-
VIDEO
U vra dje brenda në makinë te kthesa e Rinasit, viktimës i kishin borxh 1 mln dollarë! Zbardhet dëshmia e të vëllait
Dëshmia e të vëllait të Iljaz Çalit, Zeqir Çali, do të shërbejë si një pistë e rëndësishme e hetimeve për ekzekutimin e të riut mbrëmjen e djeshme pranë kthesës së Rinasit. Në dëshminë përpara uniformave blu, ai është shprehur se nuk ka pasur asnjë hasmëri si familje, por përmend një borxh që i kanë persona të tretë që kap vlerën e 1 mln dollarë. Bëhet fjalë për një sasi të shitur prej 2400 tonëve krom nga biznesi që 2 vëllezërit dispononin, "Çali-Metal".
-
VIDEO
Hapet materniteti i Beratit, ministrja e Shëndetësisë: Premtim i mbajtur! Rama: Tani kemi hapin tjetër, rritjen e pagave të mjekëve dhe infermierëve në qershor
Ndalesa e radhës e kryeministrit Edi Rama ishte në maternitetin e ri të Beratit, i cili ka hapur sot për herë të parë dyert pas rikonstruktimit. I shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, Rama inspektoi punimet e reja ndërsa tha se “ishte një fiksim i vjetër që kërkoi kohën e vet”.
-
VIDEO
Tiranë/ Ekzekutohet me armë zjarri brenda makinës një 37-vjeçar pranë kthesës së Rinasit! Dera e pasagjerit u gjet e hapur, dyshime se shënjestra nuk ka udhëtuar i vetëm (VIDEO)
Ekzekutohet me armë zjarri brenda mjetit Iljaz Çali, 37 vjeç. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, pranë kthesës së Rinasit. Ndaj tij është qëlluar me armë zjarri teksa po lëvizte me mjetin e tip "Land Rover" me targa AB 988 AS. Dyshohet se atentati ka qenë për larje hesapesh
-
VIDEO
Nga Lapraka për të bërë protestën në Vlorë kundër projektit të Sheshit të Flamurit! Procedohen 4 organizatorët
Pas protestës një ditë më parë për të kundërshtuar projektin e Sheshit të Flamurit në Vlorë, policia ka vënë nën hetim penal organizatorët Arben Abazaj, 49-vjeç, Anton Kola, 25 vjeç, Arben Kola, 43-vjeç dhe Ornold Abazaj, 27-vjeç, të katër banues në Laprakë, Tiranë.
-
VIDEO
Lefter Koka mbetet në burg, Gjykata e Lartë i refuzon rekursin! Akuzohet se përvetësoi rreth 5 mln euro nga inceneratorët në Elbasan dhe Fier
Ish ministri Lefter Koka do të mbetet në burg! Gjykata e Lartë i ka refuzuar rekursin për tu liruar nga masa e sigurimit 'arrest me burg' pas akuzave për aferën 3.7 milionë euro për çështjen e inceneratorit të Elbasanit. Ai u la në burg nga apeli i GJKKO më 25 shkurt.
-
VIDEO
Nëna e priste të vinte në shtëpi pas shkolle, por ai nuk erdhi kurrë! Kush është 16-vjeçari që dyshohet se i janë gjetur eshtrat në Kurbin
Kush është Mariglen Gjonaj
16-vjeçari Mariglen Gjonaj, u zhduk në rrethana misterioze në maj të vitit 2015, dhe familjarët nuk dinë asgjë për fatin e tij. Prindërit shpreheshin se ai atë ditë ka pasur në dorë orë Roleks dhe disa bizhuteri që kapnin një vlerë prej 10 milionë lekësh të vjetra.
Mariglen Gjonaj, nxënës i klasës së 10-të në Gjimnazin e Mamurrasit, ka shkuar si çdo ditë tjetër në shkollë më 18 maj. Por ai nuk është kthyer në orarin e zakonshëm dhe as në darkë, çka ka vënë në alarm familjen e tij. Ata kanë bërë denoncim në polici, por ndonëse kjo e fundit nisi hetimet, nuk u gjet asnjë gjurmë prej Mariglen Gjonajt.
Ditën që adoleshenti u largua nga banesa për në shkollë nuk kishte marrë as telefonin me vete. Nëna e tij, Luljana Gjonaj i bën apel shtetit ta ndihmojnë për të gjetur të birin. “Djali është zgjuar në mëngjes dhe më tha se kishte aktivitet atë ditë shkolla e tij.
Mori dhe makinën e vëllait të tij dhe doli. Më tha se do të vij shumë shpejt. Ka qenë data 18 maj kur ai është larguar dhe nuk është kthyer. Kërkuam gjithë natën, duke pyetur njerëzit tanë për të, por me asnjërin ai nuk kishte pasur kontakte dhe nuk e kishin parë. Te nesërmen kemi njoftuar menjëherë policinë dhe kemi bërë edhe denoncimin për humbjen e djalit”, shprehej nëna e 16- vjeçarit, Luljana Gjonaj.
Sipas saj, si fillim policia u vu në lëvizje, por nuk mundën që të bien në gjurmët e të birit dhe më pas dita ditës kjo çështje po harrohej prej tyre.
“Djali kur është larguar ka pasur bizhuteri dhe një orë tepër të shtrenjtë në dorë Roleks të cilat kapnin një vlerë 10 milion lekë të vjetra. Unë dyshoj se djalin ma kanë rrëmbyer për ti marrë bizhuteritë. Kemi shkuar disa herë në polici, por mua më ka humbur besimi tek blutë e Kurbinit, pasi djali ka dy muaj i humbur dhe ne nuk e dimë nëse ai është gjallë apo vdekur”,- shprehej ajo.
-
VIDEO
Kriza e luftës tremb edhe vendet më të zhvilluara! Gazetarja nga Gjermania: Çmimet janë rritur 20 deri në 30%, ka mungesa për disa ushqime! Gjermanët po kursejnë, ndihen të pasigurt
Gjermania është përfshirë ditët e fundit nga një rritje e paprecedentë e çmimeve të ushqimeve si pasojë e krizës së prodhimit dhe furnizimit që ka shkaktuar lufta në Ukrainë. Mediat gjermane po raportojnë mbi një rritje të madhe të çmimeve të ushqimeve bazike.
-
VIDEO
Rama inspekton punimet në Berat: Kopshti i Xhamisë Mbret të bëhet po aq i bukur saç përmendet edhe në Kuran
Berati po i nënshtrohet punimeve si pjesë e Programit të Rilindjes Urbane. Rama i cili ka inspektuar këto punime në lagjen e Mangalemit, tha se po marrin jetë një sërë projektesh, ndër të cilët projekti i madh i rikualifikimit urban të krejt hapësirës me një vlerë të veçantë historike dhe turistike rreth Muzeut Etnografik, përgjatë rrugës tradicionale “Mihal Komneno”, “Mangalemit", sheshit të "Selamllëkut” bashkë edhe me zonën ku ndodhet kompleksi fetar me Xhaminë Mbret dhe Teqenë e Helvetive Gjatë inspektimit, Rama u ndal te kopshti i Xhamisë Mbret, ku kërkoi që aty në atë zonë të ndërtohet një kopsht i bukur siç thuhet edhe në Kuran.
-
VIDEO
Ekzekutimi i Iljaz Çalit, eksperti i kriminalistikës: Autorët nuk dogjën automjetin, kanë përfituar nga errësira! Stakimi i energjisë si masë kursimi i nxituar, do nxisë kriminalitetin
Eksperti i kriminalistikës, Artan Rexhepi komentoi në një intervistë për Report Tv ekzekutimin e mbrëmjes së djeshme të Iljaz Çalit pranë kthesës së Rinasit. Ai tha se ajo që i bëri përshtypjen më shumë ishte fati që autorët nuk dogjën mjetin dhe sipas tij kjo mund të ketë ardhur si rezultat i errësirës në rrugë, ku autorët kanë qenë të sigurt që nuk janë parë dhe nuk kanë lënë prova pas.
-
VIDEO
Yuri Kim në kryesinë e Kuvendit, takim me Lindita Nikollën
Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim ndodhet në kryesinë e Kuvendit, ku po zhvillon një takim me kryeparlamentaren Lindita Nikolla. Takimi ka nisur në orën 12.30, ndërsa nuk dihet nëse ky është një takim rutinë punë apo do të flitet për çështje specifike.
-
VIDEO
Ishte bllokuar për shkak të rënies së orteqëve, hapet aksi rrugor Bogë-Theth
Pas një pune intensive, firma kontraktuese nga ARRSH ka hapur aksin rrugor Bogë-Theth, në Qafën e Thores. Rruga u bllokua një ditë më parë si pasojë e rënies së orteqeve, çka rrezikonte edhe jetën e punonjësve të firmës
-
VIDEO
Nën hetim penal pasi protestoi kundër projektit në Sheshin e Flamurit, flet Ornold Abazaj: Të bëjnë transparencë se çfarë po ndodh
Ornold Abazaj, një nga 4 protestuesit e vënë në hetim penal, pasi protestoi një ditë më parë kundër projektit për Sheshin e Flamurit në Vlorë, tha se do të vijojë që të protestojë, ndërsa procedimin e sheh si shenjë frikësimi për të shuar protestën. Ai ka theksuar se i është bashkuar pas thirrjes në rrjete sociale, thirrje që e ka bërë edhe vetë. Në datë 7 prill tha se do të jetë sërish në protestë.