-
VIDEO
Shqipëria do të marrë furnizime me vaj luledielli nga Maqedonia e Veriut
Që prej ditës së nesërme Shqipëria do të marrë furnizime me vaj luledielli nga Maqedonia e Veriut.
Lajmi u bë i ditur nga Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj gjatë një konference për mediat së bashku me homologun e saj nga Maqedonia e Veriut, Kreshnik Bekteshi.
-
VIDEO
Grabitën bankën në Koplik, 3 autorët djegin 'Golf 3' në kryqëzim, humbin çdo gjurmë
Report Tv sjell videon nga mjeti i djegur që përdorën 3 grabitësit për të grabitur bankën në Koplik. Siç shihet në pamje, grabitësit e kanë djegur makinën në kryqëzim, duke humbur çdo gjurmë se cilën rrugë kanë ndjekur për t'u arratisur.
-
VIDEO
Zgjedhja e Presidentit/ PD mbledh grupin parlamentar për të diskutuar draftin e Alibeajt! Në takim vetëm 21 deputetë! S'ka kuorum për vendimarrje
Partia Demokratike ka mbledhur grupin parlamentar për të diskutuar mbi draftin e Enkelejd Alibeajt për zgjedhjen e Presidentit të Republikës. Mbledhja ka nisur që prej orës 14:00 por nuk ka kuorum për vendimmarrje.
-
VIDEO
Me shpejtësi të frikshme rrugëve të qytetit, makina inteligjente ‘gjobit’ 123 shoferë
Në kuadër të masave për parandalimin e aksidenteve rrugore, pas kontrolleve nw tw gjithw vendin, policia ka pezulluar 79 leje drejtimi, nga të cilat 39 për shpejtësi (të matura me radarët automatikë), 29 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe 11 për qarkullim në sens të kundërt.
Ndërkohë janë arrestuar në flagrancë 16 drejtues mjetesh, nga të cilët 10 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 6 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.
-
VIDEO
Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Koplik! Gjendet djegur makina e gabitësve
Një bankë e nivelit të dytë në Koplik është grabitur. Tre persona të maskuar dhe me arme me një golf të Zi kanë grabitur dhe janë larguar
-
VIDEO
Parashikimi i motit për sot, pas mesditës priten vranësira në të gjithë vendin
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 10°C deri në 28°C.
-
VIDEO
Aksidenti i rëndë në Tiranë, Softa: Testi i drogës nuk zgjidh problemin, njerëz të tillë kanë mbështetje nga zyrtarë, Qibini: Nuk respektohet edukata rrugore
Të ftuar në emisionin “Sot Live në Shqipëri” në Report Tv ekspertët rrugore Fatjon Softa dhe Islam Qibini vendosën theksin tek fakti se nuk respektohen rregullat e qarkullimit rrugorë.
-
VIDEO
Punonte si punëtor ndërtimi, humb jetën në vendin e punës 53 vjeçari në Durrës
Një 53 vjeçar ka humbur jetën teksa punonte në një kompleks në ndërtim e sipër në Lagjen 15 në Durrës.
-
VIDEO
Një tjetër i droguar në timon rrugëve të Tiranës, prangoset nga policia
Një tjetër drejtues mjeti i droguar në timon rrugëve të Tiranës është prangosur sot nga policia.
-
VIDEO
Punëtori vdes në kantierin e ndërtimit në Durrës, në kartelin e vdekjes i shënohet aksident! Të afërmit e 51-vjeçarit: Nuk kishte kushte sigurie në punë
Genci Spaho, 51-vjeç, babai i dy vajzave, ishte duke punuar në një kantier ndërtimi në zonën e Spitallës në Durrës, ku po ndërtohen shtëpi të banorëve të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit. 51-vjeçari fillimisht u dërgua për mjekim në spitalin e Durrësit, por më pas u dërgua në spitalin e Traumës, ku edhe ndërroi jetën mbrëmjen e së shtunës. Sipas të afërmve të të ndjerit kompania ‘Edi Com’, ishte kompanie e cila po kryen punimet.
-
VIDEO
Pronën 300 mijë € e deklaroi 5 mln lekë, liroi Mihasin që u vra në Astir, mbylli në konvikt një kryefamiljar të huaj! KPK shkarkon prokurorin Emror Kasaj
KPK ka shkarkuar Prokurorin e Gjirokastrës, Emror Kasaj. Ky i fundit u përball për herë të dytë me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit më 5 maj lidhur me problemet në kriterin e figurës dhe profesionalizmit.
-
VIDEO
Vijon ndotja e lumit Osum, firmat e përpunimit të gurit shkarkojnë mbetjet gurore në lumë
Firmat e përpunimit të gurit shtrihen përgjatë aksit nacional Vodicë-Poliçan dhe derdhja e mbetjeve nga firma është kryer në fshatin Vodicë. Kamioni, me targa BR 0269 B, rezulton të jetë i firmës së përpunimit të gurit dekorativ në pronësi të shtetasit Arben Dani.