-
VIDEO
Rritje temperaturash, ja si parashikohet moti për ditën e sotme
Sipas MeteoAlb, vendi ynë parashikohet që gjatë gjithë ditës të ketë alternime kthjellimesh dhe vranësirash, ku herë pas here vranësirat do të pësojnë zhvillime të përkohshme duke sjellë reshje të pakta shiu në ultësirën perëndimor. Po ashtu dhe në zonat malore pritet që të ketë reshje të pakta dëbore.
-
VIDEO
I riu humbi jetën nga zjarri në Komisariatin e Kamzës, vëllai i Arben Micit: Ishte me probleme mendore, s'e mbante më Psikiatria, morëm policinë që ta çonim në spitalin e burgut
Në një intervistë për gazetarin e Report Tv, Sokol Dema, vëllai i viktimës shprehet se Spitali Psikiatrik nuk e mbante më të riun dhe se thirrën policinë për ta marrë, me qëllimin për ta dërguar në spitalin e burgut. Ai akuzon institucionet për neglizhencë, teksa thekson se ende nga policia nuk ka marrë shpjegime se si ndodhi ngjarja.
-
VIDEO
Zgjedhja e Presidentit/ Me kë bisedojmë në PD? Balla: Flasim me grupin parlamentar
I pyetur se me cilin grup të Partisë Demokratike do të bisedohet, Balla tha se PS do të flasë me grupet parlamentare pasi Presidenti zgjidhet në Kuvend.
Grupet parlamentare janë ato që ju dini, çfarë ndodh në grupet parlamentare është çështje e tyre. Rruga evropiane e Shqipërisë, kriteret e Kopenhagenit kanë përcaktuar se duhet dialog. PS gjithmonë ka qenë e vetmja parti që ka kontribuar në vendosjen e standardeve. Konsultimi për aq kohë sa Presidenti zgjidhet nga Kuvendi ndodh në Kuvend.
-
VIDEO
Zgjedhja e Presidentit, PS ngre grupin për konsultimet: Do bisedojmë vetëm me grupet parlamentare për emrin e ri! Shqipërisë i duhet një president normal, diametralisht i kundërt me Metën
PS ka mandatuar Taulant Ballën, Elisa Spiropalin dhe Damina Gjiknurin për procesin e zgjedhjes së presidentit të ri të vendit, ndërsa Balla tha se ky proces ndodh brenda Kuvendit të Shqipërisë dhe dëshira e socialistëve është për konsultim e dialog nga të gjitha palët.
-
VIDEO
Hiqen dyert e blinduara nga PD, Noka: Një forcë politike e hapur që të hyjë dielli dhe anëtarët
Dyert e blinduara, të vendosura nga Lulzim Basha në selinë blu para protestës dhunshme të Berishës më 8 janar, tashmë janë hequr. Në një prononcim për gazetaren e PD, Danjlea Maloku, Flamur Noka u shpreh se PD është tashmë siç duhet të jetë një forcë politike 'e hapur që të hyjë dielli dhe anëtarët'.
"Është siç duhej të ishte një forcë politike, e hapur që të hyjë dhe dielli dhe anëtarët. Qëllimi ynë është të bashkuar, grupi parlamentar deri në bazë", tha ai.
-
VIDEO
Zjarri në Komisariatin e Kamzës, 26-vjeçari që humbi jetën dyshohet se i vuri flakën qelisë! I riu problematik, 22 herë i shoqëruar në polici në 5 vite
26-vjeçari ka qenë një person problematik, ndërsa në 5 vite ishte shoqëruar 22 herë në polici. Teksa paraprakisht dyshohet se Mici e thuri planin e zjarrvënies bashkë me të arrestuarin tjetër, Dilaver Idrizin, me qëllimin për t'u arratisur, autoritetet nuk përjashtojnë as pistën e një veprimi të 26-vjeçarit në gjendje të rënduar psikologjike, pasi më parë ai kishte tentuar vetëvrasjen.
-
VIDEO
Mblidhet sot Këshilli i Lartë i Prokurorisë, zgjidhet kryetari i ri! Alfred Balla kandidati i vetëm
Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të votojë ditën e sotme hënën kryetarin e ri! Mbledhja pritet të fillojë nga moment ku përveç anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, do të ketë edhe përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë, Prokurori i Përgjithshëm dhe Programi OPDAT.
-
VIDEO
25 vite nga tragjedia e Otrantos, plagët e familjarëve të 81 viktimave ende të hapura! 23 viktima ende pa varr
Ende plaga mbetet e hapur për familjaret e viktimave të tragjedisë së Otrantos, nga e cila sot mbushen plot 25 vjet. 81 jetë të humbura në mes të detit dhe dhimbje pafund, pas përplasjes se anijes shqiptare “Katrri i Rades” me anijen ushtarake italiane, “Sibila”.
Anija kishte si destinacion Brindisin, Itali, ku qindra shqiptarë me sytë plot shpresa kërkonin një jetë më të mirë, larg tokës shqiptare. Pjesa më e madhe e të mbyturve ishin gra dhe fëmijë që gjendeshin në lokalet e brendshme të anijes. Nuk arritën të shpëtonin dhe ëndrrat u mbytën bashkë me to.
-
VIDEO
Hiqen dyert e blinduara nga PD, selia ‘zhvishet’ nga logot, hapet dera kryesore për deputetet! Si duket PD pas çblindimit
Selia blu i është rikthyer pamjes së saj të mëparshme që ka pasur para prostatës së dhunshme të 8 janarit. Godina sot është pa dyer të blinduara që u vendosën nga Basha për të mbrojtur selinë nga sulmet e dhunshme më 8 janar që erdhën pikërisht nga grupi i Rithemelimit, dhe sot me vendim të gjykatës Tiranë kanë marrë drejtimin e PD-së.
-
VIDEO
Nga 1 prilli shqiptarët viza amerikane turistike apo biznesi të vlefshme për 10 vite! Kim: Lajm i mirë në 100 vjetorin e marrëdhënieve tona
Ambasadorja Yuri Kim ta ndarë një lajm për të gjithë shqiptarët ku nga 1 prilli dhe më pas, kushdo që merr një vizë turistike apo biznesi për në SHBA do të jetë e vlefshme për 10 vite. Kjo tha Kim tregon se shqiptarët po respektojnë gjithnjë e më shumë rregullat kur vizitojnë SHBA. Deri tani viza turistike ishte e vlefshme për 3 vite.
Kjo do e bëjë më të lehtë për shqiptarët të cilët duan të vizitojnë miqtë dhe familjen në Shtetet e Bashkuara.
-
VIDEO
Sherr masiv te Liqeni se iu gërvishtën makinat, shoqërohen 8 të rinjtë! Momenti kur plas grushti
TIRANË- Një sherr masiv është regjistruar pasditen e kësaj të diele në Tiranë, në zonën e liqenit, ku të përfshirë kanë qenë 8 të rinj.
Ngjarja ka ndodhur në një parkim, ky 2 makina janë gërvishtur, në rrethana të paqarta, por kjo ka shërbyer si shkak për sherrin, ku mbetën të plagosur 2 persona, për fat të mirë me lëndime të lehta.
-
VIDEO
Elektricistët ‘po punësohen’ pranë ‘shtëpive të barit’! Ekspertët: Duhet certifikatë sigurie edhe punonjësit e OSHEE
Përhapja e kultivimit të kanabisit, në ambjentet të mbyllura, ose të njohura si shtëpitë e barit, ka joshur jo vetëm punonjës policie, por edhe elektricistë që në këto raste nuk denoncojnë vjedhjen e energjisë elektrike. Nga 1 Janari 15 punonjës të OSHEE janë arrestuar dhe ishte kryepolici Gledis Nano ai që i kërkoi OSHEE-së një raport mbi situatën.