Policia prangos të riun që ‘Pa Gjurme’ e gjeti në Vlorë, pse u arrestua Selim Lloçja?

16 Shkurt 2022, 07:00

Selim Lloçja u gjet falë "Pa Gjurmë" 10 ditë pasi kishte humbur gjurmët më datë 1 shkurt të këtij viti. 33-vjeçari mbërriti në ambjentet e Report Tv nga Vlora, ku u takua në studio me vëllanë e tij, Agimin. Por vendin e emocioneve dhe gëzimit që u përcollën në studio do t'ia zinte shumë shpejt habia sesi pak orë nga gjetja i riu nga Elbasani u prangos. Këtë lajm e bëri me dije i vëllai i tij Agimi, i cili gjatë një lidhje live me emisionin "Pa Gjurmë" shpjegon arsyet se përse i vëllai u prangos. Ai tha se Selimi me probleme të shëndetit mendor kishte thyer arrestin në shtëpi, duke u zhdukur për 10 ditë me rradhë. 33-vjeçari u gjet puntatën e së hënës në qytetin e Vlorës, ku kishte filluar punë si çoban. Gjatë transmetimit live ai i kërkoi të falur edhe të fejuarës së tij, të cilën e kishte lënë në pritje, duke i premtuar se kur të kthehej për të rifilluar punën do ta merrte me vete. Por, pas këtij premtimi ai përfundoi pas hekurave.