• VIDEO

    Bysheku, pylli i ditës së verës

    Administratori I njësisë bashkiake të Shushicës Gëzim Ruda flet për festimet e ditës së verës në Byshek, traditë qindravjecare e elbasanasve që në një ditë pikniku kujtojnë festsën pagane të ditës së verës, ditës së luleve.

  • VIDEO

    Artizanët e fshatit Shushicë

    Veri Jug ka udhëtuar në qendër të Shqipërisë, në fshatin Shushicë të Elbasanit dhe do të sjellë për ju aromat e një mulliri bloje me ujë dhe ngrohtësinë e zjarrit të një kovacane që plotëson nevojat për vegla bujqësore të banorëve të disa fshatrave. Ndalesë në pikën turistike të Byshekut dhe intervistë me administratorin e njësisë bashkiake të Shushicës, për t’u njohur me zhvillimin e artizanatit, si një traditë qindravjecare për banorët e kësaj treve vetëm disa kilometra larg qytetit të Elbasanit. Ndiqni reportazhin “Artizanët e fshatit Shushicë” realizuar nga moderatori I emisioneve veri jug, gazetari Agim Pipa.

  • VIDEO

    Kovacana e Musait në Shushicë

    Kovaci I vjetër Musa Polisi farkëton vegla bujqësore për nevojat e banorëve: plug për lërimin e tokës, kazma, lopata, sëpata, kosa dhe mbath kafshët e punës me patkonj: hajvanë dhe mushkat e banorëve të fsdhatit.

  • VIDEO

    Tek mulliri i Osmanit në Shushicë

    Mullixhiu Osman Beqiri rrëfen historinë e mullirit të fsdhatit, trashëguar nga I jati dhe gjyshi I tij. Në rast krize ekonomike dhe alarmi për luftë, mulliri I fshatit që punon me ujë do të zgjidhë nevojat e banorëve të fshatit për miell, si produkti I parë për bukë.

  • VIDEO

    Pas fundjavës me diell në Shqipëri, qytetarët e Kosovës kthehen në shtëpi, fluks automjetesh në Morinë

    Radhë të gjata automjetesh janë formuar në pikën kufitare të Morinës me qytetarë në pritje për të kaluan drejt Kosovës.

    Pjesa më e madhe e tyre janë qytetarë të Kosovës që po kthehen në shtëpitë e tyre pas pushimeve në vendin tonë.

  • VIDEO

    Dërgesat e emigrantëve arrijnë rekordin e 12 viteve! Shqiptarët jashtë shtetit sollën për familjarët 761 mln euro

    Familjet shqiptare vijojnë të kenë mbështetje të afërmit që kanë jashtë vendit, duke marrë 761 milionë euro në vitin e kaluar. Sipas Bankës së Shqipërisë kjo është shifra më e lartë në krahasim me 12 vitet e fundit.

  • VIDEO

    ‘Po ecnim në rrugë’, flet për Report Tv një nga vajzat e dhunuara nga 30-vjeçari në Tiranë: U përplas fillimisht në shpatull dhe pataj na goditi me grushte

    Albina Ruka, një nga vajzat e dhunuara në rrugën e Bogdanëve në Tiranë, nga Denis Telo, ka rrëfyer për gazetaren e Report Tv Ledina Jakimi momentet e tmerrit. E reja tha se ai i ka sulmuar nga hiçi, ndërsa fillimisht është përplasur me to në shpatull e pastaj i ka goditur me grushte. Ajo u shpreh se është faji i institucioneve që nuk kanë marrë asnjë masë, pavarësisht se ndaj tij janë kryer 9 kallëzime.

    ‘Në fakt, sa kishim dalë nga shtëpia, në drejtim të tregut të fruta-perimeve që kemi në lagje. Sa kemi kaluar rrugën ka nisur sulmi. Nga hiçi domethënë. Kemi qenë duke ecur në rrugë. Asnjëlloj provokimi apo diçkaje që provokon. Thjesht ka ardhur nga hiç, na ka përplasur fillimisht në shpatull. Pastaj është kthyer, ka shajt dhe ka nisur me grushte. Ky ka qenë sulmi i parë. Kanë reaguar njerëz, janë futur për të ndarë. Kemi marrë policinë. Nuk është përgjigjur në atë moment. Më pas jemi drejtuar stacionit police tek “Mine Peza” duke qenë se ishte stacioni më i afërt. Rrugës për tek stacioni, djali ka ardhur sërish dhe na ka gjuajtur edhe më fort. Nuk e di a na ndoqi nga mbrapa. Ishte situatë kaotike. Nuk e prisja. Djali bënte palestrën aty. Ka dal nga objekti i palestrës. Ka qenë shumë e frikshme, dramatike. 5 mesazhe kam pasur nga vajza që kanë pasur të njëjtin akt dhune. Jo më larg se para 3 ditësh ka qenë një rast i denoncuar edhe publikisht. Personalisht e kam dëgjuar si rast. Momenti ishe kaotik dhe nuk e kuptova si ndodhi. Ka qenë shani im që kam qenë bashkë me motrën. Vetë nuk do e kisha përballuar si sulm, pasi goditjet kanë qenë nga koka dhe jo nga trupi.’- tha Ruka.

    Po familja juaj si e përjetoi kjo ngjarje?

    Ruka: E kanë përjetuar shumë keq. Po duke qenë se kemi të bëjmë me një person me probleme mendore faji i takon institucioneve që nuk kanë marrë asnjë masë. Me gjithë denoncimet tona ka 9 kallëzime. Mesazhet që na kanë ardhur ne nënkupton se personi ka në policinë e shtetit që ja mbyll si raste, prandaj gjykata nuk ka hapur kurrë hetim. Kërkoj që personi të shtrohet në psikiatri. Nuk është inat personal. Kam dëmtime në kokë, hunë, sy. Dhimbjet janë ende prezente.

  • VIDEO

    Protestë para drejtorisë së Policisë në Tiranë, flasin dy vajzat e goditura nga 30-vjeçari: Mbahen në qeli protestues, e lihen të lirë dhunues serial

    Pas dhunës së ushtruar ndaj dy vajzave nda Denis Telo në rrugën e Bogdanëve në kryeqytet, dhjetëra qytetarë aktivistë të shoqërisë civile dhe të Organizatës Politike, kanë protestuar ditën e sotme para Drejtorisë së Policisë së Tiranës, kundër dhunës ndaj vajzave. Dy të dhunuarat, Mirela Ruko dhe Albina Ruko, u shprehën se në qeli mbanë protestues dhe lihen të lirë dhunues të tillë. Ato ngritën pyetjen se kush e ka liruar Denisin, ndërkohë që është një dhunues serial.

     
  • VIDEO

    Makinës në pronësi të UKT i vendosën zjarrin para Bashkisë 2 ditë më parë, Report Tv siguron videon

    Ngjarja u regjistrua afër Bashkisë së Tiranës, ku një person me biçikletë vendosi një shishe me lëndë djegës e poshtë automjetit. Në video shihet flaka poshtë automjetit, por që fatmirësisht u shua shpejt, duke mos shkaktuar dëme.

  • VIDEO

    Shëngjin, refugjati afgan humb ndjenjat dhe rrëzohet në trotuar! Dërgohet me urgjencë në spital

    Një refugjat afgan, i strehuar përkohësisht në Shëngjin, u dërgua me urgjencë në spital ditën e sotme pasi humbi ndjenjat duke u rrëzuar në trotuar.

  • VIDEO

    Berisha: Alibeaj më kërkoi të jap dorëheqjen se 'PD s' fiton me një non grata'! I kujtova '97, edhe atëherë askush nuk besonte se do fitonim!

    Sali Berisha ka zbardhur sot detaje nga bisedimet që zhvilloi me Enkelejd Alibeajn, në përpjekjet për bashkimine  PD-së. Nga Tepelena, ai tha se Alibeaj i kishte kërkuar dorëheqjen sepse 'PD nuk mund të fitojë me një non grata', por shtoi se i kishte kujtuar atij vitin 1997 "kur edhe atëherë askush nuk besonte se do fitonim".

    • VIDEO

      Tritoli në dy bizneset në Shkodër, reagon Ademi: Jemi të tronditur, kërkojmë që të zbardhet ngjarja

      Kryetarja në detyrë e Bashkise Shkodër Voltana Ademi ka kërkuar nga autoritetet zbardhjen e ngjarjes se rëndë të shpërthimeve me eksploziv mëngjesin e së shtunës në Shkodër. Ajo tha se në bashki është investuar me kamerat e sigurisë në akset kryesore dhe policia duhet të zbardhë ngjarjen e të kapë autorët.

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv