-
VIDEO
Temperatura të ulëta, nisin reshjet e para të dëborës në Fier dhe Vlorë
Kanë nisur reshjet e para të dëborës edhe në qytetin e Fierit dhe Vlorës. Prej disa ditësh vendi ynë është përfshirë nga moti i ftohtë, ndërsa edhe këto dy qytete duket se do të zbardhet në orët në vijim. Report Tv sjell edhe pamjet e para nga rrugët e qyteteve.
-
VIDEO
Komisioni Rregullator vendos, fushata elektorale për zgjedhjet në 6 bashki nis më 19 shkurt
Fushata elektorale për zgjedhjet e pjesshme vendore në 6 bashkitë vendit që do të mbahen më 6 mars do të nisë më 19 shkurt, vendim i cili miraton kështu propozimin e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi.
Vendimin e ka marrë para pak minuta Komisioni Rregullator në KQZ, edhe pse fillimisht përfaqësuesi i Partisë Demokratike Indrit Sefa kërkoi një datë më të hershme.
"Data 7 do të ishte shumë e mirë për kandidatët që të kishin kohë", tha ai.
Por anëtarë e Komisionit Rregullator u shprehën se për shkak të afateve të vendosura kjo do të ishte e pamundur pasi kandidatët minimalisht nuk mund të regjistrohen nga KQZ para datës 12 shkurt.
-
VIDEO
Sot temperaturat shkojnë deri në -10 gradë, i gjithë vendi në mot ekstrem! Ministria e Mbrojtjes: Rruga e Arbrit, e kalueshme me zinxhir! Ja zonat problematike
Vendi është 'pushtuar' nga një valë ekstreme e të ftohtit. Temperaturat minimale pritet të shkojnë deri -10 gradë, ndërsa ato maksimale nuk do t'i kalojnë 9 gradë. Veç temperaturave shumë të ulëta, pritet të fryjë edhe erë deri me shpejtësi 60 km/h nga drejtimi verior-verilindor.
-
VIDEO
Situata me motin e keq, apeli i drejtorit të Policisë Rrugore, Altin Qato për drejtuesit e mjeteve: Kini kujdes, përdorni zinxhirë e goma dimërore! Mos lëvizni natën
Rruga e Arbrit, e cila dje u raportua si e bllokuar, është e hapur. Dhe jo vetëm Rruga e Arbrit por të gjitha akset rrugore në vend. Këtë deklaratë bëri drejtori i Policisë Rrugore Altin Qato, përmes një komunikimi me mediat.
Ai apeloi për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të jenë të kujdesshëm në rrugë, duke përdorur zinxhirët apo gomat e dimrit. Ai tha gjithashtu se shoferët duhet të shmangin lëvizjet jo të domosdoshme natën.
-
VIDEO
Temperatura ekstrem të ulëta, rruga e Qafshtamës mbuluar nga akulli dhe shenjat e makinave që kanë rrëshqitur! Bashkia e Krujës s'merr masa për hedhjen e kripës
E gjithë rruga e Qafshtamës është e mbuluar nga akulli, teksa duken qartë edhe shenjat e gomave që kanë lënë automjetet që kanë rrëshqitur, në përpjekje për të ecur mbi këtë rrugë.
-
VIDEO
Temperatura ekstreme, kreu i Emergjencave Civile: Të gjitha akset të kalueshme! Më problematike situata në Korçë, Dibër dhe Shkodër, qytetarët të kenë kujdes
Kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako, në një lidhje për Report Tv, bëri me dije se pavarësisht temperaturave shumë të ulëta, nuk ka problematika me qarkullimin në akset rrugore. Ai bëri me dije se rrugët janë të gjitha të hapura dhe se situata është nën kontroll. Një paralajmërim Çako e pat për qytetarët në Korçë, Dibër e Lezhë, ku tha se do të jenë zonat ku do të ketë më shumë reshje dëbore, duke i kërkuar atyre të tregohen të kujdesshëm dhe të shmangin lëvizjen natën.
-
VIDEO
Mbyti me duar krushkën se i kishte borxhe, lihet në burg 58-vjeçari! 63-vjeçarja u gjet gjysmë e zhveshur, vrasësi: Iu hoqën tutat kur po e tërhiqja zvarrë
Lihet në burg 58-vjeçari Fetah Mara, i cili mbyti, zhveshi dhe hodhi në një kanal në fshatin Kozare 63-vjeçaren Fatime Suli. Ai është përballur sot me togat e zeza të Gjykatës së Beratit, për tu njohur me masën sigurisë. Gjatë një seance që zgjati rreth 60-minuta, prokurori Elidon Hyseni, në bazë të provave të grumbulluara ka kërkuar vlerësimin 'të ligjshëm' të arrestimit të tij dhe caktimi e masës së sigurisë "arrest në burg" pa afat.
-
VIDEO
I kalon sot detyrën Imzot Arjan Dodaj, Imzot Frendo: Je më i ri se unë edhe ke shumë avantazhe të tjera! Shqiptarët në zemrën time, por vitet e fundit të jetës desha t'i kalon në vendlindje
Imzot George Frendo i kalon sot detyrën e Arqipeshkvit të Kishës Katolike, Imzot Arjan Dodaj, ndërsa në fjalën e tij në ceremoni, ai shprehu besimin se Dodaj do ta kryej më së miri këtë punë. Imzot George Frendo tha se shqiptarët dhe Shqipëria do të jenë gjithmonë në zemrën e tij, por shtoi se iu duk e drejtë që vitet e fundit të jetës së tij t'i kalojë në vendlindje.
-
VIDEO
Shijak, sekuestrohen 2 laboratorë me vlerë 1 mln euro për prodhimin e kriptomonedhave, 3 në pranga dhe 4 në kërkim
Dy laboratorë për prodhimin e kriptomonedhave janë sekuestruar në SHijak, ndërsa janë arrestuar 3 persona si dhe janë shpallur në kërkim 4 të tjerë.
-
VIDEO
Ceremonia, merr sot detyrën Arqipeshkvi i ri i Kishës Katolike Shqiptare! Të pranishëm Rama, Meta dhe Basha
Kjo ceremoni ka bërë bashkë sot edhe krerët e politikës shqiptare, ku të pranishëm janë kryeministri Edi Rama, i cili shoqërohet nga bashkëshortja Linda, Presidenti Ilir Meta dhe kreu i PD-së, Lulzim Basha.
-
VIDEO
Spitali i ri i Laçit, Ministrja e Shëndetësisë inspekton punimet: Do jetë gati pas 2 muajsh! Model i spitaleve bashkiake që duam të ndërtojmë
Spitali i ri i Laçit do të jetë gati për banorët e Kurbinit pas 2 muajsh. Kështu bëri me dije sot Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila inspektoi sot punimet. Ajo u shpreh se ky spital është modeli i spitaleve që duhet të ndërtohen në të gjitha bashkitë, teksa theksoi se ka kapacitete të bollshme.
-
VIDEO
Aksidentoi për vdekje 83-vjeçarin dhe më pas e hodhi në kanal për të fshehur ngjarjen, arrestohet pas 10 ditësh 48-vjeçari në Elbasan
Ngjarja u regjistrua 10 ditë më parë në aksin Thane–Elbasan, ku 48-vjeçari me inicialet A. H., pasi e përplasi për vdekje të moshuarin, e hodhi në kanal në mënyrë për të fshehur ngjarjen dhe më pas u largua.