-
VIDEO
Dalin pamjet, ja fabrika ku asfiksuan 5 punonjëse ditën e sotme
Dalin pamje të fabrikës në Durrës, ku sot u helmuan 5 punonjëse. Fabrika ku u helmuan gratë merret me prodhimin e kabllove për automjetet dhe gjatë natës është kryer dezinfektimi i ambienteve. Mendohet se punonjësit kanë prekur solucionet, pasi nuk kanë pasur idenë për dezinfektimin dhe më pas u janë shfaqur simptoma.
-
VIDEO
'Buzëqesh kur këta qahen për çmimet', Rama batuta me emigrantin: S’e dinë këta që ju e keni më të vështirë të nxirrni fundin e muajit
Kryeministri Edi Rama ishte sot në Manzë të Durrësit, ku ka dorëzuar çelësat e apartamenteve të reja për 230 familje në Durrës që humbën banesat në tërmetin e 26 nëntorit 2019. Në mesin e qytetarëve që përfituan banesë të re ishte edhe një emigrant që jetonte në Itali, të cilin Rama e pyeti për jetesën në Itali. Pasi ai deklaroi se çmimet atje ishin rritur shumë, mes një situate që ka ndikuar të gjithë botën, Ramës i tha se shumë shqiptarë nuk e dinë se emigrantët në Itali e kanë më të vështirë të nxjerrin fundin e muajit në krahasim me ne.
-
VIDEO
Gazetari turk në Report Tv: Bisedimet Kiev-Moskë kaluan nga Bjellorusia në një tokë neutrale, Turqinë! Raundi i ri më serioz, pritet një takim Zelensky-Putin
Redaktori i TRT në Turqi, Albdyvehab Ejupi e cilësoi raundin e ri të bisedimeve mes Kievit dhe Moskës më serioz se të tjerët, duke shtuar se pritet të arrihen një sërë marrëveshjes.
Ai tha se faktin që këto bisedime do të zhvillohen në Turqi dhe jo më në Bjellorusi, është një lajm i mirë. Kjo pasi toka turke është neutrale, në ndryshim nga ajo bjelloruse.
-
VIDEO
Asfiksohen disa punonjë në një fasoneri në Durrës, dyshohet nga përdorimi i kimikateve! 5 gra dërgohen në spital me të vjella e gjendje të fikëti
Disa punonjës në një fasoneri në Durrës janë asfiksuar pasditen e sotme, ndërsa bëhet me dije se janë dërguar në spital me të vjella dhe gjendje të fikëti. Paraprakisht dyshohet se bëhet fjalë për asfiksi nga përdorimi i kimikateve në ambientin e punës.
-
VIDEO
KESH ndërpret prej 6 ditësh prodhimin e energjisë, rritet me 2 m niveli i Fierzës! Mbulimi i nevojave përmes importit
Niveli i ujit në Fierzë është rritur me 2 metra në 6 ditë që KESH vendosi të mos prodhonte më energji elektrike, pasi baseni më i madh i prodhimit të energjisë ne vend po thahej për shkak të mungesë së reshjeve.
-
VIDEO
Betohen 19 të huaj marrin shtetësinë shqiptare! Veliaj: Të bashkohemi në diversitet
19 shtetas të huaj u betuan përpara kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, për besnikëri ndaj shtetit shqiptar dhe respektimin e Kushtetutës e të legjislacionit të Republikës së Shqipërisë. Pas leximit të formulës, 19 shtetasit nga Kosova, Italia, Franca, Australia, Serbia, Greqia etj, nënshkruan edhe aktin e betimit.
-
VIDEO
Taulanta Jupi në Report Tv: PD pre e kultit të individit, çfarë parimesh do mbajmë lidhur me ‘non gratat’? Bashkimin duhet ta kthejë PD në fituese dhe me Berishën në krye nuk bëhet
Taulanta Jupi anëtare e kryesisë së PD tha se ardhja e Sali Berishës në krye të PD nuk e kthen partinë në një alternativë fituese dhe as nuk e afron atë me shoqërinë civile, por një bashkim i mirëfilltë rreth vlerave dhe principeve demokratike mund ta bëjë këtë gjë.
-
VIDEO
Zjarri në Komisariatin e Kamzës, efektivët tentuan të shuanin vetë flakët, thirrën zjarrfikëset kur situata doli jashtë kontrollit! Polici i plagosur nxori nga qelia Dilaver Idrizin
Dy ditë pas ngjarjes së rëndë në Komisariatin e Kamzës, vijojnë të dalin të tjera detaje mbi këtë ngjarje të rëndë që i mori jetën një personi. Bëhet me dije se polici Hajredin Boja ende nuk ka dhënë deklarime për shkak të gjendjes shëndetësore. Ndërsa i plagosuri tjetër Dilaver Idrizi është shprehur se është nxjerrë nga dhomat e izolimit nga punonjësi i policisë Boja, përgjegjësi i dhomave të izolimit. Ditën e ngjarjes të shoqëruar kanë qenë edhe dy persona të tjerë, që janë nxjerrë nga efektivë të tjerë. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije zjarri ka rënë ne orën 20:53 dhe rreth 30 minuta më pas kanë mbërritur forcat zjarrfikëse. Fillimisht dy efektivët kanë tentuar të shuajnë zjarrin vetë, dhe kur flakët janë përhapur janë telefonuar forcat zjarrfikëse.
-
VIDEO
Shtëpitë e rindërtuara në Manzë të Durrësit, Rama batuta me familjarët pasi i ofrojnë karamele: Jam i ëmbël vetë, jepi Ahmetajt dy se ky është i hidhur
Familjeve që humbën shtëpitë e tyre si pasojë e tërmetit tragjik të 26 nëntorit 2019 në Manzë të Durrësit, iu dorëzuan sot çelësat e apartamenteve të reja. I pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama, i cili nuk harroi edhe të bënte batutat me familjarët.
-
VIDEO
25 vite nga tragjedia e Otrantos, plagët e familjarëve të 81 viktimave ende të hapura! 23 viktima ende pa varr
Ende plaga mbetet e hapur për familjaret e viktimave të tragjedisë së Otrantos, nga e cila sot mbushen plot 25 vjet. 81 jetë të humbura në mes të detit dhe dhimbje pafund, pas përplasjes se anijes shqiptare “Katrri i Rades” me anijen ushtarake italiane, “Sibila”.
-
VIDEO
IKMT aksion për prishjen e objekteve në Radhimë, shembet hoteli 3-katësh dhe një beach-bar në Portin e Jahteve! Pronarja: E kam tokën me dokumente dhe objektin në proces legalizimi
IKMT ka nisur aksionin për prishjen e objekteve pa lejë në vijën bregdetare të Radhimës. Në plan janë 10 objekte për t’u prishur, pasi janë përjashtuar nga procesi i legalizimit, ndërsa sot puna do të nis me shembjen e një hoteli 3-katësh dhe një beach-bari në breg të detit pranë Portit të Jahteve në Radhimë.
-
VIDEO
Përfaqësuesi i turoperatorëve në Report Tv: Lufta ka goditur rëndë sektorin e turizmit, prenotimet për në Shqipërinë kanë rënë me 40%
Në studion e Report Tv për të folur rreth luftës në Ukrainë dhe pasojat e saj, ishte i ftuar përfaqësuesi i tur operatorëve, Besnik Vathi i cili tha se ka pasur një ndikim serioz mbi turizmin shqiptar dhe jo vetëm.
Ai sqaroi se lufta ka shkaktuar një preson psikologjik mbi njerëzit, duke bërë që ata mos të duan të prenotojnë për pushime nga ndjesia e pasigurisë ose t’i anulojnë ato.