-
VIDEO
30 vite nga krijimi i FRESSH, Partia Socialiste mban sot kongresin e rinisë, Gjiknuri: E ardhmja mund të ndërtohet me kontributin e gjithsecilit prej nesh
Në 30-vjetorin e krijimit të FRESSH, Partia Socialiste do të mbajë sot Kongresin e Rinisë. Kongresi do të mblidhet tek Amfiteatri në orën 11.00, ku të pranishëm do të jenë kryeministri Edi Rama, ministrat dhe kryesia e FRESSH.
-
VIDEO
Kukësi 'mbërthehet' nga acari dhe mjegulla, temperaturat zbresin në -7 gradë! Ngricat dhe akulli krijojnë probleme në akset rrugore
Kukësi është zgjuar nën 'pushtetin' e mjegullës dhe acarit mëngjesin e sotëm. Temperaturat kanë zbritur në minus 7 gradë, teksa prania e ngricave dhe akullit ka krijuar probleme në akset rrugore. Ndërkohë ka nisur hedhja e kripës për të shmangur krijimin e shtresave të akullit.
Problem është edhe mjegulla e dendur, që vështirëson qarkullimin e mjeteve për shkak të pamjes së kufizuar nga Morinë deri në Fushëdugagjin.
-
VIDEO
Rindërtimi, dorëzohen 802 shtëpi në Shijak, Rama: Vijon puna edhe për 31 pallate ku do të akomodohen 660 familje
Kryeministri Edi Rama bën me dije se janë dorëzuar 802 shtëpi në Shijak, teksa shton se vijon puna edhe për ndërtimin e 31 pallateve.
-
VIDEO
Policia aksion ‘blic’ për kapjen e personave në kërkim! 3 në pranga, njëri qarkullonte me armë, 2 të tjerët posedonin kokainë dhe kanabis! Sekuestrohet një shumë eurosh në Shkodër
Policia e Shtetit ka kryer një kontroll blic në të gjithë vendin për kapjen e personave në kërkim si dhe atyre që posedonin armë zjarri me vete. Në pranga kanë rënë 3 persona ndërsa, 32 të tjerë janë shoqëruar në polici
-
VIDEO
Flakët shkrumbojnë lokalin në Shkodër, nuk raportohet për të lënduar
Flakët kanë përpirë një lokal këtë mbrëmje. Ngjarja u regjistrua në fshatin Reç të Bashkisë Malësi e Madhe.
-
VIDEO
Shoferi me ‘bishën’ luksoze tenton të shtypë dy të rinjtë në Vlorë, ata i vërsulen për ta qëlluar me thikë
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Vlorë, ku një sherr mes disa të rinjve sa nuk ka përfunduar në tragjedi. Siç shihet nga pamjet e mbërritura në redaksinë e Report Tv, drejtuesi i një makinë luksoze, pas një grindje tenton të shtypë me makinë dy të rinjtë, por ato fatmirësisht janë shpëtuar nda barriera e vendosur për të ndarë rrugën nga trotuari
-
VIDEO
SHBA stërvitje në ujërat tona territoriale me marinën shqiptare, Rama në bordin e 'bishës' amerikane!
Aeroplanmbajtësja "Harry S. Truman", e cilësua edhe si 'bisha' amerikane, po kryen stërvitje intensive në ujërat tona territoriale së bashku me forcat e marinës shqiptare. Stërvitjen e ka parë nga afër edhe kryeministri Rama.
-
VIDEO
8 janari, Muçollari: Basha të thirrej si i pandehur, jo si dëshmitar! Na i bëri llogaritë gabim në zgjedhje, tagër për drejtuesit politik që dilnim humbës në 25 prill
Grigels Muçollari, ish-sekretar i përgjithshëm i FRPD-së, është i mendimit që Lulzim Basha nuk duhej të thirrej në Prokurorinë e Tiranës si dëshmitarë për 8 janarit, por si i pandehur. në 'Sot Live në Shqipëri' në Report Tv me gazetarin Andi Kapxhiu, Muçollari akuzon Bashën si një njeri që lka marrë njerëz me të shkuar kriminale, e ndërsa pretendon se nga ana e mbështetësve të Berishës nuk ka pasur dhunë.
-
VIDEO
Aksioni ‘Bregdeti ynë’, IKMT prish 7 lokale dhe bar-e në Durrës, pronari: Kjo është katastrofë, kemi punuar me djersë
Ditën e sotme ka nisur aksioni nga strukturat e IKMT dhe IMT në vijën bregdetare të Durrësit, konkretisht në Hamallaj.
Shtatë lokale të cilat janë ndërtuar dhe shfrytëzuar pa lejen e posaçme janë prishur, pas njoftimit nga këto struktura lidhur me këtë aksion.
-
VIDEO
Protesta e dhunshme e 8 janarit, Basha mbërrin në Prokurorinë e Tiranës për të dhënë deklarimet e tij
Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka mbërritur në Prokurorinë e Tiranës ku do të japë deklarimet e tij në lidhje me atë që ndodhi në protestë e dhunshme të Sali Berishës më 8 janar, që shkatërroi selinë blu.
-
VIDEO
'Nuk do ta përdorë më PD si mburojë', Meta i përgjigjet Bashës: Blindat dhe ata me maska s'i dërgova unë në selinë e PD! Dihet kush fshihet e kush e provokon Presidentin
Presidenti Ilir Meta i ka kthyer përgjigje kryedemokratit Lulzim Basha, teksa ky i fundit ka deklaruar më parë se nuk do ta lejojë Metën ta përdorë PD si mburojë. Meta tha se ai nuk ka nevojë për mburojë, teksa drejtoi gishtin nga Basha se ishte ai që vendosi blinde në selinë e PD.
"Ata me maska unë i kam çuar atje, blindat unë i kam vendosur? Unë dal çdo ditë para qytetarëve e shqiptarë dhe skam nevojë për mburojë. Kush fshihet, kush vendos blinda, kush provokon presidentin e për llogari të kujt e bën, ju e dini shumë mirë. Presidenti tha nuk digjen mandatet ata e bënë kur Presidenti ishte jashtë. I tash hyni në zgjedhjet vendore, nuk u futën, ja ku janë tani", tha Meta.
-
VIDEO
Meta: Protesta e 8 janarit, moment tragjik dhe degradim
Presidenti Ilir Meta, komentoi në një konferencë për shtyp protestën e dhunshme të 8 janarit që u thirr nga ish-kryeministri Sali Berisha. Kreu i shtetit theksoi se 8 janari është një moment tragjik.
“Nuk ishte gjë tjetër veçse moment tragjik i një procesi politik degradues që po zhvillohet prej muajsh e vitesh në sytë e të gjithë shqiptarëve.”-tha Meta.