-
VIDEO
11 vite pa drejtësi për vrasjen e familjarët e tyre, vajza e Ziver Veizit me lot në sy: Kam mall për babanë! Xhaxhai i Aleks Nikës: Hetimi është i dobët
Me dhimbje dhe mall për familjarët e humbur dhe dëshpërim që drejtësia po vepron kaq ngadalë për të zbardhur çështjet e vrasjes së 4 protestuesve në bulevard më 21 janar 2011. 11 vite më pas, familjarët vijojë t'i përkujtojnë me karafila në duar në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, aty ku jeta e tyre u shua, duke lënë pas familjet e tyre.
-
VIDEO
'Ku shkuan 2.1 mln dollarë ndihmë nga FIFA, s'ka asnjë fushë sporti të bërë në Tiranë', FSHF i përgjigjet Veliajt: Bashkia nuk njeh territorin e vet! Ja investimet që po kryejmë
Në një konferencë për shtyp, përfaqësues të FSHF, shprehen se po investojnë te kompleksi Partizani dhe po ashtu janë tre fusha të reja në kompleksin Halili që janë në menaxhimin e Bashkisë së Tiranës.
-
VIDEO
11 vite nga vrasja e 4 protestuesve më '21 Janar', ende s'ka drejtësi për ta! Prokuroria nis hetimet për deklaratat e Bashës dhe Berishës! Qeveria dhe familjarët homazhe në bulevard
Padyshim që 21 janari i vitit 2011 është një ndër ngjarjet më të rënda në Shqipëri ndërsa familjarët e viktimave, nuk kërkojnë gjë tjetër veçse drejtësi. Gazetari Arsen Rusta ka mësuar se prokuroria ka nisur hetimet për deklarata e bërë për këtë çështje mes Lulzim Bashës dhe Sali Berishës kohët e fundit.
-
VIDEO
Rama dhe familjarët e 4 protestuesve të vrarë 11 vite më parë, vendosin karafila në përkujtim të tyre
Kryeministri Edi Rama dhe familjarët e 4 protestuesve të varrë kanë vendosur karafila në përkujtim të tyre në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.
-
VIDEO
Lushnjë/Vijon operacioni policor i koduar "Laboratori", shkon në 4 numri i të arrestuarve
Lushnjë Vijon operacioni policor i koduar "Laboratori", shkon në 4 numri i të arrestuarve në kuadër të këtij operacioni. Kapet nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, një person i shpallur në kërkim gjatë operacionit “Laboratori”, për veprat penale "Kultivimi i bimëve narkotike" dhe "Vjedhja e energjisë elektrike" të kryera në bashkëpunim. Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë policore për vendodhjen e një shtetasi i cili ishte në kërkim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë kanë organizuar punën për kapjen e tij. Si rezultat është bërë kapja dhe ndalimi i shtetasit: K. (K). K., 32 vjeç, banues në Fiershegan, Lushnjë. Gjykata e Shkallës së Parë Lushnjë, me vendimin e datës 14.12.2021, ka vendosur për këtë shtetas masën e sigurisë "Arrest me burg" për veprat penale "Kultivimi i bimëve narkotike" dhe "Vjedhja e energjisë elektrike" të kryera në bashkëpunim. Ky shtetas, në bashkëpunim me 3 shtetas të tjerë të cilët janë arrestuar në flagrancë nga Policia në 01.04 2021, gjatë operacionit policor të koduar "Laboratori", kishin përshtatur katin e parë dhe katin e tretë të një banese, me aparatura që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
-
VIDEO
Kukësi dhe Dibra zbardhen nga dëbora! Trashësia në Shishtavec deri në 40 cm! Ja akset që kalohen vetëm me zinxhirë! ARRSH apel shoferëve: Bëni kujdes
Kukësi dhe Dibra janë zgjuar sot të zbardhura nga reshjet e rendura të dëborës. Mësohet se në zonat e thella të Dibrës trashësia e dëborës shkon deri në 25 cm ndërsa në Shishtavec të Kukësit trashësia shkon deri në 40 cm. Lidhur me situatën e motit ka reaguar edhe ARRSH e cila i bën apel shoferëve që të reduktojnë shpejtësinë dhe të bëjnë kujdes.
-
VIDEO
E rëndë në Kuçovë, gjysmë e zhveshur dhe e mbuluar me gjethe, gjendet e vdekur 63-vjeçarja në një kanal!
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak para mesnatës në qytetin e Kuçovës në fshatin Kozare. Një grua 63-vjeçare e identifikuar si Fatime Suli është gjendur afër një plantacioni me sera pa shenja jete, e zhveshur nga mesi e poshtë dhe e mbular me gjethe e rrozga domatesh. Mësohet se familjarët kishin disa orë që e kërkonin dhe kishin kërkuar më pas ndihmën e policisë. Gruaja është gjetur pas rreth 1-orë kërkimesh nga policia, në një kanal rreth 1 km larg banesës saj në lagjen ‘Havaleas.
Burime nga vendngjarja konfirmojnë se gruaja vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe zihej e konfliktohej me banorët e zonës. Dyshohet se nga kjo ngjarje e rëndë gruaja mund të jetë vetëvrarë, ose të jetë vrarë. Viktima Fatime Suli është transportuar drejt Morgut të Spitalit Rajonal Berat, ku pritet edhe kryerja e autopsisë mjeko-ligjore, që do të përcaktojë shkaqet e vdekjes së saj. Ky dyshim pritet të zbardhet pas autopsisë mbi trupin e saj.
-
VIDEO
6 marsi, gara për Bashkitë apo betejë mes Bashës dhe Berishës?
Emisioni Repolitix trajtoi zgjedhjet e pjesshme lokale që do të mbahen në 6 bashki të vendit. Por a përbën 6 marsi garën për kryetarët e rinj të bashkive apo do të jetë më shumë beteja e radhës e luftës mes Bashës dhe Berishës? Të ftuar Azgan Haklaj, Pano Soko, Flogert Muça dhe Arsen Rusta.
-
VIDEO
Situata në PD dhe zgjedhjet e pjesshme lokale, anëtari i Këshillit Kombëtar: Fitojmë 4 nga 6 bashki, jemi në rrugën e duhur! Studiuesi: Berisha e 'shkundi' partinë
Pavarësisht përçarjes në PD, për anëtarin e Këshillit Kombëtar Olsi Karapici, situata po tenton drejt më të mirës dhe se nga 6 bashki, ata pretendojnë të fitojnë në 4. Në emisionin 'Studio Live' në Report Tv të gazetarëve Migena Sotiri dhe Arbër Hitaj , ai përmendi bashkinë e Shkodrës, Lushnjës, Rrogozhinës dhe Vorës si të sigurta.
-
VIDEO
PS-PD ‘përplasje’ për afatet, Felaj: Opozita varrosi Komisionin Hetimor të Inceneratorëve, e përdorën politikisht! Shmangu ballafaqimin me dëshmitarët
Opozita dhe maxhoranca nuk kanë rënë dakord për zgjatjen e afatit të punimeve për Komisionin Hetimor të Inceneratorëve. Zëvendëskryetarja e Komisionit, Ermonela Felaj thotë për Report Tv se opozita me qëndrimet e saj varrosi Komisionin Hetimor, për shkak se nuk u tregua e gatshme që brenda afatit kohor të punimeve të zbriste në terren për të hetuar inceneratorët, por edhe për të thirrur dëshmitarët.
-
VIDEO
Java e fundit e janarit acar, meteorologia: Temperatura ekstreme të martën dhe të mërkurën, termometri do shkojë deri në -17 gradë
Nëse keni menduar se këto ditë kanë qenë të ftohta, gaboni. Java e fundit e janarit pritet të jetë me temperatura ekstrem të ulëta, ku në zonat e thella në veri dhe në juglindje do të shënojnë edhe vlerën - 17 gradë. Meteorologia e Metoalb, Lajda Porja në një lidhje të drejtpërdrejtë në 'Studio Live' të gazetarëve Migena Sotiri dhe Arbër Hitaj, tha se e marta do të jetë dita më e ftohtë
-
VIDEO
Mbështetësit e Berishës e kërcënojnë me jetë, video kur Basha zbret në terren me masa shtesë sigurie, fuoristrada e tij me fenelina policie
Lulzim Basha ka shtuar masat e sigurisë gjatë takimeve të tij që po zhvillon me bazën në qytete të ndryshme. Teksa mbështetësit e Berishës sa vijnë dhe shtojnë dozën e kërcënimeve ndaj tij, ku u kërkojnë demokratëve ta rrahin dhe ta helmojnë, kryedemokrati ka shtuar masat e sigurisë, ku në takimet që zhvillon ka një prezencë më të lartë të efektivëve të policisë, ndërsa Range Rover me të cilin udhëton është i pajisur me fenelina policie.
Ndërsa edhe eskorta e tij lëviz me xhama të blinduar. Duket se Basha i ka marrë seriozisht kërcënimet që mund t'i vijnë nga babai i tij politik Sali Berisha, të cilin e përjashtoi nga Partia Demokratike që e kishte themeluar.