-
VIDEO
Debate në Komisionin e Ligjeve, opozita kërkon seancë dëgjimore për '5 Majin'! Bardhi: Nesër të jetë afati i fundit! Bushka: Kërkesa në kundërshtim me rregulloren
Komisioni i Ligjeve ka nisur ditën e sotme me debate, kjo për shkak të kërkesës së opozitës për të mbajtur një seancë dëgjimore për shembjet e banesave në '5 Maj'. Opozita nëpërmjet Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhi, ka kërkuar një seancë dëgjimore maksimumi deri nesër, por kryetarja e Komisionit, Klotilda Bushka, kërkesa do të shqyrtohet dhe do të vendoset data.
-
VIDEO
Paditet në Prokurori kreu i FSHF Duka! Akuza e Drejtorisë së Krimit Ekonomik në Policinë e Tiranës: Abuzime me fondet, vjedhje dhe shpërdorim detyre
Krimi ekonomik i policisë Tiranë kallëzon nën prokurori kreun e FSHF dhe vetë Federatën Shqiptare të Futbollit për abuzime me fondet shpërdorim detyre. Kallëzimi është bërë javën e shkuar neë Prokurorinë e Tiranës.
Kujtojmë se sot Bashkia e Tiranës, në cilësinë e aksionerit të Klubit të Futbollit, pritet të kërkojë të Hënën një hetim kombëtar dhe ndërkombëtar për shkeljet dhe korrupsionin 20 vjeçar të Armand Dukës në Federatën Shqiptare të Futbollit. Burime nga Bashkia e Tiranës kanë konfirmuar se, prej dy javësh, një skuadër juristësh shqiptarë, amerikanë dhe britanikë po asistojnë aksionerin e Tiranës në një dosje voluminoze shkeljesh, për t’ia prezantuar FBI, DEA, NCA, Scotland Yard, SPAK, Prokurorisë së Tiranës, Krimit Ekonomik, Agjencisë së Pastrimit të Parave, AMA, Hetimit Tatimor, AKU, si dhe ambasadave Amerikane e Britanike në Tiranë.
-
VIDEO
Kosova kërkon 3 doza vaksine kundër COVID ose 2 doza dhe tampon për të kaluar kufirin, protestë në doganën e Morinës, qytetarët: Të heqë testin PCR dhe dozën e 3-të
Qytetarët e Kukësit po zhvillojnë një protestë paqësore në pikën e përbashkët të kalimit kufitar Shqipëri-Kosovë. Qëllimi i protestës është heqja e pengesave për lëvizje të lirë të shtetasve shqiptarë, të cilët nuk janë të vaksinuar me tre doza të vaksinës, siç thotë vendimi i qeverisë së Kosovës, pasi askush nuk mund të hyjë në Kosovë pa dëshminë e vaksinimit me tre doze, ose me dy doza plus tampon PCR.
-
VIDEO
Temperaturat e ulëta ‘mbërthejnë’ Durrësin, ‘boshatisen’ sheshet dhe rrugët kryesore
DURRËS- Temperaturat nën zero kanë “mbërthyer” edhe qytetin e Durrësit.
Megjithëse dielli po shkëlqen, moti i acartë ka “boshatisur” sheshet dhe rrugët kryesore të qytetit të Durrësit.
-
VIDEO
Mungesa e ngrohjes në shkolla, protestë para Ministrisë, aktivistë dhurojnë ngrohëse: Mësuesit kanë frikë të thonë 'kemi ftohtë'! Koha e regjistrit dixhital dhe e shkollave pa dyer e dritare
Në ditën kombëtare të Arsimit, shkollat janë të mbyllura për shkak të mungesës së sistemit të ngrohjes, e kjo ka ngritur në protestë disa aktivistë. Protesta është zhvilluar përpara Ministrisë së Arsimit e përveç deklaratave të bëra, nuk kanë munguar simbolikat.
-
VIDEO
Tentoi që të shmangte përplasjen me gurin e rënë në rrugë, makina në Sarandë kthehet përmbys! Shpëton mrekullisht shoferi
SARANDË- Një automjet është aksidentuar në aksin rrugor Sarandë - Butrint, teksa fatmirësisht drejtuesi i mjetit ka marrë lëndime të lehta.
Siç Report Tv mëson, aksidenti ka ndodhur pasi drejtuesi i mjetit ka manovruar për të shmangur përplasjen me një gur të rënë në rrugë dhe më pas është përmbysur në rrugë.
-
VIDEO
Përfshihet nga flakët një makinë në Shkodër
Një makinë është përfshirë nga flakët mëngjesin e së hënës në Shkodër. Ngjarja është regjistruar në unazën perëndimore të qytetit.
Makina ka qenë e parkuar kur ka marrë flakë. Shkak dyshohet një shkëndijë elektrike. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.
-
VIDEO
Temperaturat deri në -16 gradë dhe ngricat ‘pushtojnë’ Kukësin! E bllokuar nga dëbora rruga që lidh Nj.Ad Arrën me atë nacionale
KUKËS- Temperaturat e ulëta nën zero dhe ngricat, kanë “pushtuar” Kukësin që prej fillimit të kësaj jave.
Zona me e ftohtë është Shishtaveci ku temperatura përllogaritet të jetë deri në -16 gradë celcius. Ndërkohë janë hapur rrugët e bllokuara nga dëbora e ditëve më parë, përveç rrugës që lidh Nj.Ad Arrën me rrugën nacionale bashkia Kukës.
-
VIDEO
Rama: Nga sot eliminojmë të tjera angari, kohë pritjeje e kosto të tepërta për qytetarët e subjektet që regjistrojnë mjete rrugore për herë të parë
Duke nisur nga sot, 24 janar, do të ketë një procedure të re për regjistrimin e mjeteve rrugore për herë të parë, e cila do të eleminojë kohë prite e kosto të tepërta për qytetarët dhe subjektet. Këto lehtësira të cilat ofrohen nga DPSHTRR, u rikujtuan për qytetarët nga kryeministri Edi Rama i cili ka publikuar një video në rrjetet sociale, mbi përfitimet e këtij shërbimi
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e hënë 24 janar 2022
Titujt e gazetave për sot, nga luftë shqiptarësh në Ekuador te kush i ngriti strukturat paralele në PD e deri tek Bashkia e Tiranës hetim ndërkombëtar Armand Dukës.
-
VIDEO
Ekzekutohet në Belgjikë Bledar Muça, mik i ngushtë i Florenc Çapjas në Elbasan
Bledar Muça është ekzekutuar mbrëmjen e djeshme në Belgjikë. Ai njihet si mik i ngushtë i Florenc Çapjas në Elbasan. Burime për Report Tv konfirmojnë se ai është ekzekutuar ditën e djeshme brenda makinës së tij. Ndërkohë që në mediat belge raportohet për ekzekutimin e një personi rreth të 40-ve para banesës.
Vrasja e të riut, që dyshohet se është Bledar Muça, është ekzekutuar me armë zjarri në provincën Antëerp të Belgjikës, ndërsa sipas autoriteteve ekzekutimi është kryer nga vrasës me pagesë për larje hesapesh. Ngjarja ka ndodhur në orën 23:00 të së shtunës, ku autorët e armatosur e kanë pritur në rrugë Muçën përpara pallatit ku jetonte dhe më pas kanë shtënë ndaj tij. Ai është qëlluar brenda makinë së tij, ndërsa dy autorët janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.
-
VIDEO
Shqiptari ekzekutohet brenda një lokali në Ekuador nga dy persona, qëllohet mbi 20 herë! Shkak prishja e pazareve të drogës
Viktima Ergys Dashi, 34 vjeç, është qëlluar nga dy person teksa ndodhej i ulur brenda në lokal. Ndaj tij është qëlluar 20 herë, ku disa prej plumbave e kanë kapur në kokw dhe në trup.