-
VIDEO
Makinat shpërthejnë në flakë në Sarandë
Ngjarja u regjistrua në Urën e Gajdarit, ndërsa dyshohet aksidentale. Dy automjetet kanë qenë të prishur, ndërsa siç shihet nga pamjet ata janë shkrumbuar tërësisht nga flakët. Zjarrfikësja ka bërë të mundur shuarjen e flakëve.
-
VIDEO
109-vjetori i krijimit të Policisë së Shtetit, Gledis Nano: Disa rrugë në vend do të pagëzohen me emrat e policëve të rënë në krye të detyrës
Në ceremoninë e 109-vjetorit të krijimit të Policisë së Shtetit, kryepolici Gledis Nano bëri me dije se disa rrugë në vend do të pagëzohen me emrat e policëve të rënë në krye të detyrës.
"Pas kësaj ceremonie, jo vetëm në Tiranë, por në disa qarqe të vendit, disa rrugë që nga sot e tutje, me iniciativë të Policisë së Shtetit dhe mbështetje të pushtetit vendor, do të pagëzohen me emrat e policëve të rënë, dhe kjo na jep një tjetër ndjesi e motivim. Jo vetëm do të njohim e të kuptojmë përjetësinë e këtyre emrave, por me gjasë do të na duhet të shohim se ata më tepër se kushdo tjetër, do të vijojnë në një tjetër formë, misionin e tyre në komunikimin e përditshëm me qytetarët, duke qëndruar si etalone të kujtesës, në mbrojtje dhe edukimin e tyre me vlerat me të larta morale, qytetare e patriotike", tha Nano.
-
VIDEO
Protesta e dhunshme e 8 janarit, PD nxjerr 5 emra nga Kosova: Berisha i mblodhi këto mercenarë, kishte planifikuar të derdhej gjak
Partia Demokratike vijon të publikojë emra që sipas saj janë mercenarë dhe persona me precedent penal që Sali Berisha i kishte mbledhur rreth vetës për të sulmuar selinë blu më 8 janar.
-
VIDEO
Masë elektrike në një banesë, përfshihet nga zjarri shtëpia dykatëshe në Gjirokastër
Një zjarr i madh ka përfshirë një banesë dykatëshe në lagjen Dunavat në Gjirokastër.
Sipas informacioneve paraprake të siguruara nga Report Tv, zjarri dyshohet ketë “shpërthyer” nga një masë elektrike në depon e banesës, ku edhe mbaheshin materiale të ndryshme dhe dru zjarri.
-
VIDEO
Protesta e dhunshme e 8 janarit që shkatërroi selinë e PD, Berisha konfirmon praninë e tij, dëshmon sot në Prokurori
Sali Berisha është thirrur sot në Prokurorinë e Tiranës për t'u marrë në pyetje lidhur me rolin e tij në 8 janar dhe organizimin e protestës së dhunshme që përfundoi me shkatërrimin e selisë blu, ''Kështjellës' së demokratëve.
-
VIDEO
Berisha futet në prokurori: Këtu më solli Rama, Basha është vegël
Sali Berisha është thirrur sot në Prokurorinë e Tiranës për t'u marrë në pyetje lidhur me rolin e tij në 8 janar dhe organizimin e protestës së dhunshme që përfundoi me shkatërrimin e selisë blu, ''Kështjellës' së demokratëve.
-
VIDEO
109-vjetori i krijimit të Policisë së Shtetit, Rama: Përulje para kujtimit të dëshmorëve të saj! Ministri i Brendshëm: Investojmë më shumë në teknologji!
Sot shënohen 109 vite nga krijimi i Policisë së Shtetit. Në një ceremoni të zhvilluar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi tha gjatë fjalës së tij se sot, Policia e Shtetit ka standard të lartë profesionalizmi. Sipas Çuçit, kjo u tregua më së miri në protestën e dhunshme të Sali Berishës më 8 janar.
-
VIDEO
Do ashpërsohen masat? Rritja rekord e infektimeve me COVID-19, mblidhet sot Komiteti Teknik i Ekspertëve
Rastet e infektimeve me COVID-19 kanë shënuar shifra rekord në vendin tonë gjatë javës së fundit. Për këtë arsye sot në orën 10:30 do të mblidhet Komiteti Teknik i Ekspertëve, ku nuk dihet nëse do të ketë ashpërsim apo jo të masave.
-
VIDEO
Kur dëshira për t'u bërë prindër kthehet në agoni! Çifti ka bërë gati rrobat e fëmijës që e presin prej 3 vitesh
Çdo fëmijë ka nevojë për një familje e çdo familje ndjen domosdoshmërinë e një fëmije. Rregulli i pashkruar për të qenë të plotësuar në jetë nuk gjen zbatim. Sot ka shumë fëmijë që braktisen nga braktisen nga prindër biologjikë e nga ana tjetër shumë çifte që nuk munden të lindin një fëmijë. Gjyste dhe Lul Përdoda janë një prej tyre. Por ata nuk duan ta kalojnë jetën vetëm, prandaj i janë nënshtruar proceduarave të birësimit. Rruga nuk është aq e lehtë për ta...
-
VIDEO
I vihet zjarri kallamishteve në Shëngjin, era e fortë rrezikon që flakët t’u drejtohen zonave të banuara
Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në një zonë me bimësi në Kune të Shëngjinit. Zjarri është i përmasave të mëdha dhe favorizohet nga era e fortë duke u përhapur me shpejtësi.
Zjarri dyshohet se është i qëllimshëm, ndërsa rreth tij ka qendra të banuara.
-
VIDEO
Persona ende të paidentifikuar shqyejnë derën dhe vjedhin një shkollë 9 vjeçare në Gjirokastër
Shkolla 9 vjeçare "Naim Frashëri" në Gjirokastër ka rënë pre e një vjedhjeje. Policia ka shkuar në vendngjarje nga ku po merret me grumbullimin e provave të lëna nga keqbërësit. Kjo shkollë e pozicionuar në pjesën e sipërme të qytetit, rezulton e pa pajisur me kamera vëzhgimi dhe për pasojë policisë do t'i duhet shumë punë për të identifikuar autorët.
-
VIDEO
Digjet një banesë në Vlorë, humb jetën një 55-vjeçar
Një 55-vjeçar ka humbur jetën në Vlorë për shkak se banesa ku ai jetonte u përfshi nga flakët.
Ngjarja u regjistrua rreth orës 6:20 në lagjen 'Rilindja', ndërsa 55-vjeçari i identifikuar si Gjergji Beqiri jetonte i vetëm dhe vuante nga probleme të shëndetit mendor.