• VIDEO

    Zhduket 37-vjeçari pogradecar Bujar Hyko, flet shoku/ Një vit fshihej, kam frikë…

     

    Stafi ’Pa Gjurmë’ udhëtoi drejt fshatit Pretush të Pogradecit ku jeton familja Hyka. E veshur me të zeza pas ndarjes nga jeta të bashkëshortit katër vite më parë, një nënë e brengosur është në kërkim të djalit. Bujar Hyko humbi gjurmët nga Greqia në moshën 23-vjecare. Plagët e emigracionit kanë lënë gjurmë të thella në këtë familje e cila prej vitesh Zhaneta Hyko pret një lajm për fatin e një prej 7 fëmijëve të saj. Ishte hera e tretë për të riun nga Pogradeci që kalonte kufirin grek me shpresën se do të gjente një jetë më të mirë. Një i ri me ëndrra të mëdha, i cili në prill të vitit 2007 mbërriti në qytetin Follorinë, nga ku gjysma e popullsisë është me origjinë shqiptare. Në Shqipëri merrej me punët në blegtori ndërsa në Greqi nisi të punojë me motorshrarë për prerjen e drruve. Për afro 6 muaj Bujari nuk pati asnjë kontakt me familjen deri kur në fillim të shtatorit të po atij viti ai bëhet i gjallë. Kjo do të ishte telefonata e parë dhe e fundit që ai bëri me nënën e tij.

  • VIDEO

    Për juristin ekspert krimilistik, Arbër Hoxha, numri i lartë i ngjarjeve kriminale të ndodhur këtë fillim viti lidhet me kthimin për festa të emigrantëve. Sipas tij, hesapet e pambyllura jashtë territorit tentohen të mbyllen në Shqipëri. Në vetëm 12 ditë në vend u regjistruan 8 ngjarje të rënda

    Për juristin ekspert krimilistik, Arbër Hoxha, numri i lartë i ngjarjeve kriminale të ndodhur këtë fillim viti lidhet me kthimin për festa të emigrantëve. Sipas tij, hesapet e pambyllura jashtë territorit tentohen të mbyllen në Shqipëri. Në vetëm 12 ditë në vend u regjistruan 8 ngjarje të rënda

  • VIDEO

    Escobar dënoi dhunën e tij, Berisha: Kush mendon se më dëmton mua duke mbështetur Bashën, nuk i bën llogaritë mirë

    I pyet për mesazhin e të dërguar special të SHBA për Ballkanin, Gabriel Escobar i cili dënoi dhunë në PD, Berisha tha se ata që mbështesin Bashës më shpresën së po dëmtojnë atë, nuk i bëjnë llogaritë mirë.

    “Duhet të rishqyrtohet se të mbështetës Lulzim Bashën jo vetëm mbështet një kufomë politike. Të mbështetës Bashën është përçmim e shkelmim mbi politikanët e rinj shqiptarë. Të mbështetës Bashën nuk lufton Sali Berishën. Ata që mendojnë se po më dëmtojnë mua duke mbështetur Bashën nuk i bëjnë llogaritë mire. Eshtë njeriu më i degraduar në politikën shqiptare” tha Berisha 

    Një ditë më parë Zv/Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën Jugore dhe Qendrore, Gabriel Escobar dënoi dhunën në protestën e 8 janarit në selinë e PD-së, ndërsa bëri të qartë se jo çdo çdokush që pretendon se është anëtar i PD është aleat i SHBA-ve për momentin.

  • VIDEO

    Protesta e 8 janarit, Alibeaj poston videon e Berishës: Ja si nxiti dhe planifikoi dhunën kundër PD

    Nënkryetari i PD, Enkelejd Alibeaj ka akuzuar Sali Berishën se nxiti dhe planifikoi dhunën gjatë protestës së 8 janarit. Alibeaj ka postuar një video në Facebook, ku dëgjohet Berisha teka e konsideron protestën revolucion.  

     
  • VIDEO

    I dështoi protesta, Berisha i rikthehet takimeve me qytetarët të dielën! Basha mbledh Këshillin të shtunën

    • Të hënën Sali Berisha do të jetë në sallën e parlamentit për seancën e parë që çel këtë sesion parlamentar. Teksa u pyet pas dëshmisë së tij në prokurori për protestën e dhunshme të 8 janarit, tubimi i radhës duket se do të jetë i largët. Ish-kryeministri nuk lajmëroi protestë, por iu rikthye takimeve me qytetarwt të dielën në orën 11.00 në pallatin e sporteve në Shkodër.

       
  • VIDEO

    Video ku PD e akuzon se udhëzoi me dorë protestuesit për dhunë, Berisha: I ftova të na bashkoheshin se ishin në rrugë

    Në një video ku Partia Demokratike akuzon Sali Berishën se udhëzoi turmën e protestuesve drejt selisë blu për ta dhunuar duke e bërë shenjën me dorë, vetë Berisha tha se kjo nuk është e vërtetë, por se ai ia kishte bërë me dorë personave që po rrinin në rrugë që të afroheshin.

    “ia bëra me dorë njerëzve që ishin në rrugë, të bashkoheshin, nuk drejtova njeri unë”, tha Berisha

    Më herët kryetari i PD-së ka nxjerrë një video, ku sipas tij Berisha paralajmëroi, orkestroi dhe dirigjoi sulmin kundër PD.

  • VIDEO

    Berisha: Brenda në Seli kishte njerëz të armatosur më 8 janar! Armët i nxorri Basha me makinën e tij

    Ish-Kryeministri Sali Berisha deklaroi sot se dëshmoi në Prokurori se brenda Selisë së PD kishte njerëz të armatosur në mbrojtje të Lulzim Bashës ndërkohë që armët sipas tij i largoi Basha me makinën e tij.

    "Çështja tjetër që unë shtrova me forcë është se si ka mundësi që të njëjtat armë që përdorte narkopolicia e Edi Ramës përdorte edhe banda e Lulzim Bravës. Një tjetër provë e bashkëpunimit të tyre. Armët i nxori nga selia Lulzim Brava me mjetin e tij. Ka dëshmi flagrante të pranisë së njerëzve të armatosur brenda në seli", tha Berisha.

    Ai tha se PD do të dorëzojë çdo informacion që mbledh për këtë grup mercenerash, vrasësish dhe trafikantësh. 

    "Besoj se momenti që një seli partie qëndronte e pushtuar me banditë tregonte gjithçka se ç'ndodh në narkoshtet.  Fakti me flagrant është se sot, njeriu që është shkarkuar nga çdo funksion nga anëtarësia e PD është simbol së pari i pabesisë ekstreme politike. Së dyti Simboli më i degraduar i lidhjeve me krimin. Ky është personi që për pazare personale dhe pasurim personal ishte i gatshëm siç e patë ju të shuante ndërtesën për shkak të kullave që do të ndërtoheshin aty.  Shkoni pyesni Veliajn se të gjitha të dhënat e mia dëshmojnë se i kanë thënë atij që jemi marrë vesh me Lul Bravën. Lulzim Brava është simboli i politikanit që nuk njeh asnjë princip që për të ruajtur karrigen shndërroi selinë e PD-së në një seli që nuk shihet askund dhe ia dorëzoi Edi Ramës", tha Ish-Kryeministri.

  • VIDEO

    Berisha pas deklarimit në prokurori: Basha, politikani i lidhur me vrasës dhe fondamentalistë, këtu më solli Rama

     

    Sali Berisha ka folur pas deklarimit në prokurori. Ai tha se Basha është i lidhur me kriminelë dhe vrasës dhe se këtu e sholli Edi Rama.

    I thirrur këtu me urdhër të kreut të meduzës erdha në respekt të parime me të cilat jam i mbrojtur., Ajo që dua tu them është se në deklaratën time theksova se për çdo shqiptar për cdo mik dhe partner të Shqipërisë shëmtira më kryesore, akti më i paimagjinueshëm, momenti më kriminal në historinë e 30 viteve dëshmia më flagrante e lidhjes së politikes me krimin ishte Lulzim Brava i rrethuar nga një bandë  vrasësish dhe trafikantësh, pengmarrësish  fundamentalistesh. Kjo përben dhe momentin më dramatik dhe dëshminë më flagrante të shkrirjes në një të narkoshtetit  dhe lidhjeve të një politikani me krimin.

    •  
  • VIDEO

    Lezhë, ngritën laborator për të falsifikuar dokumente deri në 3 mijë euro, 4 në pranga dhe 2 në kërkim

    4 persona janë arrestuar dhe dy persona janë në kërkim pasi akuzohen se kishin ngritur një laborator për falsifikimin e dokumenteve. Ata merrnin shumë nga 500 deri në 3 mijë euro

    Në pranga ranë Pertef Musabelli, Henri Haxhiraj, Arjan Refugjati dhe Erigesji Moriga, ndërsa në kërkim janë Artur Tereziu dhe Ilir Mata

  • VIDEO

    Sali Berisha për herë të dytë në Prokurori, herën e parë në 2015-n dëshmoi kundër Metës, të cilin e akuzonte për planifikimin e dy vrasjeve

    Sali Berisha ka konfirmuar paraqitjen sot në Prokurorinë e Tiranës, për të dëshmuar për protestën e dhunshme të 8 janarit, frymëzuar dhe organizuar prej tij, për të marrë me forcë selinë e Partisë Demokratike, në vendin e të cilës së fundmi është zbuluar një projekt për të ndërtuar disa megakulla. Kjo është hera e dytë që Sali Berisha, gjatë jetës së tij politike, futet në derën e prokurorisë, gjithnjë jo si i pandehur, por si dëshmitar. Për herë të parë Sali Berisha u paraqit në ish Prokurorinë e Krimeve të Rënda, në 9 mars 2015, për çështjen ‘Doshi-Meta’. Në fillim të marsit 2015, Berisha akuzonte Ilir Metën se kishte planifikuar vrasjen e dy deputetëve, Tom Doshit dhe Mhill Fufit, dhe se Meta kishte bërë përpjekje që këtë krim në tentativë t’ja faturonte Berishës.

  • VIDEO

    Eshtrat e ushtarëve grek në Përmet, ndërpriten gërmimet në varreza

  • VIDEO

    Mbi 30 hektarë tokë të shkatërruara, fermerët e luleshtrydheve në Fier protestojnë: Nuk kanë shkelur këmbën për të vlerësuar dëmet! Duam vetëm të zbatohet ligji

    Me pankarta nëpër duar fermerët e luleshtrydheve janë pozicionuar mëngjesin e sotëm përballë Bashkisë së Fierit, për të protestuar lidhur me një premtim të pambajtur nga kryebashkiaku për ngritjen e komisioneve të vlerësimit të dëmeve nga përmbytja e më shumë se 30 mijë hektarëve tokë.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv