-
VIDEO
Aksident në aksin Rrogozhinë-Peqin, përplasen dy makina, plagosen rëndë dy persona
Mësohet se në aksident janë përfshirë një mjet tip 'Reno' dhe një makinë tjetër. Sa i përket të plagosurve, gjendja e tyre shëndetësore raportohet të jetë e rëndë. Aktualisht, policia dhe grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
-
VIDEO
Një mulli bloje me gurë në Çermë
Në fshatin Cermë e Vogël, banori I fshatit Viktor Sina tregon mbi traditën e bluarjes së drithrave në mullinjtë me gurë. Mulliri I tij është I vetmi në gjithë zonën.
-
VIDEO
Një ditë në Çermën e vogël
Myzeqeja dhe fshati Cermë e vogël është destinacioni I radhës në udhëtimet tona Veri Jug Shqipërisë. Personazh I reportazhit është njeriu me dy zanate. Viktor Sina, që bluan misër dhe grurë në një mulli me gurë ndërtuar para shumë vjetësh nga babai I tij dhe që është I vetmi I këtij lloji në zonë. Vec kësaj pune, usta Viktori bën edhe saldatorin në ndihmë të banorëve të fshatit, sidomos në ndërtimin e serave. Ekonomia e familjes dhe disa nga shqetësimët e Viktorit për jetën në fshat, sidomos për mungesën e vaditjes së arave gjatë stinës së verës. Ndiqni reportazhin “Një ditë në Cermën e vogël” realizuar nga moderator I emisioneve Veri Jug, gazetari Agim Pipa.
-
VIDEO
Arat e pavaditura në Myzeqe
Prej dhjetra vjetësh arat e fshatit Cermë e Vogël nuk vaditen dot si më parë, pasi ujët e lumit Shkumbin nuk vjen dot deri në fushat e Cermës. Zgjidhja fshatshe - hapja e puseve vertikale, me një kosto të lartë ekonomike
-
VIDEO
Mielli i misrit dhe vlerat ushqimore
Mullixhiu Viktor Sina gjatë bluarjes së misrit flet për vlerat ushqimore të miellit të misrit. Sipas tij, buka e misrit vazhdon të mbizotërojë në familjet myzeqare.
-
VIDEO
Operacione në zemër, rritet numri i pacientëve me probleme! Tetë muaj pas çeljes në Fier, spitali Memorial numëron 700 vizita
Sëmundjet e zemrës duket se janë rritur ndjeshëm në rajonin e jugut dhe shumë prej pacientëve me probleme kardiake po i drejtohen Spitalit Memorial në Fier. Në 8 muaj punë që ka ky spital numërohen 700 vizita dhe ndërhyrje në repartin e Kardiologjisë.
-
VIDEO
Tentuan të grabisin argjendarinë në Shkodër me anti-djers, lihen në burg çifti! Dalin pamjet
Report Tv ka siguruar edhe videon e momentit kur çifti futen në argjendari dhe tentojnë ta grabisin. Në pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë shihet gruaja teksa nxjerrë anti-djersën dhe ja drejton pronarëve të argjendarisë, e më pas tentojnë të marrin florinjtë që ishin mbi banak.
-
VIDEO
Aksident i rëndë në afërsi të fshatit Drobonik në Berat, makina bie nga lartësia, plagoset shoferi, rëndë prindërit e tij! Shkak ngricat dhe shpejtësia
BERAT- Një familje që po udhëtonte në një mjet, tip Fuoristradë Mitsubishi, me targa AA 531 CA, ka rrëshqitur duke zbritur drejt Beratit dhe ka rënë nga një lartësi rreth 20 metër.
Si pasojë, është plagosur lehtë drejtuesi i mjetit Renato Kola 25-vjeç, ndërkohë që të plagosur rëndë kanë mbetur dy prindërit e tij,që udhëtonin bashkë me djalin. Të plagosurit janë transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve me plagë të shumta në trup.
-
VIDEO
Në rrugë me xhama të zinj në kundërshtim me ligjin? Kujdes, në terren pajisja speciale që ju nxjerr zbuluar! Policia Rrugore në aksion, 220 shkelje në një javë
Errësimi i xhamit të përparmë në shkelje të ligjit dhe targat false kanë kaluar në sitën e rrugorëve. ReportTv sjell pamjet e pajisjes special që policia po aplikon në terren, ku në një javë 220 mjete janë ndëshkuar pasi kishin errësuar xhamin e përparmë duke modifikuar lejen dhe gënjyer policët.
-
VIDEO
Politikanë që tradhtojnë? Detektivja private rrëfen për Report Tv: Gratë e tyre, paguajnë miliona për 'të fshehtat' e bashkëshortëve të tyre, i zbuloj brenda 2 javëve
Gratë e politikanëve janë ato që punësojnë më tepër detektivë për të investiguar bashkëshortët e tyre. Në një rrëfim për emisionin “N’kohë” në Report Tv, detektivja Shkënda Lili, tregon sekretet e profesionit të saj.
I pyetur nga gazetari Ermal Qori për prapaskenat e investigimit, detektivja tregon se kërkesat më të larta për të hetuar, janë ato për tradhti tek personat e njohur për publikun, kryesisht VIPA, politikanë e biznesmenë.
-
VIDEO
Aksident në aksin Vlorë-Fier, drejtuesi i ‘Benz’-it humb kontrollin, përplaset me depozitën e naftës në një karburant, dy të plagosur
Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin Vlorë-Fier. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:20 ku mjeti tip ‘Benz’ është përplasur në një karburant.
Sipas policisë drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin dhe është përplasur me depozitën që furnizon me naftë. Report Tv sjell pamje nga vendi i ngjarjes ku duken dëmet e mëdha që i janë shkaktuar makinës.
-
VIDEO
Banorët e ‘5 majit’ mblidhen sërish në protestë, u bashkohen edhe ata të 'Unazës së Re', bllokojnë ish-sheshin ‘Shqiponja’
Banorët e ‘5 majit’ kanë dalë sërish në protestë për shtëpiët që u janë prishur për shkak të projektit të rindërtimit. Atyre u janë bashkuar edhe banorët e Unazës së Madhe, të cilëve iu prishën banesat rreth 3 vite më parë për shkak të projektit të Unazës së Madhe.