Dy foto dhe një video, që mbërritën gjatë transmetimit live, puntatën e kësaj të mërkure në emisionin investigativ ’Pa Gjurmë’ në Report TV kanë ngjashmëri me dy adoleshentët, në Elbasan, që janë denoncuar të zhdukur nga prindërit. 13- vjeçarja Stelina Jaupaj dhe 15-vjeçari Samuel Duro kanë humbur kontaktet me prindërit që prej ditës së shtunë, më 30 prill, ndërsa janë larguar të dy, pasi kanë mbaruar mësimin në shkollë. Imazhet që u shfaqën në program tregojnë një djalë që mban veshur një bluzë të zezë dhe një kapele gjithashtu të zezë dhe tuta gri të shkurtra shoqëruar nga një vajzë me një çantë shkolle në shpinë dhe një shall në kokë. Ndërsa dyshohet se bëhet fjalë për dy të miturit që u zhdukën pasi mbaruan mësimin. Nga informacionet që kanë marr familjarët dyshohet se ata i janë drejtuar pikës turistike në Funar, ku pasi kanë konsumuar kafe në një lokal janë shprehur se kanë humbur shokët gjatë një ekskursioni me shkollën. Më pas me një mjet transporti janë larguar në drejtim të Tiranës. Të ftuar në studion e emisionit ’Pa Gjurmë’ prindërit e djalit Gazment dhe Burbuqe Duro se humbjen e të birit e mësuan pasi në derë trokitën prindërit e vajzës me të cilën u largua 15-vjeçari. ’Më erdhi babai në derë dhe më kërkoi të nxirrja vajzë. Ne nuk denim asgjë. As në shkollën e Samuelit nuk dininr asgjë. Ai është klasën e tetë dhe është hera e parë që ai largohet. Ishte motra e vajzës që kontaktoi me ne. Rreth orës 11 paradite, prindërit e vajzës na thanë se djali kishte marr vajzën e tyre dhe se ishte larguar. Ne u çuditëm shumë. Filluam të bënim kërkime nëpër ullishtet e Elbasanit. Kishim informacione se i kishin parë të dy bashkë duke ikur asaj rruge në këmbë. Ne nuk e njihnim më parë vajzën. Nga prindërit e saj e kemi mësuar se ata shoqërohen bashkë edhe pse nuk janë në të njëjtën shkollë’-tha babai ’Djali mund ta ketë shitur biçikletën, ose e ka humbur sepse nuk po e gjej askund. Edhe telefonin mund ta ketë shitur. Nuk e dimë. Ai edhe mund të ketë pasur adresa në rrjete sociale, por ne nuk dimë asgjë. Djali s’më ka treguar, as ndonjë problem apo shqetësim që mund të ketë pasur. Kemi folur me miqtë e tij dhe s’na kanë thënë gjë. Sidomos për lidhjen që mund të ketë pasur me këtë vajzën nuk kemi qenë në dijeni. Rrinte shumë i mbyllur gjithnjë dhe në telefon. ’Flas me shokët e shkollës’- na thoshte’, -u shpreh nëna Mjaft telefonata mbërritën gjatë transmetimit live, që lokalizuan një vendndodhje të mundshme të dy të rinjte në zona të ndryshme të kryeqytetit që janë parë këto dy ditët e fundit. Pak para përfundimit të emisionit dy foto të shkrepura nga një qytetar pranë Shkollës së Bashkuar në Tiranë, si dhe një video tregonin imazhin e dy adoleshentëve, të ngjashëm me ata që kërkohen nga familjarët. Edhe pse prindërit e të riut nuk arritën dot të dallonin imazhin e fotove të mara nga kamerat e sigurisë konfirmuan se nga profili dhe fiziku i personit që shfaqet në video mund të jetë djali i tyre. Dëshmitari i cili dërgoi fotot tha se i ka parë këtë të mërkurë rreth orës 13:00. Kjo nuk ishte dëshmia e vetme që lokalizon një vendodhje të mundshme të të humburve në Tiranë. Pasi një tjetër qytetar pretendon se i ka parë po këtë të mërkurë rreth orës 12:00-12:15 në zonën e Medresesë.
Zhduken dy adoleshentë në Elbasan/Mbërrijnë live në ’Pa Gjurmë’ fotot zbulohet vendndodhja
Video të fundit në programin Pa gjurmë Të gjitha
-
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme' - Ekskluzive/Thyen heshtjen vëllai i Eglant Koçit: S’dua ta besoj, ai i thërriste mamasë sime ‘o nënë’
10 Qershor, 23:09 -
Ekskluzive/ Dyshohet se u vra, vëllai i Eglant Koçit thyen heshtjen në ‘Pa Gjurmë’: Nuk dua ta besoj se ai është autori, i thërriste mamasë sime ‘o nënë’
10 Qershor, 17:33 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Kam mall për shokët e jetës’/I moshuari kërkon 2 miqtë që humbi pas ushtrisë e viteve ’90
3 Qershor, 17:38 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| 'Më la me tre fëmijët dhe iku me tjetrin’/I riu: Hodha poshtë babain, por ajo më tradhtoi
2 Qershor, 18:28 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Premtoi se do të vinte për festa, iku dhe la gruan’/Vëllai:Kishte dy pasaporta,dyshoj se…
1 Qershor, 17:36 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘27 vite që si kam parë fëmijët’ Babai: Gruaja më iku kur isha në punë, vëllezërit e saj…
29 Maj, 17:23 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'|‘U zhduk në Greqi, përfundoi në varr pa emër?’/Familja kërkon të vërtetën për Enver Gegën
28 Maj, 18:13 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Doli për të shitur fruta-perime dhe u zhduk’/Vëllai:Një ditë më parë folëm dhe qeshëm
27 Maj, 18:19 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'|Më la në jetimore me emrin Serxhio’/Burri: Pas vdekjes së prindërve përjetova tradhtinë
26 Maj, 19:21 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'| Pa Gjurme-‘Kam lypur për bukë, dua vetëm të gjej babain’/19-vjeçari:Nëna humbi jetën, u rrita jetim!
25 Maj, 18:42 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Vajza më kërkoi ndihmë, mbrojta burrin nga frika’/Nëna:Vajzat m’i mori shteti, prindërit më dëbuan
22 Maj, 21:26 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'|‘M’i morën vajzat padrejtësisht’/ Nëna: Burri meritonte burgun, por mua askush s’më mbrojti!
21 Maj, 19:17 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘E pamë në TV të shfrytëzuar në rrugë’/Motra: Mos ki frikë të kthehesh në shtëpi!
19 Maj, 18:08 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Vajza kërkon të më gjejë burrë, unë mezi eci’/E moshuara: Duan të më marrin shtëpinë
18 Maj, 19:43 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'|Gjendet 13-vjeçari nga Kavaja, trondit me dëshminë: Më dhanë të pija dhe të vidhja
15 Maj, 17:32 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'|Pas 29 vitesh zbulon vendodhjen e vajzës/Nëna:Eshtë në burg, ish-gruaja e burrit e ka parë
14 Maj, 18:13 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Braktisi fëmijët, iku me të dashurin/Burri: Vajza më shokoi, e ka marrë nëna në çdo hotel
13 Maj, 18:07 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'| ‘Ditën që djali iku u dëgjuan krisma’/Babai: S’besoj se e vranë, ishte sinjal që më dhanë
12 Maj, 18:38 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'|‘Kunati ma shkatërroi vajzën që fëmijë’/Nëna: E martova ta shpëtoja, por dhëndri…
11 Maj, 18:07 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'|‘E lashë të dashurën, mësova se ishte shtatzënë’/ I riu: Dua të di a jam bërë baba?
8 Maj, 17:48
