-
VIDEO
Pas shpërthimit, qytetari nga Ukraina intervistë për Report Tv nga bodrumi i pallatit: Jemi 150 persona këtu, rreth 30 janë fëmijë
Oleksii Morozov, një qytetar nga Ukraina po jep një intervistë për Report Tv nga bodrumi i një pallati, ku zbriti për t'u strehuar pas një sulmi me raketë që ndodhi fare pranë. Ai tregon se në bodrum janë strehuar rreth 150 persona, prej të cilëve rreth 30 janë fëmijë
-
VIDEO
Pas Korçës, Këshilli Bashkiak Kurbin miraton rezolutën kundër hartës së re gjyqësore: Gjykata i plotëson kriteret që të mos mbyllet, qytetarët do ngrihen në protestë
Pas Këshillit Bashkiak të Korçës edhe ai i Kurbinit ka miratuar rezoltutën kundër hartës së re gjyqësore që do t’i përcillet Qeverisë, Ministrisë së Drejtësisë dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor, ku kërkohet që gjykata të qëndrojë në Kurbin. Harta e re gjyqësore parashikon dhe shkrirjen e Gjykatës së Kurbinit.
-
VIDEO
Përplasje e fortë mes dy makinave në Shkodër, njëra prej tyre e shkatërruar
Kjo është fotografia e njërës prej makinave të përfshira në aksidentin e mbrëmjes së sotme në aksin Shkodër-Koplik. Duket
Duket se përplasja ka qenë mjaft e fortë mes dy automjeteve.
-
VIDEO
Aksident në aksin Shkodër-Koplik, dyshohet për 1 viktimë
Një aksident është shënuar mbrëmjen e sotme në aksin Shkodër-Koplik. Dyshohet për një viktimë.
-
VIDEO
Ambulanca përplaset me pemën, përmbyset në mes të rrugës në Korçë
KORÇË- Një aksident është shënuar mbrëmjen e sotme në Korçë, ku është përfshirë një ambulancë.
Sipas informacioneve të siguruara nga Report Tv, ambulanca është përplasur me një pemë, ndërsa më pas si pasojë e goditjes është përmbysur në rrugë.
-
VIDEO
Dyshohet se ra aksidentalisht në kanal, gjendet pa shenja jete 62-vjeçari në Lezhë
LEZHË- Një person është gjetur pa shenja jete në kanal, në një rrugë të Tales në Lezhë.
Bëhet fjalë për Vasil Cekaj 62 vjeç, trupi i të cilit është dërguar në morgun e Lezhës.
-
VIDEO
E fundit/ FNSH dhe 'Shqiponjat' pika kontrolli dhe patrullime në Elbasan, në 'sitë' automjete të ndryshme
Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë zbarkuar mbrëmjen e sotme në Elbasan. Të ndihmuara nga forcat 'Shqiponja' dhe policia e Elbasanit po bëjnë patrullime dhe kanë ngritur pika kontrolli në qytet.
-
VIDEO
5 grabitjet më të bujshme në Tiranë, rreth 15 mln euro në duart e krimit! Nga bankat e nivelit të dytë te blindat në Rinas
Grabitjet e bankave dhe blindave të tyre në vendin tonë jo gjithmonë kanë dështuar, si në rastin e zbuluar disa ditë më parë në bulevardin “Zogu i Parë”. Që prej grabitjes së parë më 29 janar të vitit 1993 rastet janë të shumta, por disa prej tyre janë më të bujshmet, miliona euro janë marrë.
-
VIDEO
Nga grabitja te prishjet për pazaret e drogës, pistat ku po hetohet vrasja e Altin Alikajt në Vlorë
Pas arrestimit autorit të dyshuar Shazi Ahmetaj dhe bashkëpunëtorit të tij Mateo Kiptiu, Report Tv ka zbardhur pistat e hetimit ku po hetohet vrasja e Altin Alikajt në Vlorë.
Burime kanë konfirmuar se viktima dhe autori kishin njohje me njëri-tjetrin. Një nga pistat ku po hetohet është ajo e lëndëve narkotike pasi viktima njihej si përdorues i drogës dhe autori është më precedent në fushën e narkotikëve. Kështu që pistë hetimi mbetet ajo e prishjes së pazareve të drogës.
-
VIDEO
Michele Ricci, dhëndri italian që kultivon tokat në Vlorë: Qeveria të mbështesë fermerët
Michele Ricci ka lënë Italianë për të investuar në Shqipëri. Ai prej tre vitesh punon në sektorin e bujqësisë dhe ka marrë me qira 140 hektarë tokë në Vlorë. Është optimist pavarësisht vështirësive të shumta. Qeveria thotë ai duhet të mbështesë fermerët pasi shumë toka janë ende djerr.
-
VIDEO
1.2 mln euro false nga Franca në Rinas, dalin para gjykatës bashkëpunëtorët e kamerunasit! Zvicerania: Jam e pafajshme! Miku i tij: Erdha për turizëm
Jeniffer Chollet nga Zvicra dhe Zinedine Nkeh nga Kameruni janë dy bashkëpunëtorët e tjerë të Josoua Ngankam, të cilit iu gjetën 1.2 milionë euro false në Rinas pak ditë më parë.Kamerunasi i arrestuar 2 ditë më parë, Zinedine Nkeh tha para gjykatës se "Erdha në Shqipëri për turizëm", ndërsa zvicerania, Jennifer Chollet u shpreh se "Jam e pafajshme, nuk kam dijeni për ngjarjen"
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e shtunë 26 shkurt 2022
Titujt e gazetave për sot, nga Putin nuk ndalet ndërsa Ukraina kërkon bisedime te a rrezikon Ballkani e deri tek xhelozia e Donaldit për udhëtimin e Beatrix në Dubai solli ndarjen.