-
VIDEO
Meta: S'detyroj askënd të marrë pjesë me pahir në zgjedhje! Në 2019 shmanga një konfrontim me demokratëve dhe socialistëve
Teksa shpalli zgjedhjet vendore në bashkitë që nuk ka një kryetar, Presidenti Ilir Meta deklaroi se nuk do të lusë askënd që të marrë pjesë. Kujtojmë se më herët Meta ka deklaruar se ka shtyrë zgjedhjet e 30 qershorit 2019 se iu lut Lulzim Basha. Por kreu i shtetit theksoi sot se ka bërë një akt patriotik duke anuluar zgjedhjet e 30 qershorit 2019. Ndër të tjera Presidenti tha se ka shmangur një konfrontim të programuar prej kohësh mes demokratëve me socialistët.
-
VIDEO
Krim gjatë natës në Korçë, rrugët mbushen me qen të helmuar
Qyteti i Korçës është zgjuar ditën e sotme nga vaji i kafshëve të rrugës të cilat dergjeshin mbi asfalt derisa u dilte shpirti.
Shkak është bërë një helmim masiv i hedhur me doza të mëdha në kënde të ndryshme të qytetit. Pre e këtij helmi kanë rënë edhe kafshët shtëpaike të cilat kanë qenë duke shëtitur në momentin kur janë helmuar.
-
VIDEO
‘Ah si qenka dashnia’, Bora Zemani kërcen këngën e Donaldit! Mos nuk e ka harruar akoma?!
“Ah si qenka dashnia, po me mbyt mua vetmia...”, refrenin e këngës “Toxic Love” ka kënduar mbrëmjen e djeshme Bora Zemani, në festën e 30-vjetorit të saj.
Kjo është kënga që pak muaj më parë, Donald Veshaj, ish-partneri i moderatorës i dedikoi asaj dhe lidhjes së tyre të dashurisë. Videoja në të cilën shfaqet Bora duke kërcyer dhe kënduar këngën, është bërë virale shumë shpejtë në internet.
-
VIDEO
Protesta e 8 janarit, PD: Imazhet e dhunës së Berishës 'pushtuan' mediat në të gjithë botën
PD vijon t'i kundërpërgjigjet deklaratave të Sali Berishës se protesta e 8 janarit ishte paqësore, teksa zëdhënësja Ina Zhupa ka publikuar sot një video ku tregon se si 'pushtimi' i selisë blu u pasqyrua edhe nga mediat ndërkombëtare.
"8 janari ishte një ditë e zymtë për çdo shqiptar kudo ku jeton, brenda apo jashtë vendi. Imazhet e dhunës dhe thirrjet për derdhje gjaku demokratësh pushtuan mediat kryesore. Jo vetëm shqiptarët por e gjithë bota e mori vesh se si Sali Berisha pas shpalljes non grata kërkoi të marrë me dhunë", shkruan Ina Zhupa.
-
VIDEO
Rritja e çmimeve, Braçe thërret në interpelancë qeverinë: Keni për detyrë të vendosni çmime të drejta për lëndët e para dhe produktet e bujkut
Erion Braçe thërret në interpelancë qeverinë.
"Për bujqit! Për punën! Për çmimet! Interpelanca në kuvend me qeverinë! Çmimet e ushqimeve/ perimeve frutave të freskëta janë rritur, por jo fermeri!
-
VIDEO
Çfarë ndodhi në 8 janar? Gazment Bardhi mbërrin në prokurorinë e Tiranës
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi mbërrin në prokurorinë e Tiranës për të dëshmuar lidhur me protestën e 8 janarit.
-
VIDEO
Gazetari Adriatik Doçi zbulon prapaskenat e sherrit Berisha-Basha për kullat te selia PD
Projekti për ndërtimin e kullave në selinë e PD. Arsyet e "luftës" Basha-Berisha për selinë blu
-
VIDEO
8 janari protestë paqësore? PD përgjigjet me video: Vetëm një njeri në hall të madh mund të mashtrojë hapur shqiptarët, Berisha ideatori dhe urdhëruesi i dhunës
Partia Demokratike ka vijuar fushatën e saj duke denoncuar dhunën që u përdor në protestën e 8 janarit, pavarësisht pretendimeve të Sali Berishës dhe Flamur Nokës që e quajnë një protestë paqësore.
-
VIDEO
Aksident tek tunelet panoramike në Pogradec! Motori përplaset me vinçin e bashkisë, plagoset drejtuesi
Burime për Report Tv bëjnë me dije se një motor është përplasur me një vinç të bashkisë dhe për pasojë është plagosur drejtuesi i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
-
VIDEO
I gjetën armë, fishekë, thikë dhe shkop bejzbolli në banesë, vihet në pranga 23-vjeçari në Tiranë
TIRANË- Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 23-vjeçar pasi është kapur me armë zjarri dhe fishekë luftarak, të cilat i posedonte pa leje.
I arrestuari Mario Gurrica, po qarkullonte me automjetin e tij kur u ndalua nga policia, ndërsa i ushtruan kontroll fizik dhe në automjet. Në vijim të kontrollit, në banesën e tij, Policia gjeti një armë zjarri pistoletë, fishekë luftarak, një pistoletë zhurmuese, fishekë zhurmues, një thikë, një shkop bejzbolli, një kuti metalike me një sasi saçmash për armë sportive dhe një maskë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin me të cilin udhëtonte 23-vjeçri.
-
VIDEO
Ishte në seli gjatë protestës së 8 janarit, Karapici në 'Repolitix': Unë e njoftova policinë, s'pyeta Bardhin dhe Bashën! Skënderi: Sulmuesit nga zyra e Bashës, paramilitantët që përdori Bardhi para zgjedhjeve
Olsi Karapici, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së ka qenë një nga demokratët e shumtë që qëndronin në zyrë në seli gjatë kohës së protestës dhe ka zbuluar në 'Repolitix' se ka qenë ai një nga personat që ka kërkuar ndërhyrjen e policinë, e për këtë veprim nuk ka pasur nevojë që të pyes as Lulzim Bashën e as Gazment Bardhin.
-
VIDEO
Keni vrarë njerëz në mes të Bulevardit, mos e digjni më Shqipërinë për vete', gazetari ia thotë në sy Berishës
Një përplasje e ashpër ka ndodhur mes Sali Berishës dhe gazetarit Imer Mushkolaj gjatë një emisioni live ne televizionet në Kosovë. Gjatë një debati gazetari e ka bërë përgjegjës Sali Berishën për vrasjen e 4 qytetarëve në protestën e 21 janarit në vitin 2011. Ndërsa këto deklarata, Berisha i ka quajtur provokim nga Novi Sadi.