Falë publikimit në emisionin ’Pa Gjurmë’ në Report Tv gjendet pas një viti Esmeralda Pura në Tiranë. 23-vjeçarja nga Pogradeci kishte nisur një bashkëjetesë me shtetasin M.L në zonën e Laprakës. Nëna e dy fëmijëve humbi gjurmët në 13 korrik të vitit 2021, nga Dogana e Qafë Thanës, duke lënë pas bashkëshortin dhe dy fëmijët e mitur. Familjarët e bashkëjetuesit 27-vjeçar kishin ndjekur programin, nga ku kishin mësuar se ajo është denoncuar si e humbur. Esmeralda kishte gënjyer për afro 10 muaj me radhë M.L ndërsa nuk i kishte treguar për statusin e saj civil. Denoncimi i nënës në emisionin ’Pa Gjurmë’ për zhdukjen e së resë shtyu M.L t’i drejtohet komisariatit nr: 3 për të deklaruar gjithçka. Në pyetje nga policia për 5 orë radhazi u mor edhe Esmeralda. Stafi Pa Gjurmë e priti në ambjentet e jashtme, ku të pranishëm ishin bashkëjetuesi dhe prindërit e tij. Pas dëshmisë së dhënë para uniformave blu 22-vjeçarja shfaqi shenja irritimi, duke iu përgjigjur shkurt pyetjeve të gazetares. Ajo refuzoi kategorisht të takohet me dy fëmijët dhe nënën e saj. Një vit pa u parë me familjarët, që prej ditës kur humbi gjumët nga Dogana e Qafë Thanës, duke lënë bashkëshortin dhe dy fëmijët 2 dhe 4 vjeçarë, Esmaralda nxiton të largohet edhe kësaj here. Në nxitim e sipër për të ikur ajo nuk dëshiron të komentojë asgjë për vendimin e saj. Esmeralda: Unë këtë njeri desha dhe këtë mora. Hajd, kështu i thoni edhe nënës time Gazetarja: Nëna juaj ka një vit që nuk flet me ju Esmeralda: Nuk dua t’ja di ku jam apo ku s’jam Gazetarja: Nuk do që ta kontaktosh nënën? Esmeralda: Jo Gazetarja: Do që të vish nesër ta takosh, atë edhe vajzën, dy fëmijët M.L: S’do takosha asnjë Esmeralda: Asnjëri nuk do takoj Gazetarja: Po nuk të ka marrë malli për fëmijët? Esmeralda: Jo Momente të vështira për nënën e Esmeraldës, gjendja shëndetësore e së cilës u përkeqësua sapo dëgjoi mesazhin e së bijës e cila refuzonte atë dhe fëmijët e mitur. Gjatë transmetimit live Diana Pura lë studion televizive. Po me kërkesë të saj, e përlotur gjyshja me vajzën 2-vjeçare në krah hyn sërish në studio për t’i përcjellë një mesazh Esmeraldës.
'Atë që desha e mora,mos më kërkoni’/ Kur dëgjon zërin e së bijës, nëna lë studion
Video të fundit në programin Pa gjurmë Të gjitha
-
Emisioni i plotë Pa Gjurme-‘S’kam familje, fle në rrugë’/La spitalin pa njeri që ta priste, e moshuara shkon në azil
18 Dhjetor, 18:48 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-U zhduk për 28 vite/Djali zbulon të vërtetën:Babai krijoi familje tjetër,nëna ende e pret…
17 Dhjetor, 20:24 -
Emisioni i Plotë Pa Gjurme-‘Motra mu zhduk, burri po më pengon ta kërkoj’ Vëllai: Mesazhi nuk është i saj!
16 Dhjetor, 17:55 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-‘U arratis me shokun, kishim frikë ta denonconim’/Motrat:Vëllai gënjeu, nëna e pa atë natë
15 Dhjetor, 20:03 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'-‘Më ngeli peng fjala e fundit e babit’/Prek vajza:U largua dhe prej ditësh e kërkojmë
12 Dhjetor, 20:06 -
Emisioni i plotë Pa Gjurmë| DOSJA BLEONA MATA NË SPAK/'Atë ditë u pa një djalë, të gjithë heshtën'/Nëna: Pse babai s’e kërkoi?
10 Dhjetor, 18:46 -
Emisioni i plotë' Pa Gjurmë'/ Ekskluzive–Mbërrin fotoja që mund të jetë Bleona Mata/Nëna:E njoh nga shenja në fytyrë!
9 Dhjetor, 17:55 -
Pa Gjurme-‘Burri e la shtatzënë, nëna e braktisi djalin’/E bija: Mësova që kisha vëlla, kur ajo vdiq
8 Dhjetor, 18:02 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-‘Burri i parë më tradhtoi, i dyti më dhunonte’/Gruaja:20 vite që nuk i takoj vajzat sepse…
5 Dhjetor, 19:23 -
Emisioni i plotë Pa Gjurmë-‘Më dhunoi e detyroi të punoja në rrugë’/Përballja e çiftit:Më jep fëmijët, ti je e sëmurë
4 Dhjetor, 17:12 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme- Akuza ndaj ish-bashkëshortes/I riu: Djali im është në rrezik, t’i hiqet kujdestaria
3 Dhjetor, 17:37 -
Pa Gjurme-‘Vajza e lëndoi, gruaja e sëmuri’/E reja:Vjehrri na iku nga shtëpia, s’dimë ku ta kërkojmë
2 Dhjetor, 22:34 -
Emisioni i plotë Pa Gjurmë| ‘Ishte i mërzitur atë natë, iku e nuk u kthye më’/Nëna: Shoku u gjet i mbytur, djali im…
1 Dhjetor, 17:37 -
EMISIONI I PLOTË| Pa Gjurme-E la shkollën nga varfëria, tentoi të hidhej nga kalaja/Nëna: Vetëm qan dhe kërkon libra!
28 Nëntor, 18:33 -
EMISIONI I PLOTË| Pa Gjurme- ‘La mamin në gjumë dhe iku nga shtëpia’/E bija:Kam frikë, mos i ka ndodhur gjë e keqe
27 Nëntor, 17:39 -
EMISIONI I PLOTË| Pa Gjurme- I humbet burri në spital, shpërthen gruaja: Askush nuk më ndihmoi, spitali ka përgjegjësi!
26 Nëntor, 17:27 -
EMISIONI I PLOTË| Pa Gjurme- 'Ditëlindjet ia kam festuar me lot, kujtoja nënën e saj’/Gruaja: E birësova por sot…
25 Nëntor, 17:22 -
EMISIONI I PLOTË| Pa Gjurme-Përndiqej nga fqinji, 62-vjeçarja përballet LIVE’/’Pa turp më ngacmojnë, më kërkojnë dhe…
24 Nëntor, 17:37 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-‘Kunati u vesh si grua t’i shpëtonte policisë, unë ia bera videon’/E reja: Më dhunoi dhe…
21 Nëntor, 22:04 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme- ‘Babai s’e pranoi motrën!’/ I riu: U rrit në jetimore, nëna vdiq pa e parë!
20 Nëntor, 17:15

