Nga 600 persona që janë aktualisht në kërkim policor, 20 janë gra dhe vajza që janë dënuar për vepra të rënda penale. 36 persona të dënuar me burgim të përjetshëm vazhdojnë t’i fshihen drejtësisë. Rreth 600 persona, disa me rrezikshmëri të lartë shoqërore, kërkohen aktualisht nga policia shqiptare për t’u arrestuar, pasi janë dënuar për vepra të rënda penale. 36 persona në kërkim janë dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje në rrethana cilësuese dhe vrasje me paramendim, ndërsa të tjerët janë dënuar nga 35 vite burg deri në 5 vite burg. Shumica janë dënuar për vrasje, prostitucion, trafik droge dhe mashtrim. Nga 600 persona në kërkim, 20 prej tyre janë gra dhe vajza, të cilat sot mund të konsiderohen si më të rrezikshmet në Shqipëri. Mes grave në kërkim, është edhe 58-vjeçarja nga Peshkopia Lumije Hoxha, e dënuar me 25 vite burg për vrasje. Hoxha është arratisur nga burgu. 56-vjeçarja nga Fieri Floresha Ndino është gjithashtu në kërkim, pasi është dënuar me 23 vite burg për rrëmbim personi. Mes të kërkuarave rezulton edhe Zylfie Haklaj, e njohur si ‘Shota e Haklajve’, e cila është dënuar me 25 vite burg për vrasjen e Rasim Lumneshit në Tropojë, pasi dyshonte se kishte gisht në atentatet ndaj vëllezërve të saj. Zylfie Haklaj ka marrë azil në Suedi. Violeta Gjoka nga Fani i Mirditës, rezulton gjithashtu në kërkim nga policia, pasi është dënuar me 17 vite burg për vrasje Në kërkim është edhe 47-vjeçarja nga Elbasani, Miranda Abja, e dënuar me 17 vite burg për për shfrytëzim prostitucioni. Zonjat e tjera janë në kërkim pasi janë dënuar kryesisht për trafik droge, shfrytëzim prostitucioni dhe mashtrim. Emrat e 20 grave në kërkim policor Lumije Hoxha, lindur Peshkopi 1964, dënuar me 25 vite burg për vrasje, larguar nga burgu Floresha Ndino, lindur në Fier në 1966, dënuar me 23 vite burg për rrëmbim personi Violeta Gjoka, lindur në Fan të Mirditës, dënuar me 17 vite burg për vrasje Miranda Abja, lindur në Elbasan në 1975, dënuar më 17 vite burg për shfrytëzim prostitucioni Zylfie Haklaj, vendlindja Tropojë, 1963, dënuar me 25 vite burg për vrasje me dashje Klodiana Shkoza, lindur në Tiranë në 1982, dënuar me 15 vite burg për favorizim prostitucioni Teuta Lalaj, lindur në Vlorë në 1970, dënuar me 15 vite burg për trafikim të fëmijëve Aliki Buratzi, lindur në Gjermani në 1967, dënuar me 10 vite burg për trafik droge Afërdita Ibrahimi, lindur në Patos në 1967, dënuar me 13 vite burg për trafik droge Sara Canko, lindur në Berat në 1984, dënuar me 7 vite burg për shfrytëzim prostitucioni Agnese Somma, lindur në 1962, dënuar me 8 vite burg për mashtrim Mirela Muhametllari, lindur në Skrapar në 1975, dënuar me 10 vite burg për trafik droge Mirela Spahiu, lindur në Tiranë në 1968, dënuar me 9.6 vite burg për mashtrim Sara Hyziak, lindur në Poloni, dënuar me 6 vite burg për trafik droge Marjana Gjona, lindur në Pogradec në 1983, dënuar me 7 vite burg për mashtrim Fëllëza Saliaj, lindur në Patos, dënuar me 7 vite burg për shfrytëzim prostitucioni Dhurata Balazi, viti i lindjes 1978, vendlindja Librazhd, dënuar me 5 vite burg për trafik drogë Limane Zerellari, lindur në 02, 03, 1969, nga Berati, dënuar me 5 vite burg për mashtrim Urania Çuka (Steri), lindur në Durrës 19, 07, 1975, dënuar me 5 vite burg për mashtrim Gjuljer Sami, lindur në Turqi në 1964, dënuar me 5 vite burg për kontrabandë
Kush janë 20 gratë më të rrëzikshme në Shqipëri?’Pa Gjurme’ zbulon identitetin e tyre
Video të fundit në programin Pa gjurmë Të gjitha
-
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme' - Ekskluzive/Thyen heshtjen vëllai i Eglant Koçit: S’dua ta besoj, ai i thërriste mamasë sime ‘o nënë’
10 Qershor, 23:09 -
Ekskluzive/ Dyshohet se u vra, vëllai i Eglant Koçit thyen heshtjen në ‘Pa Gjurmë’: Nuk dua ta besoj se ai është autori, i thërriste mamasë sime ‘o nënë’
10 Qershor, 17:33 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Kam mall për shokët e jetës’/I moshuari kërkon 2 miqtë që humbi pas ushtrisë e viteve ’90
3 Qershor, 17:38 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| 'Më la me tre fëmijët dhe iku me tjetrin’/I riu: Hodha poshtë babain, por ajo më tradhtoi
2 Qershor, 18:28 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Premtoi se do të vinte për festa, iku dhe la gruan’/Vëllai:Kishte dy pasaporta,dyshoj se…
1 Qershor, 17:36 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘27 vite që si kam parë fëmijët’ Babai: Gruaja më iku kur isha në punë, vëllezërit e saj…
29 Maj, 17:23 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'|‘U zhduk në Greqi, përfundoi në varr pa emër?’/Familja kërkon të vërtetën për Enver Gegën
28 Maj, 18:13 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Doli për të shitur fruta-perime dhe u zhduk’/Vëllai:Një ditë më parë folëm dhe qeshëm
27 Maj, 18:19 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'|Më la në jetimore me emrin Serxhio’/Burri: Pas vdekjes së prindërve përjetova tradhtinë
26 Maj, 19:21 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'| Pa Gjurme-‘Kam lypur për bukë, dua vetëm të gjej babain’/19-vjeçari:Nëna humbi jetën, u rrita jetim!
25 Maj, 18:42 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Vajza më kërkoi ndihmë, mbrojta burrin nga frika’/Nëna:Vajzat m’i mori shteti, prindërit më dëbuan
22 Maj, 21:26 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'|‘M’i morën vajzat padrejtësisht’/ Nëna: Burri meritonte burgun, por mua askush s’më mbrojti!
21 Maj, 19:17 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘E pamë në TV të shfrytëzuar në rrugë’/Motra: Mos ki frikë të kthehesh në shtëpi!
19 Maj, 18:08 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Vajza kërkon të më gjejë burrë, unë mezi eci’/E moshuara: Duan të më marrin shtëpinë
18 Maj, 19:43 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'|Gjendet 13-vjeçari nga Kavaja, trondit me dëshminë: Më dhanë të pija dhe të vidhja
15 Maj, 17:32 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'|Pas 29 vitesh zbulon vendodhjen e vajzës/Nëna:Eshtë në burg, ish-gruaja e burrit e ka parë
14 Maj, 18:13 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Braktisi fëmijët, iku me të dashurin/Burri: Vajza më shokoi, e ka marrë nëna në çdo hotel
13 Maj, 18:07 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'| ‘Ditën që djali iku u dëgjuan krisma’/Babai: S’besoj se e vranë, ishte sinjal që më dhanë
12 Maj, 18:38 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'|‘Kunati ma shkatërroi vajzën që fëmijë’/Nëna: E martova ta shpëtoja, por dhëndri…
11 Maj, 18:07 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'|‘E lashë të dashurën, mësova se ishte shtatzënë’/ I riu: Dua të di a jam bërë baba?
8 Maj, 17:48
