-
VIDEO
Braçe interpelancë me Krifcën: Çmimet e imputeve bujqësore janë rritur me 3 herë, qeveria është dorëzuar! Tregu është u kapur! Sistemi i ujitjes i parehabilituar plotësisht
Deputeti socialist Erion Braçe, nga foltorja e Kuvendit ka paraqitur problematikat me të cilat po përballet bujqësia sot, duke kërkuar një përgjigje nga Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca. Braçe tha se problemi i parë është rritja deri në 3 herë më shumë e çmimeve të imputeve bujqësore, problematikë për të cilën Braçe tha se qeveria ka 'ngritur duart'. Ai akuzoi se tregu është i kapur dhe se janë vetëm dy apo tre subjekte, duke mos hezituar t'i përmendë dhe me emër, që zotërojnë 95-98% të tregtisë së një produkti.
Problem tjetër që përmendi Braçe është edhe problemi me ujitjen, ku teksa përmendi Divjakën theksoi se sistemi i ujitjes nuk është tërësisht i rehabilituar, dukë lënë hektarë të tërë tokë pa vaditur.
"Kemi 3 probleme të mëdha në bujqësi. I pari, çmimet e rritura deri në 3 herë të imputeve bujqësore. ndryshimet klimës me impakt të fortë në ciklet e prodhimit, nevojën për ujë jashtë sezoneve normale dhe burimet ujore. Shkretëzimi i tokave nga përdorimi masiv i puseve nëntokësore veçanërisht afër brigjeve detare, siç është në Divjakë. Për problemin e parë, qeveria është dorëzuar, ka ngritur duart lart dhe po përsërit vetveten s'kemi ça bëjmë është tregu'. Tregu është i kapur dhe i përqendruar. 2-3 kompani që zotërojnë 95-98% të tregtisë së një produkt nuk bëjnë treg. Agro Blend dhe MBM zotërojnë 92% të tregut të uresë, 98% të tregut të dapit, Agrohelm dhe Besbiku 93% të tregut të nitratit. I kemi krijuar ne me vendime këto. Gruri del me humbje, misri me fitim që nuk arrin pagën minimale. blegtoria, lopët dalin me humbje. Këtu mbivendoset edhe problemi i madh i çmimeve në shitje që favorizojnë grumbulluesit dhe kurrë bujkun e fshatarin. Uji i munguar për vaditje than gjithçka. Ka problem për të sigurua ujin e ëmbël për vaditje. Lushnja dhe Divjaka kanë 4 degë për vaditje ,e Çukasit që vadit gati 10 mijë hektarë dhe është rehabilituar. Dega e Krutjes ujit 8600 hektarë. Kjo vjeshtë do kthehet në problem për shkak të çmimit të naftës. Një pjesë e skemave ujitëse nuk janë plotësisht të rehabilituara, mbeten qindra hektarë tokë pa vaditur e pa kulluar. Përdoren pompa, kostoja shkon shumë që nuk përballohen dot tani. Problemi më i madh që kemi do të jenë burimet ujore dhe dua të dëgjoj shumë për atë që do të jetë problemi më i madh, uji", tha Braçe.
-
VIDEO
Shehu: Turp për konferencën e kryetarëve që refuzoi rezolutën tonë për dënimin e agresionin rus ndaj Ukrainës! Ky është qëndrimi anti-perëndimor
Deputeti i PD, Tritan Shehu e cilësoi si një turp vendimin e konferencës së kryetarëve për refuzimin e diskutimit në seancës e sotme, lidhur me një rezolutë të propozuar nga 7 deputet për agresionin rus ndaj Ukrainës.
“Shpresoj që me votën tuaj do të nderoni veten nga turpi që hodhi konferenca e kryetarëve që në mënyrën më absurde nuk la të diskutohet një rezolutë për Ukrainë të paraqiture nga një grup deputetësh. Dua të vlerësoj sakrificat e popullit të Ukrainës për të mbrojtur dinjitet dhe lirinë e tyre. Në konferencës e kryetarëve ndodhi një ngjarje e tmerrshme Një qëndrim anti-perendimor. Balla duke përdorur pushteti tuaj me kontrollin e konferencën, sabotoi futjen e rezolutës sonë. Nuk u lejua të votohej dhe diskutohej ky debat kaq i rëndësishëm duke dashur të shurdhohet zëri i deputetëve. Unë akuzoi ju, mazhorancën dhe ndonjë vasal tuajin që bëri mos të futej më diskutim kjo rezolutë. Edhe në nëpërkëmbjen e Kosovës, kur çështjet e rajonit dhe Ballkanit të hapur zënë një vend të veçantë turp që nuk i hapët rrugën kësaj rezolute. Kjo rezolutë duhet miratuar edhe ky debat duhet bërë që të pasurohet ajo, sepse pikat e saj dënojnë agresion rus. Kjo është në sinkron me rezolutën e BE. Duam të paralajmërojmë rajonin për rreziqet që e kanosin. Ne votuam për rezolutën tuaj të zbehtë, ndërsa ju ca bëtë? Bllokuat tonën sepse keni frikë nga kjo rezolutë. Vendet e tjera votojnë cdo ditë për rezoluta. Dje senati i SHAB miratoi një tjetër rezolutë, ku e cilësonin Putin si kriminel lufte. Ftoj deputet të paraqesin edhe amendamente ndaj kësaj.”, u shpreh ai.
-
VIDEO
Rama me furnizuesit e ushqimeve: Nuk besoj tek ndërhyrja në treg, por kushtet e jashtëzakonshme! Harroni fitimin, vendosni kapacitetet tuaja në funksion të sfidës së krizës
Rama me furnizuesit e ushqimeve: Nuk besoj tek ndërhyrja në treg, por kushtet e jashtëzakonshme! Harroni fitimin për pak, vendosni kapacitetet tuaja në funksion të sfidës së krizës
-
VIDEO
Balla: Turp që po shfrytëzoni krizën që ka prekur botën për hesape politike
Kreu i grupit parlamentar të PS, Taluant Ballës tha se është turp që opozita përdor krizën në Evropë për interesa të saja. Ai tha se është e pamundur të flasë për çmimet me personat non grata dhe se nxisin protestën më të turpshme në Europë.
"Për çështje çmimesh me non gratat është e pamundur të bëjmë debat sepse keni prej ditës së parë që keni hedhur gurin, por s’keni fshehur as dorën. Lidhur me atë që u tha këtu dhe që s’ka asnjë dyshim që ne duam në çdo moment të bëjmë debat, por atë pikë së pari duhet ta bëjmë me atë që preken me pasojat e luftës dhe që janë qytetarët e thjesht të këtij vendi. Kryeministri është në takim me qytetarët që janë prekur për së drejti me këtë. Sa për Saliun tuaj që nuk e din se sa është çmimi i naftës sepse se ka paguar nga xhepi i tij, ju lutem na kurseni pisllëkun që po bëni në këtë sallë. Në nenin e rregullores, duhet ta dish fare mirë që kur prezantohet kërkesa nga disa deputetë, deputetët mbështetës çohen në këmbë dhe shoqërojnë deputetin. Por ti nuk i kish dhe ata që të kanë dhënë firmën. Në këtë aspekt, që në atë formal kërkesa juaj ka rënë. Do ju lutesha që çështja e çmimeve ka prekur Evropën dhe botën. Është armë politike që Rusia po përdor çmimet duke përdorur eksportet. Turpi më i madh është që nuk ka një vend të dytë në Evropë që opozita të përdorë këtë moment kaq kritik për Evropën, për hesape politike. Shkoni në protestë, ngarkoni autobusat për të sjellë mbetjet e non gratave për t’iu bashkuar protestave. Por për sa kohë që Sali Berisha ti bëjë jehoni protestave që organizoni, mbajeni me shëndet sepse parlamenti është i angazhuar të merret me rendet e ditës", tha Balla.
-
VIDEO
Nuk u pranua kërkesa për interpelancë dhe mocion me debat me Ramën që u kërkuan nga PD dhe rithemelimi! Debat në Kuvend
Me debate ka nisur seanca e sotme plenare pasi Kuvendi nuk ka pranuar interpelancën e thirrur nga Partia Demokratike dhe Komisioni i Rithemelimit me kryeministrin Edi Rama. Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla argumentoi se kërkesat u refuzuan pasi ishte pamundësi objektive për të mundësuar interpelancën e kryeministrit në këtë seancë.
"Kemi paraqitur për mocion me debat një rezolutë për luftën ën Ukrainë, por më thanë se me ndikimin e Ballës, është rrëzuar kjo në një gjysmë mbledhje të fshehtë dje. Nëse është miratuar në Konferencën e Kryetarëve më thoni të fillojmë diskutimet", tha Edmond Spaho.
Deputetja Albana Vokshi u shpreh se deputetëve po i mohohet e drejta në shkelje të rregullores.
"Në shkelje të rregullores mos mohoni të drejtat e deputetëve. Më 23 shkurt kamë kërkuar interpelancë me Ballukun për shembjen e shtëpive në '5 maj' e Paskuqan. Kanë kaluar më shumë se 3 javë dhe sot ende nuk e kemi në rend të ditës. Kemi dy interpelanca nga një deputet i maxhorancës sot, ju jetën nuk e fusni në rend të ditës. Më 2 mars një grup deputetësh kanë kërkuar një mocion me debat dhe rezolutë për Ukrainën. Ju nuk e mblodhët konferencën e kryetarëve brenda 3 ditësh, duke shkelur rregulloren. Të martën, kemi kërkuar interpelancë për çështje urgjente. Refuzimi juaj nuk qëndron, duhej të kishit dashamirësinë që këtë çështje të rëndësishme, ku ka një valë protestash ta kishit futur si pikë të parë të rendit të ditës", tha ajo.
-
VIDEO
Kuvendi i rrëzoi kërkesën për interpelancë me Ramën, Agalliu: Zhvillimet politike dhe ekonomike nuk kanë kalendar
Deputeti i PD, Arbri Agalliu pasi Kuvendi i refuzoi kërkesën për interpelancë me Ramën për shkak të mos respektimit të kohës për dorëzimin e saj, tha se zhvillimet ekonomike dhe politike nuk kanë kalendar. Duke folur jashtë derës së parlamentit për gazetarët ai tha se kryeministri është i detyruar të vijë.
“Do i kërkoja të ndryshonin rendin e ditës dhe të vendosni në një pikë interpelancën me kryeministrin. Zhvillimet ekonomike dhe politike, nuk kanë kalendar. Kryeministri është i detyruar të vijë, ose t’ia delegoi detyrën një përfaqësuesit për masat që ka marrë qeveria. Jo vetëm që janë të vonuara por nuk ndihmojnë konsumatorin shqiptar.”, tha ai.
-
VIDEO
'Blini diamante dhe investoni në bursë' si iu vodhën 5 mln euro 2 mijë gjermanëve përmes Forex, SPAK arreston 20 punonjës në Call Center në Tiranë e Durrës, mes tyre biznesmen e administratorë
20 punonjës të Call Center në Tiranë dhe Durrës janë arrestuar deri tani nga SPAK për mashtrim të shtetasve të huaj. Mes të arrestuarve janë biznesmenë dhe administratorë të Call Center, por edhe punonjës të tyre.
Arrestimi i tyre nga SPAK është bërë pas kërkesës së autoriteteve gjermane. Të arrestuarit akuzohen se përmes platformës Forex mashtruan gjermanët duke u vjedhur 5 milionë euro. Aktualisht operacioni po zhvillohet edhe në Tiranë dhe Durrës, ndërsa urdhër arresti është dhënë edhe për 2 të tjerë.
-
VIDEO
'Jo më në burg për 1 cigare hashash’, marrëveshje mes Bashkisë Tiranë e Ministrisë së Drejtësisë për të miturit në konflikt me ligjin, Manja: Trajtim në qendrat multifunksionale
Bashkia e Tiranës dhe Ministria e Drejtësisë kanë firmosur sot një marrëveshje për trajtimin e të miturve që shkelin ligjin. Në një deklaratë për mediat, Veliaj tha se nuk duhet të mbushen burgjet me të rinj që kapen me një cigare hashash, por ata duhet ndihmohen, duke përmendur qendrën sociale në Kombinat, ku thotë se ka një gamë shërbimesh. Për Veliajnë janë psikologët dhe mentorët ata që transformojnë të rinjtë dhe jo gardianët e burgut.
-
VIDEO
Vranësira kalimtare dhe rritje e lehtë e temperaturave
Orët e paradites mbizotërohen nga kthjellime dhe vranësira të cilat më të dukshme do të jenë në shtrirjen Lindore.
-
VIDEO
Qarkullonte me makinë të blinduar në Lezhë, policia i gjen të riut armë dhe municione në sedilje, arrestohet 23-vjeçari
Policia e Lezhës ka vënë në pranga një 23-vjeçar, pasi është kapur duke qarkulluar me një automjet të blinduar dhe armë zjarri.
Autori është identifikuar si Kevin Vuthaj, banues në Fushë Kuqe, Kurbin.
-
VIDEO
Familjet ukrainase të strehuara në Vlorë, inxhinieri bërthamor nga Kievi: Këtu ndihemi të sigurt, po kërkoj punë
Ivan Shevchenko nuk i është përgjigjur thirrjes së Presidentit ukrainas,Volodymyr Zelenskyy për të mbrojtur vendin nga ushtria ruse. Inxhinieri bërthamor është larguar nga Kievi dhe tashmë ndodhet në Vlorë bashkë me prindërit dhe dajën.
"Kemi udhëtuar nga data 5 deri më 10 mars tani më duhet të gjej një pune dhe te siguroj të ardhura. Dua të falënderoj shqiptarët, miqtë e mi vlonjat që i kam njohur gjatë pushimeve të viteve të shkuara", tha ai.
-
VIDEO
Vrau Klodian Rashën, Apeli dënon me 18 vite burg ish efektivin Nevaldo Hajdarjan: 25-vjeçari nuk kishte armë dhe nuk i rrezikoi jetën policit
Gjykata e Apelit të Tiranës ka dënuar me 18 vite burg ish efektivi Nevaldo Hajdaraj, për vrasjen e të riut Klodian Rasha. Përmes gjykimit të shkurtuar ai do të kryejë 12 vite burg. Prokuroria kërkoi dënim me 20 vite burg dhe heqje të gjykimit të shkurtuar.