-
VIDEO
Marinasi i shkolluar në Rusi për Report Tv: Lufta e Putin e padrejtë, nuk e ndaloj djalin të mbrojë Ukrainën
Dikur një marinar i shkolluar në Rusi, sot në pension, Seit Jonuzaj sheh me shqetësimet zhvillimet e fundit, duke dënuar agresionin e Putin. Ai thotë se do të ishte i gatshëm ta çonte të birin të luftonte krah Ukrainës, nëse do të ketë një ndërhyrje ushtarake nga NATO.
-
VIDEO
Qëlloi në ajër dhe i drejtoi armën policisë, arrestohet 38-vjeçari në Kamës i dënuar më parë për drogë
TIRANË- Një i ri ne Kamëz i cili qëlloi në ajër e më pas i drejtoi armën policisë është vënë në pranga. Bëhet fjalë për 38-vjeçarin Fehtah Jata.
Ngjarja e cila tronditi banorët e zonës dhe i telefonuan policisë, ndodhi brenda një banese në rrugën "Moxart" në Kamëz.
-
VIDEO
Akuzat e deputetëve demokratë ndaj Ardian Çelës për blerje votash, dënohet me 200 mijë lekë Ferdinant Xhaferri! Kreu i OSHEE nuk pajtohet me Këlliçin, shkon në proces gjyqësor
TIRANË- Kreu i OSHEE, Ardian Çela ka paditur disa nga deputetët demokratë për akuzat e tyre se Çela gjatë zgjedhjeve të 25 prillit ka drejtuar një grup të strukturuar kriminal për blerjen e votës për Partinë Socialiste.
Sot në Gjykatën e Posaçme u zhvillua seanca e pajtimit mes Çelës dhe Këlliçit, ndërsa palët nuk kanë pranuar të pajtohen dhe për këtë arsye GJKKO ka vendosur të hap proces gjykimin.
-
VIDEO
Apeloi për ndihmë në Report Tv, por nuk iu sigurua mjekim jashtë shtetit! Ndërron jetë 38-vjeçarja nga Vlora, Blerina Rapushi! Vuante nga sëmundja e elefantizmit dhe peshonte 460 kg
Ka ndërruar jetë Blerina Rrapushi, 38-vjeçarja nga Vlora e cila vuante nga sëmundja e ‘elefantizimit’. 38-vjeçarja nga Vlora, nuk i ka mbijetuar sëmundjes së rëndë dhe ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme rreth orës 21:00
-
VIDEO
Jetoi tre vite në Luhansk, ish-futbollisti Parid Xhihani hap derën për miqtë e tij në Ukrainë: Kam kontaktuar me 3 shokët e mi, janë të shokuar! Do t'i pres në Shqipëri
Parid Xhihani ish-futbollist shqiptar, i cili ka jetuar dhe luajtur me ekipin Zorya Luhansk, për 3 vite në Luhansk në Ukrainë, rajonin ku nisi konflikti me Rusinë, thotë se ka hapur dyert për miqtë e tij në Ukrainë. Xhihani tha se ka kontaktuar me 3 miqtë e tij në Ukrainë, për të cilët ka hapur dyert e shtëpisë në Shqipëri dhe tha se nëse ato do të kalojnë kufirin në Poloni do të strehohen tek ai.
-
VIDEO
Po ndërtohej brenda bazës ushtarake të Shëngjinit, gjykata vendos sekuestro për objektin! Në hetim disa ish-zyrtar lokal
Objekti që po ndërtohej brenda bazës detare ushtarake të Shëngjinit është vënë në sekuestro preventive. Vendimi është marrë nga Gjykata Lezhës me kërkesës të prokurorisë e cila kishte nisur hetimet në lidhje me rastin, pas denoncimit të bërë nga Ministria e Mbrojtjes.
-
VIDEO
Pushtimi i Ukrainës, Kryetarja e Komisionit të Jashtëm: Rusia po krijon rrezik të paprecedentë për Europën! I bashkohemi vendimeve të NATO, qofshin politike apo ushtarake
Kryetarja e Komisionit të Jashtëm, Mimi Kodheli, në një konferencë për shtyp ka dënuar agresionin rus ndaj Ukrainës. Kodheli tha se Shqipëria i bashkohet thirrjeve të SHBA-së dhe BE-së që Rusia të tërheqë trupat nga Ukraina, duke theksuar se po krijohet një rrezik i paprecedentë për Europën dhe më gjerë.
-
VIDEO
1.2 mln euro false në Rinas, një zvicerane bashkëpunëtore e 2 kamerunasve, jetonte prej vitesh në Shqipëri! Do të takoheshin në një hotel në Laprakë
Jeniffer Chollet nga Zvicra dhe Zinedine Nkeh nga Kameruni janë dy bashkëpunëtorët e tjerë të Josoua Ngankam, të cilit iu gjetën 1.2 milionë euro false në Rinas pak ditë më parë, të arrestuar nga policia. Mësohet se zviceriania Chollet jetonte prej disa vitesh në vendin tonë dhe emri i saj si bashkëpunëtore është shfaqur pas marrjes së deklarimeve të Ngankam.
-
VIDEO
Përfundon mandatin Komisioni Hetimor për Inceneratorët, më 7 mars përgatitet votohet për dokumentin final! PS paralajmëron 2 raporte
Është mbyllur sot mbledhja e fundit e punimeve të Komisionit Hetimor Parlamentar për inceneratorët. Kryetarja e këtij komisioni bëri me dije se më 7 mars pritet të votohet për raportiin përfundimtar të komisionit.
-
VIDEO
Përfshihet nga flakët një ndërtesë e pabanuar në Durrës, zjarrfikësit shuajnë zjarrin
Një godinë e pabanuar është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në Durrës. Godina dy katëshe në lagjen Nr.11 ishte e pabanuar prej disa vitesh.
Zjarrfikësit kanë mbërritur në vendngjarje duke vënën në kontroll flakët. Ngjarja është raportuar tek autoritetet nga bizneset aty pranë.
-
VIDEO
Trafik klandestinësh nga Turqia, në Shqipëri e më pas në Kosovë, Serbi e Hungari, 4 të arrestuar1 Emigrantët paguanin 6000 euro
Ahmet Meslima 23 vjeç me origjinë nga Siri, Durim Domi, 39 vjeç, Artemisa Ahmataj dhe Jesmira Korhysa 20 vjeçe, transportonin emigrantët sirianë nga Turqia drejt Shqipërisë, duke hyrë nga Greqia, e më pas i kalonin në Kosovë, Serbi e Hungari. Shuma e parave që çdo emigrant i paligjshëm paguante varionte nga 4000 deri në 6000 euro, të cilat i kryenin nëpërmjet kompanive për shërbimet e transfertave të parave.
-
VIDEO
Moti në Report TV / Parashikimi për datën 25 shkurt 2022/ Kthjellime dhe vranësia
Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes, por mbeten kostante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -2°C deri në 16°C.