-
VIDEO
Ngricat 'mbërthejnë' vendin, ARRSH: Të gjitha akset të kalueshme
Temperatura shumë të ulëta janë regjistruar në të gjithë vendin ditën e sotme, por fatmirësisht nuk ka probleme në akset rrugore, ARRSH bën me dije se të gjitha akset kombëtare janë të kalueshme, teksa i bën apel drejtuesve të mjeteve që të tregohen të kujdesshëm dhe të reduktojnë shpejtësinë.
"Gjatë natës ka pasur temperatura nën 0 °C pa reshje në të gjithë vendin. Nuk ka probleme me qarkullimin në të gjitha akset kombëtare, është punuar me shpërndarjen e kripës për të shmangur ngricat dhe zgjerimin e akseve me pretencë bore. Drejtuesit e mjeteve duhet të bëjnë kujdes gjatë udhëtimit natën dhe në orët e para të mëngjesit, të respektojnë sinjalistikën të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me goma dimërore", shkruan ARRSH.
-
VIDEO
Vëllai iu mor peng nga 3 'policë' në 2015-n dhe vijon i zhdukur, shpërthim eksplozivi në portën e banesës së Naim Stafukës në Fushë Krujë
Shpërthim tritoli në Fushë Krujë. Tritoli është vënë në shtëpinë e Naim Stafikës, vëllait të Enver Stafikës. Lënda plasëse është vënë në derën e shkalleve të një objekti tre katesh ku ka disa biznese por ne katin e 3 banon Naim Stafika me familjen.
-
VIDEO
Veting në polici vetëm për 'shefat'! Në 'sitë' drejtuesit e lartë e madhorë, mund të ndërpritet për gradat e ulëta! Për ndërkombëtarët është i panevojshëm
Ministria e Brendshme po mendon të ndërpresë zyrtarisht procesin e vetingut në Policinë e Shtetit për gradat ulëta, duke e lënë në fuqi vetëm për drejtuesit e lartë dhe ata madhorë. Shkak janë bërë zvarritjet e shumta, ndërsa ndërkombëtarët e kanë cilësuar të panevojshëm.
-
VIDEO
Rreshjet e dëborës vështirsojnë kalimin në Qafë-Thanë
Aktualisht automjetet lëvizin me vështirësi në aksin rrugor të Qafë-Thanës
-
VIDEO
Vdekja e foshnjës në Elbasan, Report Tv siguron ekskluzivisht dosjen hetimore! Mjeku i dha antibiotik: Nuk i pashë të arsyeshme ekzaminime të tjera! Nëna e fëmijës: Kishte vetëm mungesë oreksi
Report Tv ka siguruar ekskluzivisht dosjen e hetimeve që ka kryer për vdekjen e foshnjës Ajsi Islami, për të cilën po hetohet për mjekim të pakujdesshëm, mjeku pediatër Gentian Alla. Nga hetimet e kryera deri më tani rezulton se prindërit e kanë dërguar fëmijën në spitalin e Elbasanit më datë 16 janar, pasi kishte tre ditë që nuk ushqehej mirë. Mjeku nuk e pa të arsyeshme t'i bëhej test COVID, as analiza!
-
VIDEO
VIDEOLAJM/ Rrugët e vendit të mbuluara nga bora, ARRSH në aksion në akset rrugore
Teksa zona të të tëra në vend janë mbuluar nga bora Autoriteti Rrugor Shqiptar ka publikuar pamje teksa është në aksion me borëpastruese dhe duke hedhur kripë për të mbajtur të hapura akset rrugore.
-
VIDEO
Moti i keq/ Balluku-qytetarëve: Të gjitha akset do të jenë të kalueshme! 5 ditët e ardhshme mos dilni për turizëm, temperaturat do të jenë ekstreme! Kurseni energjinë
5 ditët e ardhshme nëse keni ndërmend të shkoni në ndonjë udhëtim në ndonjë vend me borë për ministren e Infrastrukturës Belinda Balluku do të duhet ta rimendoni. Në një apel qytetarëve Balluku thotë se temperaturat do të jenë ekstreme.
-
VIDEO
Borë në zonat e Librazhdit, makinat kanë vështirësi që të lëvizin
Edhe në qarkun e Elbasanit kanë filluar reshjet e dëborës. Në zonat e Librazhdit, siç duket edhe nga pamjet kanë nisur reshjet e dëborës, të cilat kanë krijuar vështirësi në qarkullimin e makinave. Reshjet e dëborës kanë përfshirë edhe zonat e Prrenjasit dhe të Qafë-Thanës. Ndërkohë që kalimi në Librazhd është i kalueshëm pa zinxhirë deri në këto momente.
-
VIDEO
Investime minimale në rrugë dhe kanalizime, Spitalla dhe Këneta presin fillimin e punës për rindërtimin por janë 2 zonat më të ndotura të Durrësit! Flasin banorët
Në zonën e ish-Kënetës dhe Spitallës në Durrës ku do ndërtohen pallatet e reja për të dëmtuarit nga tërmeti mbizotëron kaosi në rrugë dhe ndotja masive përgjatë kanaleve kulluese.
-
VIDEO
Reshje të dendura dëbore edhe në qarkun e Korçës, 'Rrugorja' apel shoferëve: Pajisuni me goma dimërore dhe zinxhirë
Qarku i Korçës është përfshirë gjithashtu nga reshjet e dendura të dëborës. Rreshjet janë të shoqëruara edhe me erë të fortë. Rreshje të shumta janë regjistruar në Qafë Thanë e Pogradec e gjithashtu në zona të larta malore dhe në fshatin turistik të Dardhës. Policia u bën apel drejtuesve të mejteve të tregojnë kujdes dhe të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë. Mjetet borëpastruese ndodhen në terren. Aksi më problematik është Korçë-Pogradec-Qafthanë.
-
VIDEO
Meta i jep dekorata aktorëve në Korçë më 21 janar, Rama: S'ka çfarë bën tjetër, tallje e madhe me ata njerëz që shkojnë i marrin
Një koment kryeministri Edi Rama e pati edhe për Presidentin Ilir Meta, i cili më 21 janar, zgjodhi t'i jepte dekorata për disa aktorë në Korçë. Rama tha se Meta nuk ka se ç'bën tjetër, teksa shtoi se dekoratat e Metës janë 'tallje' për ata që shkojnë dhe i marrin.
"Çfarë të përgjigjet Ilir Meta për 21 janarin dhe çfarë mund të bëjë tjetër Meta veçse të shpërndajë dekorata, që janë një tallje e madhe për ata njerëz që shkojnë dhe marrin dekoratat e Ilir Metës", tha ai.
-
VIDEO
Katër viktimat e '21 janarit', Rama: Drejtësia do të veprojë, homazhet më të mira për viktimat janë dënimet e fajtorëve të vërtetë
Kryeministri Edi Rama, deklaroi se drejtësia do të veprojë për ngjarjen e rëndë të 21 janarit të vitit 2011 ku mbetën të vrarë katër protestues. Kreu i qeverisë theksoi se homazhet më të mira për viktimat, janë dënimet e fajtorëve të vërtetë.
"Homazhet më të mira për viktimat janë dënimet e fajtorëve."-tha Rama.