-
VIDEO
Balluku në Qafë Thanë: Të gjitha akset rrugore të hapura për qarkullimin e automjeteve, jemi në teren 24 orë
Në të gjitha akset rrugore të vendit po punohet për të garantuar qarkullimin pa problematika të të gjitha automjeteve, pavarësisht situatës së motit. Në terren janë të angazhuara një numër i madh mjetesh të rënda dhe punonjësish të cilat kanë bërë të mundur vijimin normal të qarkullimit në të gjitha akset nacionale.
-
VIDEO
Ministri i Brendshëm mbledh krerët e Policisë së Shtetit: Të vendosur ndaj luftës anti kanabis, brenda viti nis kontrolli i territorit me satelit dhe dron
Nga mesi i këtij viti i gjithë territori i vendit tonë do të monitorohet nga satelitët, të cilët do t’i vijnë në ndihmë Policisë së Shtetit në luftën kundër kultivimit të kanabisit. Në një takim me policinë, Ministri i Brendshëm kërkoi angazhim maksimal, ndërsa deklaroi se ata kanë zero presion politik në punën e tyre.
-
VIDEO
Gjatë 2021, 34 mijë krime, 1/3 e tyre në Tiranë! Vlora dhe Elbasani, qarqet më problematike, disa atentate të pazbardhura! Berati mbyll vitin pa vrasje
Ngjarje kriminale, atentate mafioze, armë, kanabis sativa dhe qindra kilogramë kokainë të kapura në Portin e Durrësit.
Për herë të parë, pas shumë vitesh, blutë zhvilluan publikisht analizën e një pune 365 ditore. Kryepolici Gledis Nano udhëtoi nga njëri cep në tjetrin në të 12 qarqet e vendit, për të parë nga afër sukseset dhe dështimet e një viti të gjatë ngjarjesh.
-
VIDEO
Çmimi i qumështit fut në krizë blegtorët e Lushnjës! Ankohen fermerët: E shesim me 40 lek/ litër, grumbulluesit abuzojnë
Numri i krerëve të lopëve po shkon drejt përgjysmimit. Në fshatin Lifaj të Lushnjes fermerët dhe blegtorët thonë se kanë humbur interesin për mbarështimin e gjetheve për shkak se ka rënë ndjeshëm çmimi i shitjes së qumështit me shumicë. Sipas tyre nga 1200 që kishte ky fshat para 5 vitesh tani kanë mbetur rreth 500 krerë lopë.
-
VIDEO
Tritoli te shtëpia e Dukës, Avokati: Prokuroria i ka filmimet e itinerarit të Hasanaj, por i duhet dikush formalisht në burg
Avokati mbrojtës i Arlen Hasanaj, Ilia Ilia akuzoi prokurorinë se dha një vendim abuziv duke mbajtur në burg 34-vjeçarin në një kohë kur kamera të ndryshme filmike të bizneseve në rrugë vërtetojnë të gjithë itinerarin dhe lëvizjet e Hasanjat gjatë çdo minute. Avokati shprehet se është e filmuar nga kamerat e bizneseve që në momentin e shpërthimit 22.03 te shtëpia e Dukës, Hasanaj ka qenë duke parkuar në shtëpinë e tij dhe se nuk mund të ishte njëkohësish në të dyja vendet. Avokati shprehet se prokuroria po aludon në mënyrë të kotë se Hasanaj mund ta ketë kryer në bashkëpunim dhe se nuk paraqet asnjë provë për këtë.
-
VIDEO
Instalohet për herë të parë në sistemin publik 4 aparatura moderne DEXA për matjen e densitetit kockor në poliklinikën e Vlorës
Katër aparatura moderne DEXA për matjen e densitetit kockor janë vënë në funksion për herë të parë në sistemin shëndetësor publik, ku një prej tyre është vendosur në poliklinikën e Vlorës. Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha nga Vlora se kjo aparaturë e re do të jetë një ndihmë e madhe për personat që vuajnë nga ostoporoza, ndërsa shtoi se aparatura të tilla do të instalohet për herë të parë edhe në Tiranë dhe Shkodër.
-
VIDEO
Turistët e huaj eksplorojnë me kanoe liqenin e Komanit
Korporata Elektroenergjetike Shqiptare publikoi pamje nga liqeni i Komanit, ku turistë të huaj shëtisin me kanoe përgjatë liqenit që shtrihet mes kodrave të mbuluara me gjelbërim, shpate vertikale, gryka të thella dhe një luginë e ngushtë, e marrë plotësisht nga lumi.
-
VIDEO
Tensionet me Rusinë, shqiptari në Ukrainë: Nuk do ketë luftë, Kievi është më pranë NATO-s! Kjo është një Luftë e Ftohtë tjetër mes SHBA dhe Rusisë
Në një kohë kur tensionet në Ukrainë janë në rritje dhe retorika e luftës mes SHBA dhe Rusisë sa vjen e përforcohet çdo ditë, duket se kjo gjë nuk shikohet nga i njëjti këndvështrim nga vetë popullsia ukrainase. Kreu i Unionit të shqiptarëve në Ukrainë, Aleksandër Dermentli në një intervistë për Report Tv tha se nuk do ketë luftë dhe se të gjitha deklaratat mes SHBA dhe Rusisë i konsiderojnë si retorikë mes politikanëve për të treguar forcën e tyre.
-
VIDEO
Gjykata lë në burg grupin e vrasësve me pagesë! 5 të ndaluarit u njohën me masat e sigurisë në Gjykatën e Kurbinit
Gjykata e rrethit Gjyqësor Kurbin ka caktuar masat e sigurisë për 5 të arrestuarit për grabitje dhe tentativë vrasje. Togat e zeza pasi kanë dëgjuar pretendimet e palëve kanë lënë në burg paafat Ibrahim Difa, Damian Lleshaj, Robert Laci, Ilirjan Feci, Erjon Mulaj.
-
VIDEO
I arrestuar për tritolin në shtëpinë e Dukës, Arlen Hasanaj del sot para gjykatës! Alibia e avokatit mbrojtës për ta liruar: Ishte në qendër tregtare kur ndodhi ngjarja, ka pamje filmike
Në Gjykatën e Durrësit pritet të jepet sot masa e sigurisë ndaj Arlen Hasanaj, i cili është arrestuar si autori i vendosjes së një sasie të vogël eksplozivi në portën e jashtme të vilës së kreut të FSHF Armand Duka.
-
VIDEO
Elbasan, i gjendet municion luftarak në banesë, pranga 44-vjeçarit! Armët për ekspertim nëse janë përdorur në ngjarje kriminale
Një 44-vjeçar është arrestuar në Elbasan, pasi u kap me armë dhe municion luftarak. Gjatë operacionit “Kral”, u arrestua Gentian Duka, 44 vjeç, banues në lagjen “Visarion Xhuvani” Elbasan.
-
VIDEO
Korça ‘zgjohet’ e mbuluar nga dëbora, qyteti zbukurohet nga bardhësia
Qarku i Korçës është përfshirë nga reshje dëbore, erë e fortë si dhe ulje të ndjeshme temperaturash. Sipas informacioneve ka pasur reshje dëbore gjatë natës, ndërsa në zona të veçanta të shoqëruara me erë. Grupet e punës ndodhen në terren dhe po bëjnë të mundur pastrimin e rrugëve