-
VIDEO
Sherr në lokalin e Noizyt në Durrës! Plagoset me armë zjarri ish-kandidati për kryetar i PS-së, në zgjedhjet e 25 prillit iu bashkua Bashës
Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur mesditën e sotme në Durrës. I plagosur ka mbetur Ardit Kërtusha, 31-vjeç, ish-kandidat i PS-së për degën e Durrësit, ndërsa në zgjedhjet e 25 prillit iu bashkua publikisht Lulzim Bashës
-
VIDEO
Gazeta austriake denoncon skandalin: Afera 700.000$ e presidentit shqiptar me kompaninë offshore! Njeriu që zbuloi faktet kërcënohet me jetë
“Një informator i cili u fsheh në Austri për shkak të kërcënimeve me vdekje rëndon pozitën e kreut të shtetit të Shqipërisë. Një rol të rëndësishëm në këtë histori luan edhe ceremonia e inaugurimit të Donald Trump."
-
VIDEO
Policia e Dibrës dhuron gjak për fëmijët talasemikë
Krahas angazhimeve të tjera të përhershme, për sigurimin e rendit e sigurisë publike, Policia e Dibrës iu përgjigj pozitivisht thirrjes së spitalit Rajonal të qytetit të Peshkopisë për dhurim gjaku.
-
VIDEO
Çela: Duhet të rishikohet roli i gjyqtarit të seancës paraprake, shpesh del si prokuror! Të rishihet sa duhet të kthehet në drejtues hetimi
Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela ka folur para mediave në përfundim të raportit vjetor që paraqiti në KLP dhe tha se duhet të rishikohet roli i gjyqtari i seancës paraprake dhe kompetencat e tij pasi shpesh herë shfaqet si prokuror.
"Nuk e kritikova. Ajo që konstatova është që roli i gjyqtarit të seancës paraprake është i rëndësishëm por ka nevojë për rishikim. Nuk është përgjegjës për hetimin por kontrollues të hetimit. Na duhet një zgjidhje ligjore pa ngarkuar më tej ligjin. Kemi gjetur gjuhën e bashkëpunimit për ti trajtuar më shpejt, por ndihmon dhe prokurorinë e policinë e shtetit.
Aajo që duhet riparë është sa duhet të kthehet në drejtues hetimi. nëse njëher del si gjyqtar, njëher si prokuror, si do e shihni, si gjyqtar apo prokuror. Të shikosh e rishikosh ligje do të thotë se ke një vizion, një ligj. Unë mendoj që zgjidhja më e mirë do të ishte rishikim i kompetencave e gjyqtarit të seancës paraprake në fazën e hetimit", tha Çela.
-
VIDEO
Olsian Çela raporton në KLP: Gjyqtari i seancës paraprake është bërë si 'Zot hetimi', duhet ta rishikojmë! Kemi kërkuar hetim për 4 prokurorë dhe një drejtues prokurorie
Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela, po paraqet në KLP raportin vjetor lidhur me veprimtarinë e sistemit të prokurorisë gjatë vitit 2021. Në raportin e tij, Çela bëri me dije se përgjatë vitit 2021 është kërkuar hetimi disiplinor i 4 prokurorëve dhe 1 drejtuesi prokurorie si dhe inspektimi tematik i 8 prokurorive.
-
VIDEO
Kamioni u përmbys në bypassin Orikum-Kaninë, viktima dy djem të rinj
Burime për Report Tv bëjnë me dije se dy djem të rinjë janë viktima të aksidentit që ndodhi mesditën e sotme në bypassin e Vlorës, rreth moshë 30-35 vjeç. Njëri prej tyre nga Bubullima e Lushnjës dhe njëri nga Kavaja.
-
VIDEO
Veliaj në Nju Jork, përurohet rruga 'Gjergj Kastrioti Skënderbeu': Një ngjarje e shënuar për shqiptarët
Pas rrugës “Fan Noli”, në Bronx të Nju Jorkut tani gjendet edhe një rrugë që mban emrin e Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.
Ajo ndodhet në kryqëzimin midis “Arthur Avenue” dhe “Crescent Avenue” dhe u përurua dje, në një ceremoni të veçantë, ku morën pjesë, përveç komunitetit shqiptar që jetojnë dhe punojnë atje, edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams, dhe zyrtarë të lartë amerikanë, si senatori Chuck Schumer, ligjvënësit Adriano Espalliat, Richie Torres etj.
-
VIDEO
Moti në Report TV / Parashikimi për datën 16 MAJ 2022/Temperaturat arrijnë në 29 gradë
Territori shqiptar do të jetë në ndikimin e motit të kthjellët gjatë orëve të para të ditës. Sipas Meteoalb, mesdita dhe pasditja do të sjellin shtim gradual të vranësirave në të gjithë vendin, ku në zonat veriore priten dhe momente të pakta me reshje të izoluara shiu.
Ndërsa orët e mbrëmjes do të ketë përmirësim të motit. Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 8°C deri në 29°C.
-
VIDEO
Aksident tragjik në Vlorë, rrëzohet kamioni gjatë punës në bypasin Orikum-Kaninë! Vdes shoferi, punëtori tjetër i bllokuar poshtë inerteve
Drejtuesi i një kamioni ka humbur jetën, ndërsa punëtori tjetër ka mbetur i bllokuar në inerte, teksa po punoni në bypasin Orikum-Kaninë. Report Tv ka siguruar pamjet nga vendi i ngjarjes, ku kamioni siç duket është dëmtuar krejtësisht në pjesën e parë të tij.
-
VIDEO
Defekt në ashensorin e QSUT-së, barrelmbajtësi dhe pacienti bllokohen brenda, mbesin të lënduar
Barrelmbajtësi dhe një paciente, kanë mbetur të lënduar pas një defekti që ka ndodhur në ashensorin e spitalin ‘Nënë Tereza’.
-
VIDEO
Tragjedi me 2 punonjësit në Bypass-in e Vlorës, Report Tv sjell pamjet ekskluzive
Report Tv ka siguruar pamje nga Bypassi I Vlorës, vendi i ngjarjes së tragjedisë së paradites së sotme, kur në Vlorë si pasojë e një aksidenti kanë humbur jetën një shofer ka humbur jetën, ndërkohë që punëtori tjetër gjendet nën dhe.
-
VIDEO
Luftë informalitetit, Rama: 25% e pagave minimale nuk ishin të tilla! Do të pyesim shqiptarët në Këshillim Kombëtar nëse duhet të bëhen publike 1 herë në vit
Kryeministri Rama tha sot pas një procesi kontrolli të detajuar kundër informalitetit të pagave u arritën rezultate mbresëlënëse.