-
VIDEO
Një aksion për pyllëzimin e lagunës
Dhjetra studentë të Fakultetit të Pyjeve në Universitetin Bujqësor të Kamzës mbjellin 1000 fidanë të rinj pishash në lagunë. Aksioni, si një gjest jo thjesht mbi praktikat mësimore, por edhe si solidaritet dhe përmirësim të mjedisit në Parkun Kombëtar Të Divjak Karavastas.
-
VIDEO
Ç’është Parku Kombëtar i Divjak Karavastas
Drejtori I Agjensisë së Zonave të Mbrojtura të Qarkut të Fierit Ardian Koçi jep një info mbi sipërfaqen e Parkut nga krijimi I tij, deri në ditët e sotme. Dy fjalë edhe pëer censusin e numurimit të shpendëve ujorë në lagunë
-
VIDEO
Studentët, mjedisi, laguna
Ardian Koçi flet mbi raportin e lidhjeve të Agjensisë së Zonave të Mbrojtura me studentët dhe përfitimet e komunitetit nga shtimi I sipërfaqeve të gjelbërta në Parkun Kombëtar Divjak Karavasta.
-
VIDEO
Parku i Divjakë Karavastas me një pyll të ri
Veri jug ka udhëtuar javën e fundit në lagunën e parkut kombëtar të Divjak Karavastas dhe është ndalur në një prej zonave të mbetura të varfra, pa gjelbrim ndanë detit. Aty ku prej shumë vjetësh erozioni detar ka bërë që sipërfaqja e mbetur djerrë të shkaktojë probleme në mjedis. Dhjetra studentë të fakultetit të pyjeve nga Tirana marin pjesë në mbjelljen e njëmijë fidanëve të rinj pishash për pyllëzimin e zonës, gjurmë të gjelbërta në lagunë dhe rritja e sipërfaqeve të pyllëzuara. Ndiqni reportazhin “Parku I Divjakë Karavastas me një pyll të ri” realizuar nga moderatori I emisioneve veri jug, gazetari Agim Pipa
-
VIDEO
Thyen rregullat e qarkullimit rrugor, gjobiten 124 shoferë, pezullohen 129 patenta, 23 drejtues mjetesh përfunduan në pranga
Policia rrugore e Tiranës ka bërë bilancin javor të shkeljeve të rregullave të qarkullimit nga drejtuesit e mjeteve.
-
VIDEO
Ja video e hotelit në Tiranë ku u mbajtën 'peng' 30 emigrantët
Report Tv ka siguruar pamje nga Hoteli në Tiranë, ku tre personat mbanin 'peng' 30 emigrantët që i kishin transportuar kryesisht nga vendet e Lindjes së Mesme. Mentor Kuka, Muhamed Emin dhe Zakaria Dervish e kishin përshtatur këtë banesë në një hotel, ku mbanin emigrantët dhe kërcënonin familjarët e tyre që t'u paguanin transportin.
-
VIDEO
Situata nga moti në Dibër, prefekti i Dibrës për Report Tv: Të gjitha akset të kalueshme, energjia është rikthyer në Ostren dhe Kalanë e Dodës
Nexhbedin Shehu prefekt i qarkut të Dibrës në një prononcim për Report Tv tha se situata me ngricat dhe bllokimin nga bora është nën kontroll. Shehu u shpreh se energjia është kthyer në Ostren dhe në Kalanë e Dodës, ndërsa të gjitha akset rurale janë të hapura.
-
VIDEO
Shembet ura e Metoqit në Sarandë, shkak bëhet një kamion me ngarkesë mbi tonazhin e lejuar
Ura e Metoqit në Sarandë është shembur. Ura lidh zonën bujqësore të Metoqit me fshatin. Ende nuk dihet arsyeja e shembjes, por paraprakisht mendohet se mund të jetë shembur nga kalimi i ndonjë kamioni me ngarkesë mbi tonazhin e lejuar prej 10 ton
-
VIDEO
Kamioni del nga rruga, bllokohet qarkullimi i makinave në Qafën e Llogarasë
Bllokohet rruga në Qafën e Llogarasë. Shkak është bërë një kamion i cili ka ngecur në kthesë pasi është spostuar. Sipas policisë në “Qafën e Llogorasë”, të vendi quajtur “Çezma”, një mjet i tonazhit të rëndë, ka dalë nga rruga dhe për pasojë është bllokuar lëvizja e automjeteve në këtë aks rrugor.
-
VIDEO
Transportuan 30 emigrantë nga Lindja e Mesme në vendin tonë, tre të arrestuar! I mbanin 'peng' në një banesë në Tiranë dhe kërcënonin familjarët të paguanin për rrugën
Një banesë e përshtatur si hotel në zonën e Laprakës ishte kthyer në vatrën e qëndrimit të emigrantëve të paligjshëm që vijnë nga vendet e treta dhe përdorin Shqipërinë si një vend për të depërtuar në drejtim të shteteve të Bashkimit Evropian.
-
VIDEO
Temperatura deri në -16 gradë, ngricat 'mbërthejnë' Dibrën! Zona të thella të Lurës, Selishtës, Reçit, Luznisë, Sllovës e Kalasë së Dodës të izoluara nga dëbora! Një pjesë prej tyre pa energji elektrike
Gjatë natës së mbrëmshme termometri në qytetin e Peshkopisë ka shënuar vlerën më të ulët -16 gradë nën zero, ndërsa në zonat e thella temperaturat kanë shënuar edhe më shumë. Ngricat dhe akulli në rrugë ka bërë që të shtohen problemet, ndërsa disa zona janë prej 72 orësh pa energji elektrike
-
VIDEO
Aksident në Elbasan, kamioni përplaset me një makinë, plagosen dy persona
Burime për Report Tv bëjnë me dije se një kamion është përplasur me një makinë. Për pasojë janë plagosur dy persona ndërsa gjendja e tyre ende nuk dihet.