• VIDEO

    Zhduken dy adoleshentë në Elbasan, mbërrijnë live në ’Pa Gjurmë’ fotot dhe video! Zbulohet vendndodhja e fundit, të rinjtë nga mali zbritën në Tiranë

    Dy foto dhe një video, që mbërritën gjatë transmetimit live, puntatën e kësaj të mërkure në emisionin investigativ ’Pa Gjurmë’ në Report TV kanë ngjashmëri me dy adoleshentët, në Elbasan, që janë denoncuar të zhdukur nga prindërit. 

  • VIDEO

    Zhduken dy adoleshentë në Elbasan/Mbërrijnë live në ’Pa Gjurmë’ fotot zbulohet vendndodhja

    Dy foto dhe një video, që mbërritën gjatë transmetimit live, puntatën e kësaj të mërkure në emisionin investigativ ’Pa Gjurmë’ në Report TV kanë ngjashmëri me dy adoleshentët, në Elbasan, që janë denoncuar të zhdukur nga prindërit. 13- vjeçarja Stelina Jaupaj dhe 15-vjeçari Samuel Duro kanë humbur kontaktet me prindërit që prej ditës së shtunë, më 30 prill, ndërsa janë larguar të dy, pasi kanë mbaruar mësimin në shkollë. Imazhet që u shfaqën në program tregojnë një djalë që mban veshur një bluzë të zezë dhe një kapele gjithashtu të zezë dhe tuta gri të shkurtra shoqëruar nga një vajzë me një çantë shkolle në shpinë dhe një shall në kokë. Ndërsa dyshohet se bëhet fjalë për dy të miturit që u zhdukën pasi mbaruan mësimin. Nga informacionet që kanë marr familjarët dyshohet se ata i janë drejtuar pikës turistike në Funar, ku pasi kanë konsumuar kafe në një lokal janë shprehur se kanë humbur shokët gjatë një ekskursioni me shkollën. Më pas me një mjet transporti janë larguar në drejtim të Tiranës. Të ftuar në studion e emisionit ’Pa Gjurmë’ prindërit e djalit Gazment dhe Burbuqe Duro se humbjen e të birit e mësuan pasi në derë trokitën prindërit e vajzës me të cilën u largua 15-vjeçari. ’Më erdhi babai në derë dhe më kërkoi të nxirrja vajzë. Ne nuk denim asgjë. As në shkollën e Samuelit nuk dininr asgjë. Ai është klasën e tetë dhe është hera e parë që ai largohet. Ishte motra e vajzës që kontaktoi me ne. Rreth orës 11 paradite, prindërit e vajzës na thanë se djali kishte marr vajzën e tyre dhe se ishte larguar. Ne u çuditëm shumë. Filluam të bënim kërkime nëpër ullishtet e Elbasanit. Kishim informacione se i kishin parë të dy bashkë duke ikur asaj rruge në këmbë. Ne nuk e njihnim më parë vajzën. Nga prindërit e saj e kemi mësuar se ata shoqërohen bashkë edhe pse nuk janë në të njëjtën shkollë’-tha babai ’Djali mund ta ketë shitur biçikletën, ose e ka humbur sepse nuk po e gjej askund. Edhe telefonin mund ta ketë shitur. Nuk e dimë. Ai edhe mund të ketë pasur adresa në rrjete sociale, por ne nuk dimë asgjë. Djali s’më ka treguar, as ndonjë problem apo shqetësim që mund të ketë pasur. Kemi folur me miqtë e tij dhe s’na kanë thënë gjë. Sidomos për lidhjen që mund të ketë pasur me këtë vajzën nuk kemi qenë në dijeni. Rrinte shumë i mbyllur gjithnjë dhe në telefon. ’Flas me shokët e shkollës’- na thoshte’, -u shpreh nëna Mjaft telefonata mbërritën gjatë transmetimit live, që lokalizuan një vendndodhje të mundshme të dy të rinjte në zona të ndryshme të kryeqytetit që janë parë këto dy ditët e fundit. Pak para përfundimit të emisionit dy foto të shkrepura nga një qytetar pranë Shkollës së Bashkuar në Tiranë, si dhe një video tregonin imazhin e dy adoleshentëve, të ngjashëm me ata që kërkohen nga familjarët. Edhe pse prindërit e të riut nuk arritën dot të dallonin imazhin e fotove të mara nga kamerat e sigurisë konfirmuan se nga profili dhe fiziku i personit që shfaqet në video mund të jetë djali i tyre. Dëshmitari i cili dërgoi fotot tha se i ka parë këtë të mërkurë rreth orës 13:00. Kjo nuk ishte dëshmia e vetme që lokalizon një vendodhje të mundshme të të humburve në Tiranë. Pasi një tjetër qytetar pretendon se i ka parë po këtë të mërkurë rreth orës 12:00-12:15 në zonën e Medresesë.

  • VIDEO

    Pampuri në Report Tv: Nuk e bojkotojmë procesin e zgjedhjes së presidentit! Kryetari i ri? Me Berishën s'ka garë të hapur! PD s'mund të dalë kundër SHBA

    Partia Demokratike ka mësuar nga gabimet e sëshkuarës dhe për këtë arsye nuk ka ndërmend ta bojkotojë procesin e zgjedhjes së presidentit të ri. Kështu shprehet deputetja demokrate Oriola Pampuri në Report Tv. Deputetja tha se nuk mund të bojkotojnë këto nisma të rëndësishme, pasi historia ka treguar që kur nuk merr pjesë nuk respektohesh nga ‘kundërshtarët’.

  • VIDEO

    Aksident në Fier, dy makina përplasen me kamionin, plagosen tre persona, dërgohen me urgjencë në spital

    Një aksident rrugor është shënuar në aksin rrugor “Mbrostar Ura” në Fier. Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur tre persona, të cilët janë dërguar në spital për të marë ndihmën mjekësore.

  • VIDEO

    Mësuesi në protestë: 90% e fëmijëve nuk erdhën në shkollë! Unë bëra 30 km për të ardhur këtu

    Një mësues, i cili ishte pjesë e protestës për shkak të vendimit të ARRSH ka thënë se 90% e fëmijëve nuk ishin sot në shkollë. Vetë ai ka bërë 30 km për të shkuar në shkollë, ndërsa më parë e bënte rrugën për 8 km.

    "Këtu është e cuditshme se ky aks rrugor nuk ka pasur trafik që të bëhet gjithë ky bllokim rruge, ndaj nuk e di përse kanë bërë këtë zgjidhje. Duhet ta mendojnë mirë edhe për komunitetin, edhe për fëmijët, edhe për ne si mësues dhe për të gjithë. 90% e fëmijëve nuk kanë qenë sot pjesë të shkollës. Ne i kemi rënë rrugës rreth e rrotull se nuk ka rrugë tjetër. Unë vij nga Fushë Kruja, duhet të dal në Vorë, nga Vora në Qafë Kashari dhe më pas këtu. Nga Fushë Kruja deri këtu janë 8 km, duhet të bëjmë 30 km", tha mësuesi.

  • VIDEO

    Aksident në Lezhë, makina përplas 14-vjeçarin, dërgohet me urgjencë në spital

    Një 14-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë pasi është përlasur nga një makinë në rrugën që lidh Rrilen me fashatin Mylte në Lezhë, ndërsa makina qe e perplasi ate ka përfunduar jashte rruge ne një kanal.

    Policia ka nisur hetimet rreth ngjarjes ndërkohë që ende nuk bëhen të ditura shkaqet e aksidentit.

  • VIDEO

    Para 2 ditësh u pajis me urdhër mbrojtje nga dhuna prej bashkëshortit, 52-vjeçarja vetëhidhet nga kati i 3-të në Elbasan, humb jetën në vend

    Një 52-vjeçare nga Elbasani i ka dhënë fund jetës mesditën e sotme duke u hedhur nga kati i trete i pallatit ku banonte. Ngjarja e rëndë u shënua në lagjen “Vullnetari” ndërsa e ndjera Telha Likrama kishte denoncuar dhunën në familje

  • VIDEO

    Dosja e konfiskimit/ Ja si vajza e papunë e deputetit të PD-së Kasem Mahmutajt ‘bëri’ hotelin me 4 yje në Berat, e deklaroi vetëm 26 mijë euro në ILDKP

    Vajza Sanjola Mahmutaj deklaroi në ILDKP hotelin luksoz që u sekuestrua nga SPAK vetëm 26 mijë. A rrezikon të procedohet deputeti i PD-së Kasem Mahmutajt për deklarim të rremë pasurie?Mes pasurive të konfiskuara përfshihet edhe hoteli me 4 yje, “ANTIPATREA HOTEL”, në Berat, i cili sipas SPAK dhe Gjykatës Speciale është produkt i parave nga burime jo të ligjshme.

  • VIDEO

    Rriten temperaturat, ja si parashikohet moti për ditën e sotme

    Gjatë mesditës dhe pasdites pritet të ketë zhvillim të vranësirave në pothuajse gjithë vendin duke gjeneruar reshje të pakta dhe të izoluara shiu. Ndërsa mbrëmja dhe nata do të sjellin dominim të motit të qëndrueshëm.

  • VIDEO

    Zhduken dy të mitur nga Elbasani, dyshohet arratisje e planifikuar, u larguan pasi mbaruan mësimin të shtunën! Janë parë për herë të fundit në Tiranë

    Burime bëjnë me dije se kanë se kanë shkuar në Funarë ku kanë konsumuar kafe, ndërkohë që janë shprehur se janë në ekskursion me shkollën dhe se kanë humbur shokët. Më pas me një mjet transporti janë larguar në drejtim të Tiranës.

  • VIDEO

    Banorët e Rinasit sërish në protestë, ulen këmbëkryq dhe bllokojnë rrugën! Nuk çojnë fëmijët në shkollë

    Sot është dita e tretë e protestës së banorëve të Rinasit. Banorët kanë bllokuar rrugën duke u ulur këmbëkryq, ndërkohë që nuk kanë dërguar as fëmijët sot në shkollë në shenjë proteste.

  • VIDEO

    518 zyrtarë të kallëzuar për pastrim parash dhe fshehje pasurie, emrat mbahen sekret, dosjet u mbyllën në heshtje! Asnjë i dënuar për 2021

    Rëndohet bilanci i mosndëshkimit zyrtarëve lartë përmes goditjes së pasurive të tyre. Prokuroritë vetëm një procedim penale pa rezultat në vitin 2021. SPAK 14 procedime, 10 në proces, asnjë në gjykatë për dënim. Vetëm ILDKP bëri mbi 500 kallëzime gjatë 7 viteve të fundit 

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv