-
VIDEO
'Si më le vetëm o shpirt', me lot dhe ulërima, motra e Ziver Veizit qan mbi varrin e tij: Drejtësinë do e kërkojmë sa të kemi frymë
Mbi varrin e tij duke qarë me lot në dhe me zë, motra e Ziver Veizit, Trëndafilja nuk po gjend dot qetësi shpirtërore. Dhimbja e ka mbytur ndërsa të vetme fjalë që mund të nxjerrë nga goja janë "si më le vetëm o shpirt, motra të do shumë".
Në 11- vjetorin e ngjarjes së 21 janarit, familjarët e Ziver Veizit të vrarë në protestën para Kryeministrisë, kanë vendosur kurora me lule tek banesa e tij e fundit, ndërsa shprehen se drejtësinë do e kërkojnë deri sa të marrin frymë.
"Ne kërkojmë drejtësi deri sa të rrojmë për vëllanë tonë. Nuk dua të më zësh në gojë as Berishën e as Bashën, do ta kërkojmë drejtësinë deri sa ta gjejmë", tha Trëndafilja.
Homazhet për Ziver Veizin janë bërë nga familjarë, miq dhe drejtues të pushtetit vendor ne varrezat e fshatit Zenelaj Bashkia Gjirokaster.
-
VIDEO
Shijak/ Zbulohet një laborator 'Bitcoin', sekuestrohen 210 aparatura që prodhonin kriptomonedha! Një i arrestuar
Report Tv mëson se një laborator ‘Bitcoin’ është zbuluar në kuadër të një operacioni policor në Shijak të Durrësit. Burime bëjnë me dije se janë gjetur 210 makineri që shërbejnë për prodhimin e kriptovalutave.
Gazetarët e Report Tv, Sokol Dema dhe Aldo Mustafa, konfirmojnë se është arrestuar një person ndërsa identiteti i tij ende nuk dihet. Sakaq, raportohet se magazina ishte marrë me qira nga disa persona nga Tirana.
-
VIDEO
'21 Janari', Rama: Detyrimin që na takon me 4 Dëshmorët e kemi shlyer me reformën në drejtësi! Fajtorët japin shfaqje dhunë në mes të Tiranës
Duke ja lënë barrën e fajit Sali Berishës dhe Lulzim Bashës për vrasjen e 4 protestuesve më 21 janar, ndërsa tha se PS i ka shlyer detyrimet ndaj Dëshmorëve me reformën në drejtësi. Kryeministri Rama u shpreh se reforma në drejtësi është në hapat e saj të parë, duke kërkuar durim deri në funksionimin e plotë të drejtësisë në vend.
-
VIDEO
Katër viktimat e '21 janarit', Rama: Fajtorët e vërtetë janë Sali Berisha dhe Lulzim Basha
Rama theksoi se ata që sulmohen në Partinë Demokratike sot, asokohe ishin bashkë dhe i akuzoi si vrasës të protestuesve të pafajshëm.
-
VIDEO
21 janari, Ish kreu i SHISH, Klosi: Urdhrin për të qëlluar protestuesit e ka dhënë Berisha dhe jo Basha! Ishte përgatitur për dhunë, gardistët i siguroi se do t’i mbronte
Ish-kreu i Shërbimit Informativ të Shtetit, Fatos Klosi, thotë se urdhrin për të qëlluar protestuesit e në ‘Bulevard’ në protestën e 21 janarit e ka dhënë Sali Berisha. Klosi tha se gardistët vetëm Sali Berisha mund t’i urdhëronte dhe t’i bindeshin, pasi e dinin se ai do t’u siguronte edhe mbrojtjen
-
VIDEO
Përcillet për në banesën e fundit, kush është 64-vjeçarja që u mbyt nga komshiu në Kuçovë
Report Ta ka siguruar foton e Fatime Sulit,64-vjeçarja që u mbyt nga komshiu i saj në Kuçovë. Ajo sot është përcjellë në banesën e fundit. 64-vjeçarja u gjet e hedhur në kanal, gjysmë e zhveshur dhe e mbuluar me gjethe
-
VIDEO
Kë do të regjistrojë KQZ në zgjedhje, PD-në e Bashës apo Komisionin e Rithemelimit? Përgjigjet Celibashi
Krykomisionieri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi u pyet në lidhje me përplasjen brenda PD-së, se kë ‘PD’ do të regjistrojë në zgjedhje atë të Bashës apo të Berishës
-
VIDEO
Në arrest shtëpie, por shpërndante kokainë, arrestohet 31-vjeçari në Kukës
Një 31-vjeçar është arrestuar nga policia e Kukësit, pasi është kapur duke shpërndarë droga të forta. Megjithëse ishte nën masën ‘arrest shtëpie’, kjo nuk e pengonte 31-vjeçarin me iniciale S.E, të shpërndante kokainë në sasi të vogla.
Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, policia gjeti dhe sekuestruan një sasi me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, një sasi me lëndë të dyshuar narkotike
-
VIDEO
Moti i keq në vend, mbyllet Rruga e Arbrit, shkak reshjet e dendura të dëborës
Për shkak të reshjeve të dendura të dëborës gjatë gjithë natës dhe në vazhdim dhe temperaturave shumë të ulëta, kalimi ne Bypasin e Murrizit bëhet i rrezikshëm. Mësohet se Rruga e Arbrit është mbyllur ndërsa pritet një tjetër njoftim për situatën në vijim.
-
VIDEO
21 Janari, reagon Balla: Sali Berisha urdhëruesi politik i vrasjeve në bulevard
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka kujtuar sot 11 vjetorin e 21 Janarit, ku gjatë protestës paqësore u vranë 4 protestues në Bulevard. Përmes një videoje të publikuar në rrjetin social facebook Balla deklaron se më 21 Janar 2011, Sali Berisha urdhëroi të qëllohet me plumba mbi popullin që kishte dalë në protestën më të madhe kundër regjimit të tij korruptiv, duke u marrë jetën katër shqiptarëve të pafajshëm e plagosur dhjetra të tjerë. Sipas Ballës, hezitimi 11 vjeçar i prokurorisë për të marrë si fillim në pyetje dhe më pas nën akuzë atë që dha urdhërin të qëllohet mbi popullin, është turpi i drejtësisë.
-
VIDEO
Zgjedhjet e pjesshme lokale, PS shans të dytë për Emirjana Sakon në Durrës, zbulohen kandidatët e Bashës dhe Berishës! Në Shkodër socialistët në garë me prefekten Angoni
Kryetarja e Komanduar e Bashkisë së Durrësit, Emirjana Sako do të jetë kandidatja e PS për kryetare në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit në këtë bashki. Socialistët në Shkodër do të garojnë me prefekten e qarkut, Majlinda Angon. Për bashkinë Durrës Basha do të hyjë në garë me Luan Hotin, Berisha me Ardian Mukën.
-
VIDEO
Vrasja në Kuçovë, reagojnë të afërmit e viktimës: Autori është gjysmak dhe budalla, s’ka pasur kurrë familje
Fqinjët dhe të afërmit e Fatime Sulit 64 vjeç e cila u vra nga Fetah Narra në fshatin Kozare të Kuçovës deklarojnë se autori i krimit njihej si një person me probleme mendore.
"Djalit të viktimës i kam dhënë vajzën e motrës. Ai boti njihesh si gjysmak, ishte me shumë të meta mendore, të gjitha të këqijat i kishte. Nuk e dimë arsyen. Që të jetë dhunë seksuale s'bën vaki, dhe borxhe nuk bën vaki, nuk ka lekë, nuk ka mundësi. Viktima dhe burri i saj janë me kemp. Nuk ka qenë mirë kohët e fundit ajo, ka pas probleme po jo të kësaj natyre. Se si nuk e di, luajta nga mendtë kur e mora vesh."-tha një i afërm i viktimës.
"E kam nusen e xhaxhait. Si ky mostra ka plot që qarkullojnë buzë lumit. Policia e Shtetit e zbardhi. Njihej si budalla në zonë. Ai është monstër, s'ka pas kurrë familje, i martuar dhe i divorcuar. Isha në vendngjarje mbrëmë, policia rrethoi zonën e krimit. Dhamë dëshmitë tona."-tha një tjetër i afërm i viktimës.
"Ishte grua e mirë, familjare, me dy fëmijë të shkëlqyer. Autorin nuk dimë gjë, jemi larg, rrëzë malit. Mbase do jetë me probleme mendore, është pa grua, pa familje."-thanë banorët e zonës.