-
VIDEO
Ilir Meta në vizitë zyrtare në Bullgari, takim me homologun në Sofje: Bashkëpunimi mes dy vendeve ka potencial të jashtëzakonshëm
Presidenti i vendit, Ilir Meta, ndodhet për një vizitë dyditore në Sofje, me ftesë të homologut bullgar Rumen Radev. Në një postim në facebook, Meta shkruan se marrëdhëniet mes dy vendeve dhe popujve tanë miq kanë potencial të jashtëzakonshëm për t’u zhvilluar dhe për t’u pasuruar më tej në të ardhmen.
-
VIDEO
Zgjedhja e presidentit të ri, kongresi i PS dhe situata politike, i ftuar Petro Koçi
-
VIDEO
COVID-19, konfirmohet prezenca e varianteve të reja të Omicron në Shqipëri, BA1 dhe BA2 flet mjeku Dasho
Ditën e sotme u konfirmuan varianteve të Omicron BA1 dhe BA2 në vendin tonë, të cilat kanë në transmetueshmëri më të lartë se Omicron. Mjeku Erion Dasho tha dy variantet e reja prekin edhe personat të cilët kanë krijuar një imunitet të krijuar si nga vaksina edhe nga kalimi i infeksionit COVID-19, ndërsa shtoi se në Shqipëri varianti BA2 do të jetë më dominues.
"Variantet mund të prekin edhe ata që kanë krijuar imunitet nga COVID apo nga vaksina. BA1 dhe BA2 kanë transmetueshmëri më të lartë se Omicron dhe situata do të jenë nën kontroll, personat e vaksinuar kalojën në formë të lehtë të sëmundjen. Varianti BA2 do jetë më shumë dominues në Shqipëri Personat që e kanë kaluar po preken nga variantet e reja dhe e vetmja armë që kemi është vaksinimi dhe doza rikujtuese, ku në Gjermani ka nisur aplikimi i dozës së 4 të vaksinës anti-COVID", tha Dasho.
-
VIDEO
I 'shpëtoi' kontrollit të parë, policia gjen pas 10 muajsh edhe 1 kg heroinë tjetër në kamionin e sekuestruar në Portin e Durrësit! Në qershor të 2021 u gjetën brenda tij 17 kg
10 muaj pasi ishte sekuestruar në Portin e Durrësit, brenda një kamioni i cili ishte kapur më 17 kilogramë heroinë në muajin qershor të 2021, janë gjetur të fshehura edhe 1 kg të tjerë lëndë narkotike heroinë
-
VIDEO
Ekzekutimi i Iljaz Çalit te kthesa e Rinasit, familjarët drejtuan gishtin te borxhliu që kishte marrë 1 mln euro, dëshmia e tij: S'kam lidhje me vrasjen, i kam vetëm 350 mijë euro
10 persona janë marrë në pyetje nga policia për vrasjen e 37 vjeçarit Iljaz Çali ndërsa nuk ka ende asnjë autor për ngjarjen. Në pyetje është marrë edhe 50 vjeçari Rr.D për të cilin familjarët thonë se i ka 1 milionë euro borxh. Ai pranon se i ka 350 mijë euro borxh pasi i kishte marrë minierën e kromit në Bulqizë por thotë se s’ka lidhje me vrasjen.
-
VIDEO
I dënuar për prodhim lëndësh narkotike, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë
Një 40-vjeçar është vënë në pranga të policisë së Tiranës, pasi ishte dënuar për prodhim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike.
Alfred Hithi, 40-vjeç, banues në fshatin Dritas të Zall-Herrit, është arrestuar nga blutë e kryeqytetit.
-
VIDEO
Yuri Kim sërish në Kryesinë e Kuvendit sot pas takimit me Nikollën dje
TIRANË- Ambasadorja amerikane Yuri Kim është parë sërish sot në Kryesinë e Kuvendit, pas takimit që zhvilloi dje me kryetaren Lindita Nikolla. Ende nuk dihet arsyeja e kësaj vizite të Kim në Kryesi, por burime bëjnë me dije se mund të ketë një takim me kreun e grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeja.
-
VIDEO
Shembet hoteli 3-katësh në Radhimë, 10 ditë më parë hasi kundërshtinë e pronarëve! Godina ishte marrë më qira nga një italiane: Më latë në qiell të hapur
IKMT është rikthyer sërish në zonë e Radhimës për të prishur hotelin 3-katësh, i cili pasi është përjashtuar nga procesi i legalizimit. Prishja e këtij hoteli nisi që më 28 mars, por hasi në rezistencën e vetë pronarëve të hotelit dhe shtetases italiane, e cila e kishte marrë me qira. Ata hipën mbi çati duke mos lejuar prishjen, çka bëri që inspektorët të tërhiqeshin dhe t'i linin afat 10 ditor për të boshatisur ndërtesën. IKMT është shfaqur sërish sot dhe ka nisur prishjen e hotelit.
-
VIDEO
Vrau dy vëllezërit në Vlorë në vitin 1998, Gjykata lë të lirë Gerti Selimajn! Familjarët e viktimave ankimojnë vendimin e gjyqtares: Mos na vrisni për herë të dytë
VLORË- Vetëm pak ditë pasi u ekstradua nga Italia, pasi ishte shpallur në kërkim për vrasjen e dy vëllezërve në Vlorë, Beqir dhe Elmaz Hashon, ngjarje e ndodhur në vitin 1998, 47-vjeçari Gerti Selimaj është lënë i lirë nga Gjykata e Shkallës së Parë e Vlorës.
Në datën 28 mars, gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë, konkretisht, gjyqtarja Vjola Canaj, ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest në shtëpi’, duke shuar masën ‘arrest me burg’. Me këtë argumentim, gjyqtarja ka liruar nga burgu 47-vjeçarin.
-
VIDEO
Kriza energjitike, skandali i inceneratorëve dhe a do bashkohet PD?
Kreu i Kabinetit të LSI, Erjol Braimllari i cilësoi tre inceneratorët si afera korruptive që përmbajnë në vetvete shkelje legjislative dhe financiare. Eksperti i ekonomisë, Zef Preçi e ka cilësuar një ide naive e kryeministrit Edi Rama që të pasurit të paguajnë më shumë për energjinë se sesa të varfrit, duke thënë se kjo nuk do të ishte një zgjidhje efektive. Anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Klevis Balliu thotë se Enkelejd Alibeaj nuk ka asnjë tagër ligjor për të ankimuar vendimin e Gjykatës së Tiranës e cila njohu ndryshimet e statutit të Sali Berishës. Në emisionin ‘5 pyetjet nga Babaramo’ në Report Tv, Balliu thotë se ky vendim nuk ankimohet pasi Alibeaj nuk ka qenë palë në çështje.
-
VIDEO
Aksident në Lushnje, humbi kontrollin e motoçikletës, babë e bir në spital në gjendje të rëndë
Një aksident ka ndodhur në fshatin Çermë e Sipërme, ku drejtuesi i një motoçiklete ka humbur kontrollin duke mbetur i plagosur rënë vetë ai sëbashku me djalin e tij. Ata janë transportuar në spitalin e Lushnjes dhe sipas mjekëve gjendja e tyre është e rëndë.
-
VIDEO
Zbuloi autorët e krimit makabër, e ’heqin qafe’ afër shtëpisë/Nëna:Humba dy djem
Një 62-vjeçare nga Tirana vjen të rrëfejë kalvarin e dhembjes së një nëne me një peshë të rëndë që mban mbi supe. Ajo quhet Melita Ziza dhe vjen të ndajë për publikun historinë e jetës. Si u nda për së gjalli me djalin që ndodhet pas hekurave i dënuar me burgim të përjetshëm, por edhe ndarjen nga jeta të djalit tjetër që u ekzekutua ne afersi te Medresese Ziza me arme zjarri. Si jeton sot 62-vjeçarja, pas dy tragjedive që ndodhen në familjen Ziza njëra pas tjetrës. Shpëtim Ziza u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e 10-vjeçarit, Besim Çenga, ngjarje e ndodhur në tetor të vitit 2007. Ndërsa Sajmir Ziza u ekzekutua në Tiranë, në vitin 2014, ngjarje që u klasifikua si hakmarrje ndaj aktit makabër që kreu i vëllai. Me duart e mbledhur grusht sa më shumë kalojnë vitet aq më tepër rëndojnë mbi të. 62-vjeçarja i ka mbetur vetëm vajza e vetme, pasi bashkëshorti ka emigruar në shtetin grek. Emri i kësaj familje në rrethinat e Tiranës u lakua në pak minuta pasi opinion public u trondit shumë pas vrasjes së të miturit me autor Shpëtim Zizën. Deri në atë moment të kobshëm jetuan në Peshkopi, por frika nga gjakmarrja i detyroi të zhvendosen në Tiranë, aty ku pak vite më pas do të ekzekutohej djali i dytë. Kryefamiljari pas vrasjes së të birit u largua për në Greqi, ndërsa mbetën vetëm gratë e shtëpisë. Cdo marëdhënie me botën jashtë tashmë është shkëputur. Të burgosur në shpirt e zemër frika e gjakmarrjes, qëndron ende në pragun e shtëpisë, në atë shtëpi që u la me gjak pas vrasjes së Sajmirit. Viktima e fundit ishte 27-vjecari, babai i një fëmijë 11 muajsh, i cili punonte si emigrant për të siguruar të ardhura, por i vrarë sepse ishte “i miri” i familjes Ziza, ku i “keqi” Shpëtimi kreu një krim që mendja njerëzore nuk arrin ta rrok dot...