-
VIDEO
DOSJA ‘Plumbi i artë’/ ‘Fillimisht të dhunohet’, avokati Bengasi jepte 120 mijë euro për të 'hequr qafe' ish gruan e tij! Dyshonte se e tradhtoi me shokun e ngushtë
120 mijë euro jepte avokati Alban Bengasi për të eliminuar ish-gruan e tij, vetëm se mendonte se e kishte tradhtuar me shokun e ngushtë. Dëshminë tronditëse e ka dhënë për SPAK Nuredin Dumani. Në dosjen e siguruar nga Report Tv, Dumani rrëfen se fillimisht Bengasi kishte kërkuar që gruaja e tij të dhunohej dhe t’i shkaktoheshin dëme të shumta.
I penduari i drejtësi, Dumani thotë se nuk e pranoi këtë porosi, sepse nuk i pëlqente të rrihte gra. Ndaj për këtë çështje u 'rekrutua' Eljo Bitrit dhe një djal tjetër për të cilin Dumani thotë se nuk i kujtohet kush ishte. Pasi e kishin ndjekur për ditë me radhë Blerta Bengasi (Ruçin), Eljo Bitri e qëllon atë me grushte në fytyrë deri sa i del gjak. Pas kryerjes së porosisë Dumani takon avokatin për t’i marrë paratë, por ky i fundit ishte i pakënaqur pasi ajo nuk kishte thyer as krah dhe as këmbë.
Ndërmjetës për këtë ngjarje ishte Festim Qoli, i arrestuar me urdhër të SPAK, për të cilin Dumani deklaron se për rrahjen e gruas që jetonte te Kodra e Diellit në Tiranë, kishte siguruar se po të bënte denoncim mos të shqetësoheshin pasi ai njihte shefin e komisariatit dhe kështu do e mbyllte këtë punë. Sipas dëshmisë së të penduarit, avokati e kishte ndihmuar Festim Qolin, të arrestuar të enjten nga SPAK, që të merrte 500 mijë euro dëmshpërblim nga shteti për prishjen e kompleksit në pronësi të tij nga tërmeti i nëntorit 2019.
-
VIDEO
SPAK nuk kapi 4 personazhet më të kërkuar të botës së krimit/ Eksperti Softa: Operacioni u dekonspirua, të përgjohen celularët e policëve
Eksperti i sigurisë Fatjon Softa ishte i ftuar në Report Tv në emisionin "Sot Live në Shqipëri" nga Andi Kapxhiu për të folur për ngjarjet kriminale që janë zbardhur nga dëshmia e Nuredin Dumanit.
-
VIDEO
Alibeaj diskutime me maxhorancën për presidentin, Berisha: Nuk përfaqëson PD-në, po përdoret nga Edi Rama
Ndalur në procesin e zgjedhjes së presidentit të ri, Sali Berisha thotë se çdo veprim i Alibeajt nuk përfaqëson Partinë Demokratike, pasi nuk ka asnjë tagër sepse është i shkarkuar. Sipas Berishës, Alibeaj dhe mbështetësit e tij po përdoren nga Edi Rama.
“PD është forcë politike kryesore opozitës dhe ajo funksionon mbi bazë procedurash vendimesh. Gjithçka shihni ju janë një pardo i neveritshme, dëshmo tjetër e keqe e shfrytëzimit ekstrem nga Edi Rama të individëve të caktuar që për disa arsye pranojnë të vetëposhtërohen nga Edi Rama por nuk përfaqësojnë asgjë nga PD. Në vendimet e PD-së, por bazuar në traditën dhe praktikën e mëparshme, kemi bërë të qartë para jush qëndrimet tona, çdo gjë që Edi Ram bën me Alibashën është një praktikë do thosha e denigrimit e shpërfytyrimit dhe keqpërdorimit të dy tre njerëzve që një zot e dinë se çafër hallesh kanë”, u shpreh Berisha.
-
VIDEO
1 vit nga shpallja ‘non grata’, Berisha për gjyqin me Blinken: Ka dy faktorë kundër meje në procesin ndaj Sekretarit të Shtetit
Ka kaluar një vit nga shpallja ‘non grata’ e Sali Berishës. I pyetur nga gazetarja e Report TV Danjela Maloku për procesin gjyqësor ndaj Antony Blinken, Berisha tha se ka dy disfavore përballë sekretarit të shtetit.
-
VIDEO
PD ‘non grata’ në BE? Berisha: Qëndrim personal i deputetit të CDU-së, mos ndërhy në punët tona, po mundi të gjejë prova
Sali Berisha i është përgjigjur deputetit të CDU-së Gunther Krichbaum se nëse Berisha merr partinë, PD shpallet ‘non grata’ nga partia simotër PPE. Berisha tha se ai është një qëndrim personal i tij.
“Ai ishte angazhim personal, unë në qëndrimet personale të individëve nuk ndërhyj, por cili është komenti im. Komenti im është keqardhje që një deputet i Budentagut i lejon vetes ose mendon se mund të ndërhyjë në një proces të lirë te një parti simotër, aq më tepër kur ia e bën këtë bazuar në një vendim të faktuar tashmë universalisht se është marrë nga lobimi i Soros dhe Edi Ramës. E ftoj që të ndërmarrë në hetim në arkivat e shtetit dhe vendit ët tij nëse mund të gjeje një fakt një provë të vetëm për ët faktuar atë shpifje dhe trillim të madh. Do ta vlerësoja një gjë të tillë.
-
VIDEO
I vihet tritoli lokalit të efektivit të policisë në Shkodër, autorët dogjën edhe furgonin
Një sasi tritoli është vendosur në lokalin e efektivit të policisë, Ndrek Rrasa. Ngjarja ndodhi rreth orës 02:30 të mëngjesit në fshatin Grudë e Re të Shkodrës.
-
VIDEO
Thirrja për veprim global për sigurinë ushqimore, ministrja e Jashtme në OKB me ftesë Blinken: Lufta në Ukrainë, ndikim të rëndësishëm në përkeqësimin e kësaj situate
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, mori pjesë në takimin e nivelit të lartë "Thirrje për Veprim Global për Sigurinë Ushqimore", në OKB, me ftesë të Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken
-
VIDEO
Zetori bie në kanal, vdes 43-vjeçari në Fier! Po punonte tokat kur humbi drejtimin e mjetit bujqësor
Eduart Metushi, 43 vjeç ka ndërruar jetë në fshatin Boçovë, Fier.
Ai ishte duke punuar me zetor në tokat e fshatit Boçovë, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe ka rënë në kanal duke e zënë zetori poshtë. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të saj.
-
VIDEO
Punëtorët e inceneratorit në Fier ngrihen sërish në protestë për pagat, kërcënojnë me grevë urie
Punëtorët e inceneratorit në Fier janë ngritur ditën e sotme sërish në protestë, pasi nuk kanë marrë ende pagat.
Administratori Faraudin Arapi u tha se do u kalonin 4 paga, por sipas punëtorëve ende nuk u ka kaluar asnjë para. Punëtorët e inceneratorit të Fierit nuk kanë lejuar makinën me mbetje të hynë dhe të shkarkohen.
-
VIDEO
Operacioni i SPAK, FNSH zbarkon në Elbasan, 10 të ndaluar, mes tyre policë që ndihmonin grupet kriminale
Në Elbasan në orët e para të mëngjesit, Renea ka zbarkuar në qytet. Report Tv mëson se me urdhër të SPAK mësohet të jenë 10 persona të cilët pritet që të arrestohen. Personat të cilët pritet të arrestohen janë të dyshuar si anëtare të grupeve kriminale që drejtojnë qytetin e Elbasanit. Mes personave që pritet të ndalohen janë dhe disa oficerë të cilët dyshohet se kanë bashkëpunuar me grupet kriminale duke shpërdoruar detyrën.
-
VIDEO
SPAK aksion në 4 qytete të vendit! Leshohen 32 masa arresti për krim të organizuar! Në Elbasan 10 të ndaluar, mes tyre policë që ndihmonin grupet kriminale
SPAK po kryen një aksion kundër krimit të organizuar në disa qytete të vendit, ndërsa burime për Report Tv bëjnë me dije se janë 32 masa arresti të ekzekutuara deri tani. Policia po vijon aksionin në Tiranë, Durrës, Elbasan dhe qytete të tjera
-
VIDEO
Aksident i rëndë në rrugën e Kombit, makina përfundon në greminë, 100 metra poshtë rrugës! Vdes i riu, plagoset një tjetër
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një të riu ndodhi mëngjesin e sotëm në rrugën e Kombit. Dy të rinj nga Tropoja po udhëtonin nga Tirana drejt Kukësit me një automjet tip Benz kur në afërsi të fshatit Kolsh, drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rruge duke përfunduar në greminë, rreth 100 metra poshtë rrugës.
Ata u dërguan me urgjencë në spitalin Rajonal të Kukësit, por njëri prej tyre nuk arriti t’i mbijetojë plagëve të rënda ndërsa tjetri është në gjendje të rëndë.