U dashurua me ushtarin,vjehrra s’e pranoi/ Nuk u martua më,pas 47 vitesh i kërkon

11 Shkurt 2022, 07:03

U braktis në moshën 5-vjeçare nga babai, pas 47 vitesh është në kërkim të tij. Brikena Bregu që jeton në kryeqytet ia besoi historinë e jetës emisionit ’Pa Gjurmë’. Pas emocioneve të forta që ka përjetuar, ndërsa ka ndjekur rastet e shumta të trajtuara në program, ku jo rrallë ka gjetur vetveten, 47-vjeçarja u drejtua Report TV për të rrëfyer edhe ajo “historinë e dashurisë së ndaluar” të prindërve të saj, histori që përfundoi me braktisjen e Brikenës nga babai biologjik, kur ajo ishte ende e mitur. Një lidhje dashurie mes dy të rinjve, u ndërpre me forcë nga familja e djalit, pasi ata mësuan se vajza i përkiste komunitetit egjiptian. Ndërsa në jetë erdhi edhe një fëmijë Çifti jetuan bashkë vetëm 5 vitet e para, atëhere ku babai vendos të braktiste përgjithnjë të dashurën dhe vajzën e vogël. Nëna e saj Versa, 20 vjeçare në atë vendosi që t’i bëjë ballë e vetme jetës për të rritur të bijën duke mos u martuar më kurrë. Vitet kaluan dhe Brikena rritej dita ditës, derisa nisi të kuptojë mbi mungesën e figurës atërore. Nëna zgjodhi që t’i tregojë të vërtetën të bijës, duke mos e ndaluar asnjëherë ta kërkojë babanë. Ai humbi çdo kontakt me ta duke harruar përgjithnjë të shkuarën. Por dëshira e Brikenës për ta takuar babain zgjon këtë histori. Kërkimet e bëra nga vetë ajo nuk kanë dhënë rezultate. Sot Brikena jeton vetëm me nënën e saj të moshuar, pasi fati nuk i ka buzëqeshur shumë.