-
VIDEO
5 Maji/ Meta, Ahmetaj, Nikolla, Denaj dhe Peleshi homazhe te Varrezat e Dëshmorëve të Atdheut
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, ministrja e Ekonomisë Anila Denaj dhe ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi zhvilluan sot homazhet shtetërore te Varrezat e Dëshmorëve të Atdheut me rastin e 5 Majit. Pjesë në homazhe mori edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj.
Kryeministri Edi Rama nuk ishte i pranishëm gjatë homazheve të ditës së sotme, pasi ndodhet në Varshavë pasi do të jetë pjesëmarrës në Konferencën e Donatorëve për Ukrainën.
-
VIDEO
Rruga e Rinasit me një sens, banorët protestojnë për të katërtën ditë me radhë, bllokojnë rrugën pranë shkollës
Për të katërtën ditë me radhë, banorët e Rinasit janë ngritur në protestë duke bllokuar rrugën. Ata janë mbledhur në afërsi të shkollës 9-vjeçare 'Rexhë Deliu', ndërsa kërkojnë kthimin e rrugës me dy sense lëvizje, sikurse ka qenë para datës 1 maj.
-
VIDEO
Nxënësit në Rinas sërish pa mësim, në shkollë vetëm 6 prej tyre! Mësuesit: Vijnë vetëm ata që janë afër! Vëzhgimi i Report Tv, fëmijët detyrohen të kalojnë mes makinave në rrugën pa trotuar
Fëmijët e shkollës ‘Rexhë Deliu’ në Rinas, nuk kanë mundur të shkojnë në mësim sot, për të dytën ditë me radhë. Report Tv ishte mëngjesin e sotëm në ambientet e shkollës, ku kanë shkuar vetëm 6 nxënës të cilët e kanë shtëpinë afër shkollës. Prej ditësh banorët e Rinasit janë ngritur në protestë, duke kërkuar kthimin e rrugës siç ishte, me dy sense lëvizje.
-
VIDEO
Fëmijët nuk shkojnë në shkollë se nuk kanë rrugë, prindi: Vajza shkoi në shkollë, por u kthye sepse nuk i kishin ardhur shoqet
Fëmijët në Rinas nuk kanë shkuar sërish në shkollë pasi prindërit e tyre po protestojnë pasi rruga u kthye me një sens lëvizje. Madje dhe ato që e kanë afër, nuk kanë shkuar në shkollë. Për Report Tv një prin, u shpreh se vajza e tij në klasë të parë nuk ka shkuar në shkollë pasi nuk shoqet nuk kanë ardhur në mësim.
‘Në klasë të parë, nuk ka shkuar në shkollë pasi, nuk i kanë shkuar shoqet në shkollë. Vijnë me furgonin e lagjes, nuk ka rrugë, vetëm kjo pjesë këtu është që i kanë në lagje.’- tha prindi i saj.
-
VIDEO
Report TV përshkruan rrugën nga ku duhet të kalojnë fëmijët në Rinas për të shkuar në këmbë në shkollë! 200 metra kundravajtje dhe pa trotuar
Rruga alternative, e njohur nga banorët në Rinas si 'Ura e Brrakës', sugjeruar nga ARRSH për t'u përdorur pas kthimit me një sens kalimi të rrugës kryesore, nuk i ndihmon fëmijët e zonës që të shkojnë të sigurt në shkollë.
Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta, përshkroi mëngjesin e sotëm rrugën që do të duhet të kalojnë fëmijët për të shkuar në shkollë, ku shihet qartë rreziku që i kanoset, për shkak se pas përfundimit të rrugës alternative, e paasfaltuar dhe shumë e ngushtë, janë të detyruar të ecin 200 metra në këmbë, kundravajtje në një rrugë pa trotuar dhe ku fluksi i lëvizjes së automjeteve është i madh.
-
VIDEO
Presidenti i ri, Balla -Alibeaj nisin takimet
Nisja e negociatave mes mazhorancës dhe opozitës për zgjedhjen e presidentit të ri ka qenë temë e diskutimit në emisionin 'Repolitix' në Report Tv të gazetarit Denis Minga. Më 10 maj do të mbahet mbledhja e Konferencës së kryetarëve, ku do të vendoset edhe data për raundin e parë të votimeve për presidentin e ri. Aulon Kalaja, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD tha se është dakord për të marrë pjesë në këtë proces pasi do të tregohet qartë nëse Rama e ka pasur gati emrin apo po pret kandidaturat.
-
VIDEO
Përroi i Brrakës i mbushur me mbeturina, asnjë reagim nga autoritetet vendore
Përroi i Brrakës është kthyer në një vendgrumbullim mbeturinash. Report Tv sjell pamje nga Përroi i Brrakës ku duket vendi i mbushur me mbeturina. Autoritetet vendore nuk kanë marrë asnjë masë për pastrimin e mjedisit.
-
VIDEO
3 makina përfshihen në aksident në superstradën Lezhë-Laç, njëra përfundon në kanal! Plagosen 2 fëmijë
Një tjetër aksident ka ndodhur para pak minutash në superstradën Lezhë-Laç pranë fshatit Gajush. Dy automjete janë përplasur dhe për pasojë kanë marrë lëndime dy fëmijët, të cilët janë dërguar në spitalin rajonal të Lezhës për trajtim mjekësor.
-
VIDEO
Prodhimi nga panelet diellore në Evropë dhe rajon! I ftuar eksperti Fatos Çoçoli
Energjia dhe prodhimi kombëtar 2021, varësia nga importi Kalimi në prodhimin e energjisë diellore, c’duhet bërë?
-
VIDEO
Thirrja e Zelenskyt për një sezon turistik pa rusë këtë vit, tur-operatorët: Do shkatërronte agjencitë e vogla turistike
Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelensky i kërkoi Shqipërisë të refuzojë turistët rusë. Kjo thirrje për përfaqësuesit e industrisë së turizmit, nuk do të sillte dëm të madh në ekonomi, por do të ishte goditje fatale për ata tur operatorë që merren ekskluzivisht me shtetas rus.
-
VIDEO
E rëndë në Kavajë/ Ishte shoqëruar për vjedhje, 28-vjeçari vret veten brenda komisariatit të policisë, varet me çarçaf
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kavajë. Një 28-vjeçar, ka vrarë veten brenda komisariatit të policisë. Viktima është identifikuar si Ilvi Stameta.
-
VIDEO
Dosja e konfiskimit/ Ja si vajza e papunë e deputetit të PD Kasem Mahmutajt ‘bëri’ hotelin me 4 yje
Vajza Sanjola Mahmutaj deklaroi në ILDKP hotelin luksoz që u sekuestrua nga SPAK vetëm 26 mijë euro. A rrezikon të procedohet deputeti i PD-së Kasem Mahmutajt për deklarim të rremë pasurie? Mes pasurive të konfiskuara përfshihet edhe hoteli me 4 yje, “ANTIPATREA HOTEL”, në Berat, i cili sipas SPAK dhe Gjykatës Speciale është produkt i parave nga burime jo të ligjshme.