• VIDEO

    Pasi takoi Alibeajn si kryetar i komanduar i PD-së, Kim sërish te Kryesia e Kuvendit, takim me Ballën

     Për ambasadoren e SHBA-së, Yuri Kim këto kanë qenë ditë intesive. Për të tretën ditë radhazi, ajo është parë në ambientet e Kryesisë së Kuvendit, ku pas takimit që pati me kryetaren e Kuvendit Lindita Nikolla, me Enkelejd Alibeaj që e njeh si kryetar të komanduar të PD-së, sot mësohet se ai do të takojë edhe kreun e grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.

  • VIDEO

    Moti në Report TV / Parashikimi për datën 6 PRILL 2022/ Temperatura deri në 20°C

    Deri në orët e mesditës dhe pasdites vendi ynë do të jetë në dominimin e kthjellimeve në ultësirën perëndimore dhe vranësirave të lehta në zonat malore. Megjithatë në orët në vijim vranësirat do të shtohen në të gjithë territorin tonë, duke bërë që gjatë natës vonë të kemi dhe prezencë të reshjeve në zonat Veriore të Shqipërisë.

  • VIDEO

    10-vjeçari u mbyt në lumin Fan, drejtori: Situata në shkollë e rëndë! Psikologu: Nxënësit janë në shok

    Situata në shkollën "Ndrec Ndue Gjoka" ku studionte 10-vjeçari, Sevi Laska është e rëndë. Drejtori dhe psikologu rrëfejnë për mikrofonin e Report Tv, se nxënësit dhe mësuesit janë në shok psikologjik.

    "Jemi tepër të hidhëruar, ai ka qenë një fëmijë shumë mirë, shkolla po e përjeton shumë keq, sidomos  mësuesit, nxënësit sidomos klasa e vet, ato që e kanë njohur nga afër dhe personat e tjerë me të cilën udhëtojnë, jemi të shokuar, presim që InshAllah t'i gjendet trupi dhe t'i bëjmë nderimet e fundit. Situata në shkollë është shumë keq, kemi bërë orë edukative, psikologu është këtu, bashkë me stafin pedagogjik, do të mundohemi sa ta shtyjmë", Frrok Llashi.

    "Situata është e rëndë jo vetëm për shkollën, po për të gjithë komunitetin, imagjino për familjen, por ne si shërbim psiko-social jemi pranë shkollës, mbi bazën e një plan pune për menaxhimin e krizave, që menaxhimi të jetë sa më e lehtë për nxënësit, i njohim të gjithë njëri tjetrin dhe vështirësia emocionale është e vështirë, dhe ne po punojmë që të kalohet me sa më pak dhimbje. Të gjithë jemi në shkollë, klasë në klas, jemi afër nxënësve dhe pse jo edhe stafit pedagogjik, sot fëmijët janë të shokuar se të gjithë e njohim njëri-tjetrit, situata është i vështirë", tha psikologu, Elvin Gjonaj.

  • VIDEO

    Aksident në aksin Korçë-Bilisht, një 17 vjeçare në gjendje të rëndë niset drejt Tiranës! Arrestohet shoferi, ishte në gjendje të dehur

    Një 17-vjeçare ka mbetur e plagosur rëndë, nga një aksident që ndodhi një ditë më parë në aksin nacional Korçë-Bilisht, në kryqëzimin e fshatit Plasë, ku mbetën të lënduar edhe tre të tjerë. E mitura J.E është nisur për mjekim më të specializuar drejt Tiranës

  • VIDEO

    Ministri i Brendshëm vizitë në Athinë, takime me kabinetin qeveritar: Bashkëpunimi kufitar në luftën kundër krimit, në nivelet më të larta mes dy vendeve

    Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi zhvilloi një vizitë dy ditore në Athinë ku pati takime me 3 ministra të kabinetit qeveritar që mbulojnë emigracionin, çështjet e brendshme, qeverisjen lokale dhe policinë.

  • VIDEO

    10-vjeçari u mbyt në lumë, daja: Tentoi i vëllai ta shpëtonte, por s'mundi! Policia erdhi vonë, ka shumë pak trupa

    Daja i 10-vjeçarit si dhe i afërm i tij ka zbuluar se vëllai i fëmijës ka tentuar që ta shpëtojë, por nuk ia ka dalë, teksa hedhin akuza mbi policinë, ipas të cilëve nuk kanë mbërritur në kohë.

    "Mbrëmë mora vesh lajmin për po luante tok dhe është mbyt, vëllai i vet ka munduar që ta shpëtoj, por nuk ka mundur, lajmëro një, lajmëro një tjetët, s'kanë ardhur shumë njerëz, kanë qenë shumë pak, kemi kërkuar që mbrëmë, policia nuk ka ardhur në orar, e kanë njoftuar në 05:00, në orën 09:00 ka ardhur policia. Ishalla do Zoti gjendet, por shteti të marrë masa, jo 5 policë, po nja 30, se lumi është shumë i fortë, merr përpara dhe makinën", tha daja i fëmijës.

    "Djali ka qenë dje në orën 03:30, është mbytur në ujë, ka qenë duke luajtur top, ka shkuar e ka marrë topin dhe e ka marrë lumi, që nga ora 05:00 po kërkonim ta gjenim, ka pasur mobilizim të pakët, ka ardhur policia, janë duke bërë plan si ta gjejnë, prandaj i bëjmë thirrje shtetit që të çohet në këmbë, se me qenë diku tjetër bëhet problem, vetëm në Shqipëri jo. Djali ka qenë me vëllanë e vet dhe  2-3 shok të vet, i vëllai ka ra në ujë deri në fyt për ta nxjerrë dhe ai ka shkuar i lagur në shtëpi, për fat doli dhe shpëtoi, kurse ai i shkreti ka që në 03:00 në ujë, është zall shumë i vështirë, kjo punë do mobilizim të madh e është zall i vështirë, nuk kemi ça presim, të paktën ta gjejmë dhe ta çojmë te shtëpia, ka shumë pak mobilizim", tha i afërmi i tij.

    •  
  • VIDEO

    Historia e xhamisë 500-vjeçare "Fatih" në Durrës, ndërtuar mbi rrënojat e bazilikës, Imami: Në shërbim të besimtarëve dhe turistëve

     

    E ndërtuar në vitet 1502-1503 mbi rrënojat e një bazilike, xhamia "Fatih" është ndër më të vjetrat në vend. Pranë Amfiteatrit dhe Torrës Veneciane ajo është pjesë e ansamblit muzeal dhe mban emrin e Sulltan Mehmet Fatihut II.

    Nga rrënojat e bazilikës mbi të cilën është ndërtuar janë ruajtur pak mure me tulla, pjesërisht arkada veriore dhe muri perëndimor i rindërtuar me teknikën e Kluasonazhit që i takon Shek. XIII- XIV. E ndërtuar me stil të veçantë, pjesa e sipërme përbëhet nga çati me tjegulla dhe jo kupolë siç jemi mësuar të shohim në xhamitë e tjera.

  • VIDEO

    U mbyt mbrëmë në lumin Fan, ende asnjë gjurmë nga 10 vjeçari, polumbarët nisin kërkimet

    LEZHË- Polumbarët kanë nisur kërkimet për gjetjen e 10-vjeçarit, S. Laska, i cili një ditë më parë u mbyt në lumin Fan të fshatin Shturngaj të Miditës. Kërkimet po bëhen nga polumbarët e Forcave RENEA të mbështetur edhe nga policia e zjarrfikësja, teksa për fat të keq deri më tani nuk kanë arritur që të bien në gjurmët të 10-vjeçarit.

  • VIDEO

    U fut në lumë për të marrë topin, mbytet 10-vjeçari në Mirditë, e merr rrjedha e ujit! Ende nuk është gjetur trupi për shkak të errësirës, polumbarët nisin nesër në mëngjes kërkimet

    Një lojë me top mes bashkëmoshatarit u kthye në një tragjedi për vogëlushin 10-vjeçar në Mirditë. Teka po luante në fshatin Shtrungaj, 10-vjeçarit i ra topi në lumë dhe ai bëri një përpjekje për ta marrë, por kjo përpjekje që rezultoi fatale për jetën e tij.

  • VIDEO

    Mblidhet Komiteti i Energjisë, ministrja: Fierza nuk arriti 'pikën e vdekjes'! Kemi mirëmenaxhuar Kaskandën, kemi dalë pak në import dhe s'rritëm borxhin publik

    Ministrja e Infrastrukturës dhe e Energjisë, Belinda Balluku ka hedhur poshtë zërat që niveli i ujit në Fierzë kishte arritur pikën e Fierzës. Në mbledhjen e Komitetit të Energjisë, Balluku tha se pavarësisht kësaj, nuk do të ketë ndërprerje të energjisë.

  • VIDEO

    Eshtrat në Kurbin, a janë mbetjet kockore të 16-vjeçarit Gjonaj? ADN do shuajë misterin, nënës iu mor kampioni kur humbi të birin

    Krahasimi i ADN-së pritet të nxjerrë në pah nëse eshtrat e gjetura të dielën në Kurbin janë apo jo të 16-vjeçarit të zhdukur prej 7 vitesh, Mariglen Gjonajt. Xhaxhai i tij thotë për Report Tv se e presin me ankth përgjigjen e Mjekësisë Ligjore, ndërsa i kanë të pakta shpresat se adoleshenti mund të jetë gjallë.

  • VIDEO

    Lufta me Ukrainën, diplomati Bashkurti: Rusia nuk është e gatshme që të shuajë konfliktin, synon që të dalë në detin Mesdhe! Negociatat nuk kanë prodhuar asgjë

    Situata e luftës mes Ukrainës dhe Rusisë sa vjen e po bëhet më e ashpër, pas masakrës në Bucha të kryer nga ushtria ruse ku u vranë qindra civilë, e cila ka rënduar edhe mbi negociata midis dy shteteve. Për diplomatin Lisen Bashkurti, zhvillmet në terrenin e luftës ndikojnë drejtpërdrejt edhe në negociata. Në një intervistë për Report Tv, në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’, Bashkurti tha se negociatat deri tani nuk kanë prodhuar asgjë dhe se Rusia ka treaguar që nuk është e gatshme që të ulën nivelin e konfliktit

     

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv