• VIDEO

    Prokurori Emror Kasaj 'harron' pasuritë, drejt shkarkimit nga KPK! ILDKPI: S’justifikon burimet

    Prokurori i Gjirokastrës Emror Kasaj doli para komisionit të vetingut, ku u përball me një sërë pretendimesh se ka fshehur pasuritë, ka bërë deklarime të rreme si dhe nuk ka burime për justifikimin e tyre. Përveç probleme me pasurinë, Kasaj njihet edhe për disa episode vendimmarrjesh në kundërshtim me ligjin.

  • VIDEO

    Gjendet Pjerin Shestani/Momentet prekëse kur nëna takon të birin

    Pjerin Shestani humbi më 14 mars, u gjet më 16 mars ’Pa Gjurmë’ gjen një orë pasi mbylli transmetimin live Pjerin Shestanin. Ai humbi gjurmët Ditën e Verës në zonën e 21-dhjetorit, ndërsa u gjet pranë Liqenit Artificial në Tiranë, falë shumë dëshmive të ardhura nga qytetarët. Të tjera emocione u përjetuan pasditen e kësaj të enjte, kur u shfaqën momentet e takimit të nënës me të birin. E moshuara kishte kërkuar ndihmën e policisë, por uniformat blu e kishin përcjellë duke i thënë ’Të rroni vetë’. Ajo iu drejtua Report Tv për ndihmë, nga ku u bë e mundur gjetja e Pjerin Shestanit. ‘Jam e lumtur që ma gjetët djalin. I falenderoj të gjithë se nuk e kisha menduar se djalin do ma gjenit brenda ditës. Kërkova ndihëmn e policisë, por ata ma mbyllën derën. U ktheva në shtëpi duke qarë se e kam djalë dhe më dhëmb shpirti’ u shpreh e 82-vjeçarja

  • VIDEO

    Kishte përshtatur vilën dhe një stallë për kultivim kanabisi me llamba, arrestohet 32-vjeçari në Shijak! Nën hetim efektivi i policisë

    Në 32-vjeçar është vënë në pranga të policisë së Durrësit, pasi kishte përshtatur dy ambiente për të kultivuar kanabis në Shijak. Policia ka arrestuar Eraldo Kokomanin

  • VIDEO

    Operacioni i SPAK në Tiranë për mashtrimet me Call Center: Mashtrimi që prej 2018, në pranga edhe administratori dhe programuesi i Call Center

    Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, në bashkëpunim me Njësinë “C” në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së  Shtetit dhe në bashkëpunim me Autoritetet Gjyqësore të Prokurorisë së Përgjithshme Bamberg, Sektorin Qëndror Cybercrime Bayern Gjermani, në kuadër të hetimeve të procedimit penal nr.300/2021 dhe në zbatim të Vendimit nr.359 datë 05.10.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka kryer hetime intesive në drejtim të veprës penale “Mashtrim kompjuterik, në kuadër të grupit të organizuar kriminal”.

  • VIDEO

    Raporti vjetor i këshillit të integrimit

    Raporti vjetor i këshillit të integrimit

  • VIDEO

    Kryemadhi thirrje parlamentit: Të bashkohemi që të integrohemi sa më shpejt në BE dhe të largojmë kryeministrin nga Ballkani i Hapur

    Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi i bëri thirrje të gjithëve në parlament të bashkohen për të bërë të mundur integrimin e Shqipërisë ne Bashkimin Evropian. Ajo tha sesa më pranë BE të jemi aq më shumë do të largohej

    Shqipëria duhet të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian sa më shpejt, kjo pasi sipas saj do të largonte kryeministrin Edi Rama nga Ballkani i Hapur.

    “Përafrimi i Shqipërisë me BE është një nga detyrat tona, e të gjithëve këtu brenda.  Integrimi nuk është meritë e qeverisë, as e parlamentit, por e të gjithë shqiptarëve. Ajo që dua të shtojë është se hapja e negociatave, mund të bëhet edhe përmes një rezolute të përbashkët nga të gjithë ne këtu në parlament. Çështjen e integrimit do e shihja si thelbësore. Kërkoj që të hapen sa më shpejt negociatat, sepse sa më shumë të afrohemi me BE aq më larg kryeministri do të jetë me Ballkanin e Hapur. Sepse bukën e gojën shqiptari nuk e ka marrë serbi. Ky proces është një proces që nuk duhet kthyer qesharak, në një proces që bëhet sa për të kthyer rrallën. Procesi i integrimit duhet parë me seriozitet, edhe i shoqërisë civile dhe botës akademike. Këshilli Evropian të mos përdoret si fasadë, por të jetë si institucion. Nuk ka gjë të keqe që fermerët shqiptarë të thërriten. Projektet të mos shkojnë për kantina vere që nuk ekzistojnë, por të shkojnë për fermerët, qoftë për të ulur çmimet e naftës në mënyrë të tillë që produktet shqiptare të mbushin prodhimin dhe ajo që është më e rëndësishmja të ndihemi të pavarur, jo vetëm ekonomikisht, por edhe politikisht”, tha Kryemadhi.

  • VIDEO

    Berisha tha se rusët kanë dashur ta blejnë me 'shuma marramendëse', Balla: Minimalisht është moskallëzim krimi, uroj ta ketë dëgjuar SPAK

    Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, taulant Balla e ka konsideruar 'moskallëzim krimi' deklaratën e Sali Berishës sot se kishte marrë oferta me 'shuma marramendëse' nga kompania ruse e gazit Gazprom në kohën që ka qenë kryeministër. Po në Kuvend Balla deklaroi se kjo është tentativë për korrupsion, duke 'uruar' që SPAK të ketë dëgjuar deklaratën e Berishës.

    "Minimalisht është moskallëzim krimi. Është tentativë korrupsioni dhe është krim. Uroj ta dëgjojë SPAK, ta thërrasë drejtësinë meqë Gazprom ka arritur deri aty sa ti afrohet kryeministrit ti ofrojë ryshfet është e rëndë", tha Balla.

  • VIDEO

    ‘Të miratojmë në Kuvend kërkesën për anëtarësim të shpejtë në BE’, Balla-opozitës: Të lëmë mënjanë agjendën politike dhe të flasim për integrimin

    Kryetari i Grupit Parlamentar, Taulant Balla kërkoi në parlament që forcat politike të lënë mënjanë agjendën politike dhe të flasin për aspiratën më të rëndësishme historike, atë të anëtarësimit të Shqipërisë në BE

    Balla ftoi opozitën që Kuvendi i Shqipërisë, duke marrë shkak dhe nga agresioni rus në Ukrainë, të kërkojë anëtarësimin e shpejtë të 6 vendeve të Bashkimit Evropian në BE.

    “Interesi i Shqipërisë e do sot më shumë se kurrë se kur flasim për aspiratën më të rëndësishme historike, atë të anëtarësimit të Shqipërisë në BE, ta lëmë agjendën politike mënjanë dhe të kthehemi të  flasim për kontekstin e ri gjeopolitik dhe nevojën që të gjithë kemi të flasim me të njëjtën gjuhë, ndërsa kemi mundësi të flasim dhe të takojmë kolegë të vendeve të BE-së në të gjitha nivelet e përfaqësimit të tyre.

    E nderuar zonja Tabaku unë do doja ta ftoja opozitën sot që Kuvendi i Shqipërisë krahas kuvendeve të Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, Bosnjë Hercegovinës dhe të Serbisë, mos të kërkojmë përshpejtim të procesit, unë mendoj se ka ardhur koha të kërkojmë anëtarësimin e shpejtë të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE. Konteksti i ri gjeopolitik i shkaktuar nga agresioni rus kërkon një përshpejtim të procesit të Moldavisë, të Gjeorgjisë edhe Ukrainës.

    Ballkani Perëndimor duhet të jetë hapi tjetër i zgjerimit dhe ka ardhur koha që kjo të marrrë një rrugë të re. Kur flitet për integrimin agjendat politike t’i lëmë mënjanë dhe të fokusohemi te momenti që jemi.”, tha deputeti socialist.

  • VIDEO

    Xhaçka: Të caktohet data për konferencën e parë ndërqeveritare! Kriza në Ukrainë ka krijuar pasiguri për destabilizim! I dërguari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor: Jemi me Shqipërinë

    Ministrja Xhaçka u shpreh se është koha që të caktohet data për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare për Shqipërinë, duke shtuar se po ashtu nevojitet një perspektivë e qartë për Bosnje Hercegovinën dhe Kosovën. Nga ana tjetër, Sarrazin theksoi se qeveria gjermane do të jetë në anë të Shqipërisë. Ai vuri theksin krijimi i tregut të përbashkët rajonal, ku tha se për Gjermaninë është me shumë rëndësi

  • VIDEO

    U arrestua për trafik droge në Itali, dalin përgjimet që fundosën Elsa Lilën, si këshillonte trafikantët

    Elsa Lila kishte një rol shumë të rëndësishëm në këtë organizatë kriminale, ku kujdesej për paratë  dhe mbi të gjitha mbante kontabilitetin, librin në të cilin banda regjistronte marrëveshjet e bëra me shitjen e kokainës, hashashit dhe mariuanës. Po ashtu ajo ishte edhe një lloj "këshilltareje", ku i kërkonte anëtarëve të bandës që të krijonin lidhje në qeveri "si në Shqipëri"

  • VIDEO

    Rama për furnizuesit e ushqimeve: Mos abuzoni me çmimet, shiheni si një mundësi për të ‘larë’ mëkatet që keni bëtë gjatë karrierës

    Gjatë diskutimit me furnizuesit e ushqimeve, Rama nuk ka kursyes as batutat duke i thënë se duhet të vendosin një çmim bazë mbi produktet e shportës “për të larë mëkatet që me siguri kanë bërë gjatë karrierës”.

    Ai ritheksoi faktin se është kundër ndërhyrjen në treg dhe se dëshiron që ku të jetë një vendim me vullnet të lirë i furnitorëve dhe jo një detyrim.

    "Për ju biznesmenët është një mundësi për t’u larë nga mëkatet e këtyre viteve, sepse imagjinoni të nxirrni fitimet mbi gjakun e atyre atje dhe lotët e njerëzve këtu. Unë jam kundër ndërhyrjeve të shtetit në shtyllën kurrizore të tregut, jo se jam ideologjikisht i penguar të jem pro por në kushte paqeje kjo është skandal, ndërsa në kushte lufte një domosdoshmëri. Prandaj jam këtu. E duam jo me detyrim, por me bindje dhe dëshirë. Ju jeni njerëz që nuk keni lindur të pasur, nuk e keni pasurinë nga trashëgimia familjare, e keni nisur nga hiçi, keni parqe ditë të vështira.", tha kryeministri. 

  • VIDEO

    Zbulohen 4000 vepra arti fetare në një banesë në Tiranë, në pranga Artan Koçiu, i arrestuar më parë për trafik të ikonave të artit! Dyshohen të vjedhura në kishat në Shqipëri, Greqi e Maqedoni

    4000 vepra arti të vjedhura janë zbuluar në një banesë në Tiranë në rrugën 'Shyqyri Brari', ndërsa në pranga përfundoi Artan Koçiu, i arrestuar edhe më parë në 2013 po për trafik të ikonave. Veprat e artit janë të karakterit fetar, ndërsa dyshohet se ato janë të vjedhura në kisha në Shqipëri, Greqi dhe Maqedoni.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv