-
VIDEO
Shkarkohet nga vettingu gjyqtarja e 'Tik Tok' Enkeleda Kapedani! Probleme me pasurinë, figurën dhe përgatitjen profesionale
Enkeleda Kapedani, gjyqtarja të cilësi iu publikuan video në TikTok duke sfiluar në ambientet e Gjykatës, është shkarkuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.
-
VIDEO
Lefter Koka në qeli me 2 masa sigurie, Apeli i GJKKO nuk pranon t’i japë lirinë për inceneratorin e Fierit
Lefter Koka do të rrijë në qeli edhe për çështjen e inceneratorit të Fierit, pra me 2 masa me ‘arrest me burg’. Gazetari i Report Tv Arsen Rusta raporton se Apeli i GJKKO nuk pranoi lirinë. Koka kërkoi masë më të butë sigurie me pretendimin se ka respektuar ligjin dhe nuk ka kryer asnjë shkelje gjatë dhënies me koncension për ndërtimin e inceneratorit.
-
VIDEO
Sekuestrimi i mbi 60 kg kokainë në anijen me qymyr në Durrës, po kryhet kontroll me polumbarë në pjesën e poshtme të anijes.
Pas kapjes së mbi 60 kg kokainë në anijën me qymyr në Durrës, edhe sot po kryhet shkarkimi i qymyrit dhe kontrollimi i gjithë anijes nëse ka ende kokainë të fshehur në të. Mësohet se kontroll po kryhet edhe në pjesën e poshtme të anijes me ndërhyrjen e polumbarëve
-
VIDEO
Ministria e Bujqësisë: BE ka miratuar buxhetin për IPARD 3 me vlerë 112 mln euro për bujqësinë e zhvillimit rural
Bashkimi Europian ka miratuar një buxhet për IPARD 3 me vlerë 112 mlilionë euro për bujqësisë shqiptare. Kështu bëri më dije ministrja Frida Krifca, e cila tha se bashke me financimin e qeverisë shqiptare prej 34 milionë euro, e çon këtë program prej 146 mln euro për bujqësinë dhe zhvillimin rural në vendin tonë
-
VIDEO
Parashikimi i motit për ditën e sotme, temperaturat arrijnë deri në 30 gradë
Temperaturat e ajrit do të ulen lehtësisht në mëngjes dhe në mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 30°C.
-
VIDEO
Klajdi, i riu që ëndërronte Irlandën por vdiq në kamionin e “Biba X”
Klajdi, djali i vetëm i familjes Kaja u përcoll për në banesën e fundit duke lënë dhimbje tek familjarët dhe miqtë. I riu nga fshati Halilaj i Lushnjës po punonte për ndërtimin e Bypass-it të Vlorës, kur kamioni me të cilin udhëtonte si pasagjer u aksidentua mesditën e së hënës. Përmes lajmërimit të vdekjes zbulojmë se Klajdit iu pre jeta në mes në moshën 31-vjeçare, ndryshe sa thuhej, 28 vjeç, në njoftimin e Policisë së Vlorës.
Kjo është banesa në të cilën jetonte 31-vjeçari, bashkë me dy prindërit, të cilët janë të thyer nga vdekja e birit të vetëm të familjes. Që kur morën vesh lajmin e kobshëm, një infermiere u qëndron te koka gjithë kohës. Shtëpia është e mbushur me njerëz, familjarë e të afërm, të cilët vijnë të ngushëllojnë prindërit. Vdekja tragjike e Klajdit ka tronditur edhe të motrën, Gertën, e cila nuk e kishte imagjinuar asnjëherë një fat të tillë për të vëllain. 31-vjeçari prej rreth një viti punonte në kompaninë “BIBA-X”, me të cilën fillimisht kishte punuar në Theth, më pas në Gjirokastër dhe së fundmi për Bypass-in e Vlorës.
-
VIDEO
Merr zvarrë 20-vjeçaren të vijat e bardha, në bulevardin mes Kryeministrisë dhe Kryesisë së Kuvendit, largohet nga vendi i ngjarjes! Prangoset nga Policia
Një tjetër aksident i rëndë në mes të Tiranës. Sadik Përpunja ka shtypur një këmbësore të vijat e bardha në bulevardin në mes të Tirnës në bulevardin mes Kryeministrisë dhe Kryesisë së Kuvendit dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Pas disa orësh është prangosur nga policia.
-
VIDEO
Përplasen 2 automjete në Dhërmi, shoferi i betonierës hidhet nga mjeti dhe dëmton këmbën
Një betoniere dhe një kamion janë përplasur në Dhërmi.
-
VIDEO
Fati i PD në Apelin e Gjykatës së Tiranës, përcaktohet trupa gjykuese! ‘Rithemelimi’ ka ankimuar njohjen e Alibeajt si palë në vendimin e Zhukrit! Gjykata: Deklaratat partiake të papranueshme
Është hedhur shorti për caktimin e gjyqtarëve, që do të shqyrtojnë kërkesën e Ivi Kasos, ku i kërkon gjykatës që mos të pranojë ankimimin e Enkelejd Alibeajt si palë, për vendimin e gjyqtarot Agron Zhukri, i cili njohu Rithemelimin si PD-së zyrtare. Elona Toro, gjyqtare relatorë, Genti Shala gjyqtar dhe Edlira Petri gjyqtar, u caktuan nga shorti për shqyrtimin e kërkesës
-
VIDEO
Enigmat e aksidentit tragjik, asnjë i arrestuar në Vlorë! Viktimat Armand Beu dhe Klajdi Kaja punëtorë të "Biba x"! Kamioni ishte tejmbushur me inerte
Dy djem të ri janë përcjell në banesën e fundit këtë të martë, pas aksidentit fatal në bypass e Vlorës. Ngjarja është e mbushur me mister, policia ende nuk ka dërguar dosjen hetimore në prokurori, ndërsa paraprakisht thuhet se kamioni me të cilin u aksidentuan ishte i tejmbushur me inerte. Nuk përjashtohet as ndonjë defekt teknik në mjetin e kompanisë "Biba X", që po punon për asfaltimin e rrugës
-
VIDEO
Skandali! Ashensori që u rrëzua në QSUT nuk ishte i regjistruar! Në Shqipëri vetëm 1429 të certifikuar nga ISHMT
Një ditë pas rrëzimit të ashensorit në QSUT, Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut zbulon se ai ishte i paregjistruar, edhe pse kompania Sulollari Klima kishte fituar një tender rreth 120 mijë euro për mirëmbajtjen e ashensorëve në Qendrën Spitalore. Në Shqipëri, sipas inspektoratit janë vetëm 1429 ashensorë të regjistruar sipas ligjit, shifër që flet për një situatë totalisht të pasigurt për jetën e qytetarëve që i përdorin.
-
VIDEO
2 vjet nga shembja e Teatrit Kombëtar! Basha: Plagë e hapur! Meta: Artistët u tradhtuan nga opozita! Kryemadhi: Bashkëpunim Luli-Edi&Co! Reagon Veliaj: Ju dënoi gjykata për shpifje
Sot, më 17 Maj, bëhen dy vite nga shembja e Teatrit Kombëtar në Tiranë. Në orët e para të mëngjesit, fadromat e IMT-së të shoqëruar nga forca të shumta të policisë nxorën nga godina disa aktorë të cilët protestonin kundër shembjes së Teatrit Kombëtar dhe shembën godinën.