-
VIDEO
Mbi 380 mijë shqiptarë pro, Rama: Qytetarët folën! Do legalizojmë kultivimin e kanabisit mjekësor! Do hapen vende të reja pune dhe do rritet ekonomia
Shqipëria do të legalizojë kanabisin për qëllime mjekësore! Kjo tashmë është fakt, ka thënë kryeministri Edi Rama, pasi në Formularin e Këshillimit Kombëtar, 61% e qytetarëve kanë votuar "pro". Në prezantimin e përgjigjeve të këtij formulari, Rama tha se kjo do të ndikojë në rritjen ekonomike të vendit dhe hapjen e vendeve të reja të punës.
-
VIDEO
Moti në Report TV / Parashikimi për datën 7 prill 2022/ Mos e hiqni çadrën!
Territori Shqiptar parashikohet të jetë në ndikimin e vranësirave të shpeshta, të cilat do të gjenerojnë reshje shiu në pothuajse të gjithë vendin tonë. Pritet që reshjet më të fokusuara reshjet të jenë në Veri të Shqipërisë, ndërsa në zonat Qendrore dhe Jugore reshjet do të jenë në sasi më të pakta.
-
VIDEO
Trafik droge/ Goditet grupi i Ergys Dashit të vrarë në Ekuador, 11 të arrestuar në Torino, mes tyre dhe shqiptarë! Sekuestrohen 80 kg kokainë me vlerë 4.5 mln euro
Një operacion anti-drogë në Torino, ka çuar në pranga 11 persona, mes tyre edhe shqiptarë. Iu sekuestrohen 80 kg kokainë dhe 7 kg marijuan me vlerë 4.5 euro. Koka i këtij grupi ëstë Ergys Dashi, i vrarë në 22 janar në Ekuador.
-
VIDEO
Presidenti, me kë po negocion PS?
Në një kohë kur procesi për presidentin e ri pritet të fillojë, gazetari Flogert Muça tha në Report Tv se Sali Berisha me “Rithemelimi” nuk do të ulet në tavolinën e negociatave me Edi Ramën lidhur me një emër të mundshëm. Kjo pasi sipas tij Sali Berisha nuk po mundet as të bashkojë demokratët dhe të diskutojë me ta dhe jo më me kryesocialistin Rama.
-
VIDEO
Qindra kg kokainë në konteinerët me banane nga Ekuadori në Durrës në 6 raste të ndryshme, arrestohet Eduart Dauti, pronari i 'Alba Exotic Fruit'
Është prangosur sot nga pronari i “Alba Exotic Fruit” Eduart Dauti. I janë kapur qindra kg kokainë në konteinerët me banane në 6 raste të ndryshme. Policia e Tiranës bën me dije se përmes operacionit "Rada" është prangosur nga uniformat blu të Komisariatit Nr. 6, administratori i firmës “Alba Exotic Fruit”
-
VIDEO
'Los Blancos'/ Gjykata e Lartë nuk pranoi rekursin, Kushtetuesja i jep shpresë Manajt! Detyron Supremen të shqyrtojë çështjen
I njohur si kreu i kartelit shqiptar për trafikimin e drogës nga Amerika e Jugut në Evropë, Gentjan Manaj ka shpresë se mund t’i shpëtojë ekstradimit për në Itali. Gjykata Kushtetuese vendosi në favor të tij, duke rikthyer çeshtjen në Gjykatën e Lartë e cila nuk kishte pranuar rekursin e të pandehurit
-
VIDEO
Fier/ Çantë e dyshimtë në ambientet e jashtme të një lokali, policia në vendngjarje
Në orën 14:00, në Polici ka ardhur një telefonatë se në lagjen "15 Tetori", Fier, në ambientet e jashtme të një lokali Bar-Kafe është konstatuar një çantë krahu.
-
VIDEO
Mblidhet në selinë e PD-së Komisioni i Rithemelimit! Berisha merr rolin e kryetarit
Komisioni i Rithemelimit është mbledhur sot në selinë e Partisë Demokratike, ku në fokus të mbledhjes do të jetë riorganizimi që po bën Komisioni i Rithemelimit, në bazë dhe zgjedhjen e strukturave të reja vendore nga anëtarët e kryesisë së degëve, deri te kryetarët e tyre. I pranishëm në mbledhje është edhe Sali Berisha, i cili siç duket dhe fotot brenda mbledhjes, ka marrë rolin e kryetarit.
Edhe pse Sali Berisha e quan të kryer faktin se ai ka marrë në dorë Partinë Demokratike pasi ka një vendim gjykate, Shtete e Bashkuara të Amerikës, të cilat e kanë shpallur ‘non grata’ për korrupsion, nuk mendojnë kështu.
-
VIDEO
Shtetasit rus në Shqipëri! Ministri: Po shqyrtojmë listën se kush është mbështetës i Putin
Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja është shprehur se po shqyrtohet listën se kush është mbështetës i Putin, për të marrë masa, por nuk është identifikuar një i tillë.
"Shqipëria është pjesë e grupit të shteteve që ka dënuar agresionin rus në Ukrainë. Kemi vendosur sanksione, në nivelin horizontal po bashkëpunojmë me aleatët ndërkombëtar. Jemi në rakordim nëse do të kemi një listë me persona mbështetës rus", tha ministri i drejtësië Ulsi Manja.
-
VIDEO
Të huajt me kontribut të spikatur në arsim dhe shkencë do marrin më shpejt shtetësinë shqiptare
Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi tha se të gjithë të huajt që kanë kontribute të spikatura në fushën e arsimit, shkencës dhe sportit t’u jepet më shpejt shtetësia shqiptare.
“Të huajt që kanë kontribute të spikatura në arsim sport dhe shkencë në ligjin e ri për shtetësinë shqiptare do e kenë më të lehtë ta marrin këtë. Në ligj përcaktohen të gjitha procedurat dhe kriteret për dhënien sa më shpejt të shtetësisë shqiptare për këta persona me kontribute të spikatura”, tha Çuçi.
-
VIDEO
Dëmtohet busti i Papa Gjon Palit të Dytë në Lezhë
Persona të paidentifikuar kanë dëmtuar bustin e Papa Gjon Palit të Dytë në qytetin e Lezhës. Ngjarja ka ndodhur gjatë natës dhe është konstatuara gjatë paradites së sotme nga përfaqësuesit e kishës
-
VIDEO
‘Po na marrin tokën e varrezave’, banorët e Baldushkut kundërshtojnë projektin e Rindërtimit: Kanë zgjeruar projektin duke na marrë edhe tokën
Procesi i rindërtimit pas tërmetit vijon ende në disa zona të prekura edhe në qytetin e Tiranës. Në njësinë Administrative Baldushk në fshatin Mustafa Koç, banorët janë ngritur në protestë duke kundërshtuar projektin e rindërtimit, pasi pretendojnë se po zgjerohet në kundërshtim me projektin e parë që ishte paraqitur, e madje, po u merr edhe tokën e varrezave e fshatit