer ka humbur kontrollin gjatë natës dhe ka përfunduar jashtë rrugës.
-
VIDEO
Besimtarët katolikët kremtojnë festën e Shën Lezhdrit
Besimtarët katolik në Lezhë dhe Mirditë kremtuan festën e Shën Lezhdrit. Një nga festat më të rëndësishme qe i bashkon të gjithë, ndërsa kisha shekullore është kthyer në një pikë pelegrinazhi për vendasit e të vizitorët e shumtë.
-
VIDEO
Report Tv siguron videon pak pas atentatit dje në Lezhë, Blerim Peçi në gjendje të traumatizuar: A s’kam plumba në kokë?
‘A nuk kam plumba në kokë?’! Ky është reagimi i parë i Blerim Preçit, pak pas atentatit ndaj tij një ditë më parë në Lezhë. Report Tv ka siguruar videon pak pasi i riu bashkë me kushëririn e tij, i kishin shpëtuar mrekullisht plumbave
-
VIDEO
Hedhje me parashutë, sekreti i këtij sporti ekstrem