• VIDEO

    Konkluzionet përfundimtare, Bushka: Meta humbi çdo të drejtë të jetë kreu i shtetit

    Klotilda Bushka në argumentimin e saj në seancën e Gjykatës Kushtetuese parashtroi të gjitha arsyet pse sipas saj gjyqtarët duhet të shkarkojnë Ilir Metën.

    Argumentet e Kuvendit:

    Në përfundim të këtij procesi mund të themi se janë provuar shkeljet e rënda Kushtetuese nga presidenti. Është provuar faji. I këkrojmë Gjykatës Kushtetuese të miratojë shkarkimin e Presidentit Meta. Askush s'mund të jetë mbi ligjin.

    Është detyrë e Kuvendit mbrojtja e Kushtetutës, të cilën Presidenti e ka shkelur.

    Meta ka shkelur nenin 86 pika 1 e kushtetutës për neutralitet, ka denigruar figura politike dhe qeveritare, ka shkelur nenin 89 të Kushtetutës. Është sjellë si opozita e mazhorancës duke vepruar si anëtar partie.

    Ka shkelur betimin e bërë mbi Kushtetutë, që është shumë e rëndë. Është betuar se do t'i bindet Kushtetutës por e ka shkelur.

    Sjellja e Metës ka qenë aktive përsëritëse, ka dhënë intervista me nismën e tij duke mbajtur qëndrime kundër një force politike, duke u kërkuar zgjedhësve të mos e votojë mazhorancën.

  • VIDEO

    Dervishaj: Meta do të çojë në Prokurori Kuvendin, ka falsifikuar provat shkresore

    Përfaqësuesi i presidencës, Bledar Dervishaj ka bërë me dije e Ilir Meta do të çojë në Prokurori Kuvendit, pasi sipas tij ka manipuluar provat shkresore.

    " U provua se Kuvendi edhe së fundmi depozitoi prova të manipuluar me qëllimin që të rrëzohen pretendimet e kreut të shtetit dhe kur kjo ndodh nga Kuvendi i Shqipërisë, çfarë mund të mendojnë ne se çfarë ndodh në organet e tjera, por që trajtojnë të drejta themelore, meta ka vendosur t'i drejtohet prokurorisë për një procedurë hetimore për këtë shkak ashtu si kurse është e drejtë e Gjykatës që të marrë një vendim, për manipulimin e shkresës në 4 shkurt2022", tha Dervishaj.

  • VIDEO

    Mbyllet seanca në 'Kushtetuese', vendimi për shkarkimin e Metës brenda 30 ditëve i arsyetuar

    Mbyllet seanca në Gjykatën Kushtetuese, vendimi për shkarkimin e Ilir Metës ose jo do të jepet brenda 30 ditëve i arsyetuar.  

    •  
  • VIDEO

    Moti i keq në vend, pezullohet për dy ditë lundrimi i mjeteve të vogla lundruese dhe peshkimi

    Lundrimi i mjeteve të vogla lundruese dhe mjeteve të peshkimit është pezulluar për shkak të kushteve të motit të keq. Drejtori e Përgjithshme Detare informon se gjithashtu për datën 07.02.2022 është pezulluar lundrimi per linjen Durrës-Bari-Durrës, Vlorë-Brindisi-Vlorë

  • VIDEO

    Berisha në fushatë edhe pse është Non grata nga SHBA? Soreca: Nuk komentoj zhvillimet e brendshme të një partie, ndjekim parimin e mosndërhyrjes

    Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca u pyet për një koment për aktivitetin e Sali Berishës dhe pjesëmarrjen në fushatë edhe pse është shpallur 'Non Grata' nga SHBA. Nga Korça, ai deklaroi se nuk dëshiron të komentojë zhvillimet e brendshme të një partie. 

    “Më lejoni të mos komentoj për zhvillimet e brendshme të një partie. Ne kemi ndjekur dhe vijojmë të ndjekim parimin e mosndërhyrjes. Do ketë dhe zgjedhje në të ardhmen. Në të njëjtën kohë vazhdojmë punën tonë duke biseduar me të gjitha forcat politike në vend edhe sa i përket çështjes së vettingut”, deklaroi Soreca.

  • VIDEO

    Furgoni del nga rruga në Kthesën e Murrashit në Librazhd, barrierat e shpëtojnë mrekullisht pa rënë në lumin Shkumbin

    Nje furgon me pasagjere ka dalë nga rruga në Kthesën e Murrashit në Librazhd. Burime bëjnë me dije se nuk ka persona të lënduar, ndërsa pasagjerët kanë dalë nga furgoni. Nuk ka rrezik që furgoni të bjerë në lumin Shkumbin, ndërsa siç duket barrierat e kanë shpëtuar nga tragjedia.

    Aksidenti ka ndodhur shumë pranë vendit ku ndodhi aksidenti tragjik me 3 viktima, ku makina doli nga rruga dhe përfundoi në lumë.

  • VIDEO

    Dënimin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri me 3.4 vite burg, ambasadori i Bashkimit Europian (BE), Luigi Soreca tha se është një sinjal pozitiv për drejtësinë vend.

    Dënimin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri me 3.4 vite burg, ambasadori i Bashkimit Europian (BE), Luigi Soreca tha se është një sinjal pozitiv për drejtësinë vend.

    • VIDEO

      Shtyrja e afateve të vettingut, Soreca: Votimi pro është një votë për të ardhmen e Shqipërisë në BE

      Kur mbeten vetëm pak ditë nga votimi i ndryshimeve kushtetuese për zgjatjen e afateve të vettingut, dhe PD ende nuk ka një qëndrim për këtë çështjen, ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca ka reaguar nga nga Korça përsëriti në lidhje me këtë. Soreca përsëriti thirrjen për votimin e zgjatjeve të afatve të vettingut, në kuadër të zbatimit të Reformës në Drejtësi. Soreca tha se votimi për zgjatjen e vettingut është një votë për të ardhmen e Shqipërisë në BE.

      ‘E dini që qëndrimi i BE është e qartë, në fakt që në nëntor zbatimi i Reformës në Drejtësi dhe i vettingut është tejet i rëndëishëm për vendin. Kjo u konfirmua edhe nga Komisioni i Venecias ku nuk u identifikua ndonjë problem për zgjatjen me dy vite, dhe është e rëndësihme që të sigurohen të njëjtat standarde për vettingun e gjyqtarëve. Votimi për zgjatjen e afateve të vettingut është një votë për të ardhmen e Shqipërisë në BE.’- tha Soreca.

    • VIDEO

      Zbardhen datat kur do të thirren dëshmitarët në Komisonin Hetimor për inceneratorët, mes tyre edhe Rama

      Zbardhen datat se kur do të thirren dëshmitarët në komisionin Hetimor të incenerastorëve.

      Tabaku: 14-18 shkurt do të thirren ekspertët, pastaj deri në 25 shkurt  kryeministri dhe ministrat  dhe ish-ministra.

      Felaj: Ne ramë dakord, duke pasur edhe dëshmitarë q eënuk mund të jenë prezent në një ditë dhe një kohë të caktuar, ajo që dua të shpreh tjetër ka të bëjë me faktin që thirrjet ti bëjmë në kohën e duhur.

      Tabaku: Lefter Koka është përpara drejtësisë, ne do e dërgojmë shkresën, kemi 3 persona që janë në kërkim, që nuk dimë se ku do i dërgojmë shkresat, do ua cojmë administratorëve.

    • VIDEO

      Banorët e '5 Majit' në protestë: Po na çojnë drejt vetëvrasjes! Të trajtohemi njësoj si të prekurit nga tërmeti, duam kontrata të ligjshme

      Banorët e 5 Majit kanë dalë sërish në protestë. Ato vënë theksin, se i gjithë problemi çalon te kontratat, që sipas tyre është e njëanshme.

    • VIDEO

      Moti në Report TV / Parashikimi për datën 7 shkurt 2022

      Paraditja në vendin tonë do të jetë me vranësira të shpeshta të cilat do të sjellin reshje të izoluara në Veriperëndim të territorit. Por në orët e mesditës dhe në vijim vranësirat do të zhvillohen në të gjithë Shqipërinë duke sjell shira të pakët në zonat bregdetare dhe të ulëta, ndërsa në zonat malore do të ketë rrishfaqje të flokëve të dëborës.

    • VIDEO

      Zhvillohet seanca e tretë në 'Kushtetuese' për shkarkimin e Metës! Nga 'mprehja e sfurqeve' te 'prerja e dorës', Presidenca jep përgjigjet për 72 pyetjet e Gjykatës

      Gjykata Kushtetuese zhvillon sot seancën publike të radhës për vendimin e Kuvendit lidhur me shkarkimin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta.

      Për lajme të tjera kërkoni në arkiv