• VIDEO

    Konferenca e Donatorëve në Varshavë për Ukrainën, Shqipëria jep 1 mln euro! Rama: Dhamë ndihmë ushtarake! Zelensky: Do ringrihemi, liria duhet të fitojë

    Sot me 5 maj, do të mbahet në Varshavë, Konferenca e Donatorëve për Ukrainën, pas pushtimit nga Rusia. Veprimtaria u iniciua nga kryeministri polak Mateusz Moraëiecki dhe kryeministrja suedeze Magdalena Andersson

  • VIDEO

    Konferenca e donatorëve për Ukrainën, Rama: Do të japim 1 mln euro

    Vendi ynë do të japë për Ukrainën 1 mln euro, pas krizës humanitare që ka përfshirë vendin pas sulmit të ushtrisë rusë. Kështu tha kryeministri Edi Rama tha gjatë konferencës së Donatorëve në Varshavë.

    ‘Në këtë konferencë ne do të kontribuojmë me 1 mln euro, e di që nuk do të ndryshoje në përfundimin e luftës pra mënyrën si po zhvillohet lufta, por ne jemi të nderuar që jemi këtu. Jam falenderues për kryeministrin polak që është pjesë e kësaj konference, për të bërë më të mirën për ukrainasit dhe të shohim sa më shpejt paqen.’- tha Rama.

  • VIDEO

    Zgjedhjet e kryetarit të ri në PD, Korreshi në Report Tv: Proces i nxituar, kështu fiton vetëm Berisha! Më 6 mars humbën të gjithë demokratët! Ja emri im për President

    Të “nxituar” e cilësoi procesin e zgjedhjes së kryetarit të ri të PD, deputeti demokrat Saimir Korreshi, ndërsa shoi se kjo ka qenë arsyeja kryesore që nuk mori pjesë në Kuvendin e 30 prillit.

    “Arsyeja pse nuk kam qenë në Kuvendin e 30 prilli është se i gjithë procesi mbas ikjes së Bashës ka qenë i nxituar me qëllim, e gjitha ndodhi vetëm për t’u larguar Basha. Unë bashkë me një pjesë të kryesisë së degës Lushnje, ku kërkova zgjatjen e procesit, mos të behej me 3 ditë. Unë nuk mund të marrë pjesë kështu në Kuvend. Ka edhe arsye të tjera, për mënyrën sesi u përfaqësuan degët.”, tha ai.

  • VIDEO

    Rruga e Rinasi me dy korsi, në korrik gati aksi i ri për lehtësimin e trafikut drejt Aeroportit

    Ministrja e Energjisë, Belinda Balluku tha sot se në muajin korrik do të jetë gati rruga e re që lidh Kthesën e Kasharit me Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, aks që do të lehtësojë fluksin e automjeteve.

    Pas protestës së banorëve të Rinasit për hapjen me dy sense të rrugës, ministrja Balluku pa nga afër situatën, teksa prezantoi edhe ndërhyrjen që do të realizohet për t’i dhënë zgjidhje trafikut në këtë segment.

    Ajo u shpreh se ARRSH ka nisur procedurën për ndërtimin e aksit të ri Kthesa e Kasharit-Fshati Ahmetaq-Rinas dhe bëri të ditur se brenda muajit korrik do të jetë gati.

    Ministrja apeloi të gjithë drejtuesit e mjeteve që udhëtojnë drejt Veriut të aksesojnë dy daljet e tjera atë të tunelit të Kamzës ose atë të Vorës, për t’u lidhur me rrugën e Kombit apo atë të Shkodrës, pasi sipas saj rritja e fluksit të fluturimeve ka shtuar trafikun në këtë aks duke u edhe pengesë për kapjen e orareve të fluturimeve nga ana e pasagjerëve.

  • VIDEO

    Diell dhe temperatura deri në 25 gradë, ja si parashikohet moti për ditën e sotme

    Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes dhe ndjeshëm në mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 6°C deri në 25°C.

  • VIDEO

    Gjenden mbetje kockore në një grumbull dheu në Vlorë, dyshohen eshtra njeriu

    Në një grumbull dheu në Vlorë, pranë banesës së saj në lagjen Kushtrimi, një grua me iniciale I.J, ka kallëzuar se ka gjetur mbetje kockore të dyshuara si ato të njeriut. Mbetjet kockore do të dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për ekzaminime të mëtejshme.

    ‘Më datë 05.05.2022, në sallën operative të DVP Vlorë, ka telefonuar shtetasja I. J., e cila ka kallëzuar se në një grumbull dheu, të marrë para disa ditësh, për të kryer punime, në afërsi të banesës së saj, në lagjen "Kushtrimi, ka gjetur mbetje kockore të dyshuara si ato të njeriut. Mbetjet kockore do të dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për ekzaminime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.’- njofton policia.

  • VIDEO

    U vetëvra prej dhunës nga bashkëshorti, përcillet sot për në banesën e fundit 52-vjeçarja Fatbardha Likrama, e motra tregon kalvarin e vuajtjeve: E kanë rrahur deri sa i ka rënë të fikët

    Fatbardha Likrama, nënë e tre fëmijëve, tentoi t'i shpëtojë dhunës së bashkëshortit, duke u larguar në shtëpinë e motrës, që jeton përballë pallatit të saj në lagjen “Vullnetari” në Elbasan. Por gruaja e dhunuar, që 3 ditë më parë kishte zgjedhur të mos heshtte dhe guxoi të denoncojë dhunën në polici, u mor forcërisht nga shtëpia e motrës për t'u kthyer në gjirin familjar, që ndryshe nga paqja dhe dashuria i ofronte dhunë. Nën këtë presion, e ndjerë e vetme dhe pa mbështetje,  52-vjeçarja i dha fund jetës, duke u hedhur nga kati i tretë i pallatit pasditen e 4 majit.

  • VIDEO

    13 vite nga vrasja e ish-deputetit të PS-së Fatmir Xhindit, Balla: Presim që drejtësia të zbardhë ngjarjen

    Drejtuesi politik i Partisë Socialiste në qarkun e Fierit, Taulant Balla ka kujtuar sot 5 Majin, Ditën e Dëshmorëve të Atdheut, ku kreu homazhe në Lushnjë. Gjatë një prononcimi për gazetarët, Balla ka përkujtuar edhe ish-deputetin e ndjerë të PS-së, Fatmir Xhindin, i vrarë në 2009 në Roskovec, ndërsa tha se presin që drejtësia të zbardhë vrasjen.

     
  • VIDEO

    Vari veten me lidhësen e bluzes brenda komisariatit, 31-vjeçari, i dënuar 3 herë për vjedhje! Prej 2014 i shoqëruar 18 herë në komisariat! Arrestohen 3 punonjës të policisë së Kavajës

    Ilvi Meta, 31 vjeç, u gjet i vdekur brenda komisariatit në Kavajë, pasi kishte varur veten me lidhësen e këpucëve. I riu, ishte arrestuar mesditën e së mërkurës me akuzën për vjedhje, ndërsa rezultonte me precedent të mëparshëm penal po për këtë vepër penale

    • VIDEO

      Grida Duma takon babanë e 31-vjeçarit që u vetëvar në komisariatin e Kavajës: Prokuroria të nisë hetimet dhe të bëjë transparente ngjarjen

      Grida Duma: Unë e di që jeni të shokuar tani, jam e bindur që ke mpirje dhe s’di çfarë të thuash përpara por gjëja më e dhimbshme për ju dhe familjarët tuaj është që ju jeni në terr dhe errësirë totale se çfarë ka ndodhur me djalin. Në institucionet e drejtësisë ku jeta duhet të jetë totalisht e sigurt deklarohet që ka bërë vetvrasje që në këtë moment është një problem i madh. Se atje ku jeta duhet të jetë e sigurt më shumë se kudo ndodh vetvrasja. Që ju keni  të drejtë absolute jo vetëm të kërkoni drejtësi por të kërkoni transparencë kjo është arsyeja e parë që në një ngjaje të tillë tronditëse se është humbje jete. Ne jemi këtu të gjithë dhe do të kërkojmë deri në minutin e fundit dhe në çdo gjë transparencë qartësi kudo. Dhe ne jemi këtu do ta kërkojmë ne bashkë me ju Partia Demokratike, ne të gjithë në të gjitha instancat. Kërkohet absolutisht që Avokati i Popullit të vijë dhe të bëjë detyrën e vetë në çast për të bërë transparecë me ngjarjen. Duhet që Prokuroria e Kavajës nëse nuk e ka nisur ta nisë me urgjencë hetimin dhe të bëjmë transparencë çfarë ka ndodhur me jetën e djalit tuaj. Për mua është e papranueshmë që ju aktualisht nuk dini asgjë, cilado qoftë arsyeja që prindi nuk di ju thoni që trupi i djalit është në morgun e Durrësit, thoni gjithashtu që ekspertët që kanë bërë autopsinë, trupa e parë e ekspertëve nuk ka pranuar ta firmosi ekspertizën. Kjo është dëshmia juaj, momenti i parë. Në çdo orë të ditëve që do vijnë ne do bëjmë pjesën tonë që nuk është pak, do ta shtyjmë me të gjitha mjetet institucionale, publike mediatike, që të bëhet transparencë dhe të bëhet drejtësi, është e papranueshme që në një institucion ku duhet të sigurohet dhe ekziston për sigurinë e jetës së qytetarëve të ndodhi sic është version që dëgjojmë deri tani se unë version zyrtar nuk kam dëgjuar. Ju thoni që nuk ka , ju nuk ju ka ardhur asnjë version zyrtar nga policia , do ta ndjekim deri në fund çështjen nuk kam çfarë të them më tepër në këtë moment. Mund mos të kishim bërë sot një deklaratë para mediave por ju thoni që sa më shumë të ndërgjegjësohet opinioni aq më shumë ndiheni të sigurt që do të kemi transparencë sepse nuk keni besim që institucionet duke qënë se keni shkuar disa herë mund t’ju japin përgjigje. Do ta bëjmë këtë edhe për publikun që këto raste të kthehen në shembullin më negativë që mos guxojë njeri të preki këdo, sido që ta mendojë , sido që ta paragjykojë që është i paprekshëm, askush nuk është i paprekshëm dhe do marrin ndëshkimin.

    • VIDEO

      5 MAJI/ Në Akademinë e Sigurisë përurohet Memoriali i Dëshmorëve të Policisë! Gledis Nano: Vepër që i shtohet kujtesës kombëtare, nderim të rënëve

      Ata që na deshën aq shumë sa dhanë dhe jetën e tyre. E ndjej veten tepër të përmbushur duke qenë pjesë e kësaj familje të madhe. Në kuadër të 5 Majit, Ditës së Dëshmorëve të Atdheut, për të përkujtuar dhe vlerësuar aktin sublim të punonjësve të Policisë, të rënë në krye e për shkak të detyrës, në Akademinë e Sigurisë mbahet ceremonia përkujtimore, pranë Memorialit të ri të Dëshmorëve të Policisë.

    • VIDEO

      Hapet rruga në Rinas, fëmijët rikthehen në shkollë

      Fëmijët e shkollës ‘Rexhë Deliu’ janë kthyer tashmë në shkollë pas rikthimit të rrugës me dy sense të lëvizjes. Ato falenderuan mediat, ndrësa u shprehën se fshati e kishte të nevojshme këtë rrugë.

      ‘U gëzuam tani se fëmijët i çojmë shumë qetësisht. Se na i patën prerë krahët. Faleminderit edhe për mediat shumë. Për ne është një fitore e nevojshme, e kishte të nevojshme fshati këtë rrugë’- u shprehën banorët.

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv